Faqja kryesore e muzikės Lista e plotė e artistėve Te gjitha albumet TOP-40 Kenget TOP-20 albumet Ndihmė

   

  Rikthimi i Redon Makashit  
Pas publikimit tė albumit mė tė fundit ?Ē?mė ndodh pa ty?, Redon Makashi nis njė tur koncertesh nė Kosovė, Amerikė, Angli, etj, ku do tė kėndojė edhe krah Ana Oksės, Elsa Lilės, etj.

Redoni, me Eda Zarin si nė lice?

Admirina Peēi
Ka ardhur koha qė ai tė kėrkojė lidhjet e vjetra. Mė tej tė ecė nė ato rrugė tė cilat i kishte lėnė si nė harresė. Hapi i parė ishte mbledhja e kėngėve mė tė bukura, realizimi i njė albumi, njė koncert promovimi e mė tej realizimi i klipeve pėr tė gjithė kėngėt. Pas kėtij albumi, Redon Makashi po pėrgatitet pėr realizimin e njė sėrė koncertesh dhe bashkėpunimesh, me miqtė e tij tė vjetėr e ata tė tjerėt, me tė cilėt i bashkon muzika. Si me nxitim ai pėrmend koncertin me kėngėtaren e njohur tė xhazit Eda Zari, miken e tij tė vjetėr tė liceut, njė koncert nė Amerikė me Ana Oksėn, Elsa Lilėn, etj, njė koncert nė Londėr, e kėshtu me radhė?

Nė krah tė Eda Zarit

Kanė kaluar shumė vite qė nga kohėt kur mblidheshin nė klasat e liceut e kėndonin pėr qejfin e tyre. Gjėrat qė i bashkonin, sigurisht ishin shumė, aq sa kur Redon Makashi pėrpiqet t?i kujtojė nuk mund t?i pėrmbledhė menjėherė. Por ata tė tre ishin tė pėrhershmit, ai, Eda Zari dhe Bledar Sejko, kitaristi qė i ēmendte tė rinjtė e fillimviteve ?90. Edhe preferencat e muzikės ishin shumė tė ngjashme, tendencat e mėtejshme po ashtu. E megjithėse tani janė tė ndarė, e gjejnė herė pas here kohėn qė tė flasin tė marrin e japin lajme me njėri-tjetrin. Eda vijon tė punojė e tė jetojė nė Gjermani, Bledari nė Itali dhe Redoni kėtu nė Tiranė. Por ja qė, edhe me gjithė kėto vite nė mes, rruga e pasionit i bashkon sėrish. Tani pėr tani bashkon Redon Makashin dhe Eda Zarin, e mbase njė ditė edhe me Bledar Sejkon, pse jo?
Vetė kėngėtari konfirmon koncertin e tij mė tė afėrt, nė tė cilin ai do tė jetė pėrkrah Eda Zarit. Ai thotė se ky koncert do tė jepet mė 27 prill nė Prishtinė. Kėngėtarja e njohur ka planifikuar tė realizojė njė tur koncertesh nė tė gjtihė botėn. Pas koncertit tė Prishtinės, ajo mendon tė realizojė koncerte nė Gjermani, Zvicėr, Amerikė, etj. Sa pėr koncertin e Prishtinės, ai thotė se ftesėn ia ka bėrė vetė kėngėtarja e njohur e xhazit, Zari, e cila prej vitesh interesohej pėr gjithēka ndodhte nė krijimtarinė e kėngėtarit dhe mikut tė vjetėr tė liceut. ?Ne kemi qenė nė njė shkollė bashkė nė lice, ku ajo ka studiuar pėr kanto dhe kemi qenė shumė shokė tė mirė?,- thotė Redoni, ndėrsa mundohet tė rrėfejė kohėt e hershme tė liceut dhe miqėsitė e atėhershme. ?Por pas asj kohe ajo u largua?,- thotė Makashi duke shtuar se imazhet e fėmijėrisė dhe shoqėrisė sė asaj kohe, si duket nuk i janė larguar ende. ?Asaj i pėlqente shumė muzika qė ne bėnim sė bashku me Bledar Sejkon?,- thotė Makashi, duke shtuar se pėrtej kėtij koncerti me Eda Zarin ka edhe plane tė tjera. ?Kemi njė ide tė bėjmė njė duet sė bashku?, - thotė kėngėtari duke shtuar se kėtė kėngė Eda Zari mendon ta pėrfshijė nė albumin e ri tė saj. Sipas tij, ka mjaft elementė muzikorė tė ngjashėm mes tyre dhe kėngėtarja e njeh fare mirė krijimtarinė e tij. ?Eda i ka tė gjithė kasetat dhe videot e kėngėve tė mia nė festivale dhe ajo gjithmonė mė ka pyetur rreth punėve tė mia mė tė fundit?,- thotė Makashi, ndėrsa shton se jo shumė kohė mė parė e ka takuar edhe nė Tiranė, kur ajo ka ardhur nė spektaklin ?Dua mė shumė Shqipėrinė?.
Tani pėr tani i vjen pak keq qė kėto koncerte dhe ide nuk mund t?i realizojnė nė Shqipėri. Sigurisht do tė mund tė kėndojnė pikėrisht nė ato vende ku sponsorizohet pėr ta. ?Nė Shqipėri nuk ka sponsorizues pėr koncerte tė tilla. Ka kaq kohė qė unė kam mė shumė ftesa pėr koncerte jashtė shtetit se sa kėtu nė Shqipėri?, -thotė kėngėtari duke shtuar se edhe rruga mė tej e fton nė koncerte tė tjera jashtė Shqipėrisė

Edhe me Oksėn, Lilėn, etj

Ka rreth njė javė qė ėshtė kthyer nga njė koncert nė Detroit. Ėshtė njė nga ato koncertet ku ftohet shpesh nga miqtė e tij kėngėtarė tė cilėt jetojnė jashtė shtetit. Kėtė herė ajo qė e ftoi ishte kėngėtarja Ermira Babaliu, e cila prej kohėsh jeton nė Detroit. Siē pohon kėngėtari, koncerti ishte ideuar pėr tė gjithė bashkatdhetarėt atje, tė cilėt mezi i presin aktivitete tė tilla dhe janė mjaft tė interesuar pėr jetėn kulturore shqiptare. Por sė shpejti mendohet tė realizojnė edhe njė koncert tjetėr nė Amerikė. Ai qė do t?i mbledhė kėtė herė ėshtė regjisori i njohur i Shkupit, Xhevat Limani. Makashi thotė se Limani ka ftuar nė kėtė koncert edhe kėngėtaren e njohur me origjinė shqiptare Ana Oksėn, kėngėtaren Elsa Lila, etj. ?Sigurisht do tė jetė njė koncert i madh?, ?thotė Makashi duke shtuar se janė menduar edhe njė sėrė emrash tė tjerė kėngėtarėsh, por qė tani pėr tani mbeten surprizė. Ka menduar qė tė ftojė Ana Oksėn, Elsa Lilėn, etj. Ndėrsa pas kėtij koncerti ai do tė niset pėr nė Angli ku do tė realizohet njė tjetėr koncert pėr shqiptarėt qė jetojnė atje.

Makashi: ?Ē?mė ndodh pa ty??

Po ē?i ndodh Redon Makashit pa ty? Ndoshta i lindin ide pėr tė krijuar kėngė tė reja. Jo rastėsisht erdhi edhe albumi me tė njėjtin titull. Aty i ka mbledhur kėngėt mė tė fundit, mė tė bukurat dhe sigurisht ato tė kurorėzuarat me ēmime nė festivalet e fundit. Vetė kėngėtari pohon se ka disa ditė qė e ka mbyllur punėn me albumin e tij mė tė fundit, i cili tashmė ka dalė nė qarkullim. Albumi ?Ē?mė ndodh pa ty? pėrmbledh nėntė kėngė tė cilat ai i ka pėrgjedhur ndėr krijimet mė tė mira tė tij. Tė gjithė kėto kėngė sillen rreth temės sė dashurisė, pa tentuar tė dalin jashtė natyrės dhe stilit tė kėngėtarit. E pėrveē kėngėve solo, nė album ka pėrfshirė edhe dy duetet e fundit realizuar me Mira Konēin dhe kėngėtarin Pirro Ēako. Tė dyja kėto kėngė kanė fituar ēmime tė rėndėsishme nė edicionet e fundit tė festivalit ?Kėnga magjike?. E krahas tyre renditet edhe kėnga ?Vjeshta?, krijimi mė i fundit i tij i publikuar nė festivalin e fundit tė dhjetorit, para pak muajsh. Kėngėtari rrėfen se pėr realizimin e kėtij albumi ka bashkėpunuar me ?Elrodi Music?, i cili ėshtė treguar i gatshėm pėr blerjen e kėtij albumi. ?Kjo nuk ėshtė pak pėr momentin?,- thotė Makashi, duke shtuar se nuk duhet harruar fakti se tani pėr tani tregjet i kanė pushtuar albumet me muzikė tė vjedhur. Ai thotė se albumi ?Ē?mė ndodh pa ty?? ka dalė nė treg edhe si CD edhe si kasetė. ?Sigurisht cilėsia CD ėshtė shumė profesionale?, -thotė kėngėtari. Tani po pėrgatitet tė realizojė promovimin e kėtij albumi, tė cili do tė gjejė vend nė ?Rrok Café Muskėtierėt?. ?Do tė ftoj tė gjithė miqtė e mi brenda dhe jashtė muzikės e do tė pėrgatisim njė minikoncert me kėtė rast, ku unė do tė kėndoj live tė gjithė kėngėt e albumit?,- thotė Makashi, duke shtuar se ky promovim do tė realizohet brenda kėsaj jave. Sigurisht, miqtė mė tė gjendur edhe kėtė herė do tė jenė Aleksandėr Gjoka dhe Elton Deda, me tė cilėt ka kaq kohė qė ndan ėndrrat e tij muzikore. Ky ėshtė albumi i dytė pas albumit ?Dikur? i cili ka dalė nė vitin 1997. ?Ky album vjen pas gjashtė vjetėsh. Mbase ėshtė pak vonė, por kushtet kėto janė dhe nuk mė kanė lejuar ta nxjerr mė parė?,- thotė kėngėtari duke shtuar se shumė materiale nga ky album do tė bėhen edhe videoklipe, ku personazhet ėshtė shumė e vėshtirė tė gjendet nė Shqipėri. ?Ėshtė njė vėshtirėsi qė lind nga mentaliteti i femrės nė Shqipėri, i cili nuk i le vajzat tė qeta. Kėsisoj unė nuk mund ta realizoj dot me ta idenė qė kam nė mendje. Nėse do tė realizohet, do tė gjej ndonjė personazh jashtė shtetit?, -thotė Makashi, duke shtuar se nė kėto klipe do tė kenė skena intime dashurore, sipas natyrės sė kėngėve. Ai pohon se veē kėngėve tė njohura, nė album pėrfshihet edhe njė kėngė e krijuar nė anglisht e rrymės kantri. Kjo ėshtė njė rrymė mjaft e pėlqyer nga kėngėtari.

Veshja