Faqja kryesore e muzikës Lista e plotë e artistëve Te gjitha albumet TOP-40 Kenget TOP-20 albumet Ndihmë
Muzika Top
   
Menu
  Elsa Lila kendon ne Sanremo  
Në krye të listës së këngëtarëve më të pëlqyer, në natën e parë të Festivalit të Sanremos, është pozicionuar Alex Britti dhe Dolcenera.

Elsa Lila, shqiptarja që shkeli Sanremon
Ambasadorja e muzikës shqiptare në botë, Elsa lila, ka kënduar e dhjeta mbrëmë në natën e dytë të edicionit të 53 të Festivalit të Sanremos. Ajo është prezantuar me këngën “Valeria”, kompozuar nga Gigi D’Alesio. Ajo ka prezantuar përveçse imazhin e shqiptarëve, edhe ëndrrën e tyre për të shkelur një ditë skenën e festivalit të ëndrrave. Atë festival që mijëra shqiptarë e kanë dëgjuar fshehurazi për dyzet vite me radhë ….

Nata e parë e e festivalit të Sanremos ka renditur këngën e parë të suksesshme, “Settemila caffè” (Shtatë mijë kafe), kënduar nga Aleks Britti. Kantautori roman, është pozicionuar i parë në toplistën e këngëve më të mira të natës së parë të festivalit të Sanremos. Më pas ai është ndjekur nga Andrea Mirò dhe Enrico Ruggeri. Ndërkohë që rikthimi i Lisa, fituese e njërit prej edicioneve të këtij fetivali ka ngjallur emocione të papërsëritshme. Ajo gjendet momentalisht në Francë, pas suksesit që fitoi dy vjet më parë në Sanremo. Ka kënduar një trio të mrekullueshme së bashku me dy prezantueset e tjera të Baudos, tre këngë dhe më pas është rikthyer në garë me këngën “Oceano” (Oqeani). Ndërkohë që çudia e radhës është konsideruar Dolcenera, e cila ka konkurruar në kategorinë e të rinjve. Në maratonën e natës së parë, Oksa është pozicionuar e shtata, me këngën “Cambiero”.
Spektakli ka ngritur siparin me një personazh popullor, kampionin e botës së çiklistikës Mario Cipollini, i cili i ka bërë një urim Pippo Baudos, “Doje Biçikletë ? Atëherë jepi pedaleve”. Duke aluduar në këtë mënyrë për rrymat pacifiste, që nuk donin fillimin e festivalit. Përkrah kavalerit të botës së spektaklit janë shfaqur dy vajza, Serena Autieri, e veshur me të kuqe dhe Claudia Gerini, më akgresive, me pantallona lëkure dhe topa të kuq, të cilat kanë debutuar në një dyet, duke vallëzuar. Gjithçka fillon me këngëtaren me origjinë shqiptare Anna Oxa. Kënga ka qenë melankolike, ndërkohë që është dukur qartë se këngëtarja që vite më parë i ka habitur shikuesit me lookun e saj, sesa me këngën. Kritika e ka konsideruar këtë pjesë muzikore, si këngë tradicionale e edicioneve të Sanremos. Muzika ka qenë pa temp dhe fjalët shumë të zbehta. Grupi “Eiffel 65”, ka prezantuar muzikën e diskotekave italiane, me titull “Quelli che non hanno età”. Pas nëntëmbëdhjetëve vjetësh kthehet në skenën e Sanremos Iva Zanicchi, e cila është prezantuar me një këngë që është shoqëruar nga një pjesë muzikore tangoje, duke u duartrokitur sidomos nga më të vjetrit. Për kategorinë e të rinjve, prezantuesja e Rrymës R&B Dolcenera, është duartrokitur më shumë nga këngëtarët e kategorisë Big. Skena pothuajse thyhet në momentin kur hyn në lojë aktorja komike Luciana Littizzetto, e cila pasi ka hequr këpucët ka bredhur në të gjithë sallën këmbëzbathur. Ajo ka aluduar herë pas here, për Fiorellon, një nga pretendentët kryesorë për drejtimin e festivalit të Sanremos. Për një moment ajo ka shokuar publikun, duke u ulur në gjunjë dhe duke u vetëkënaqur gjoja duke urinuar. Shakatë janë përqendruar kryesisht tek konkurrenti i tyre, që është Mediaset. Littizzetto, nuk ka reshtur së kundërshtuari Baudon, duke këmbëngulur se gratë e mijëvjeçarit të tretë, janë këmbëngulëse dhe në këtë moment i kërkon atij një të puthur. Pas një puthjeje të lehtë, Baudo, i jep asaj një puthje të dytë më pasionante e cila është duatrokitur gjatë. Nata e parë është mbyllur me të ftuarën e parë ndërkombëtare që ka qenë ylli i muzikës country-rock Shania Twain, e cila ka kënduar hitin e saj të momentit në sallën gjigante të teatrit Ariston.
Olsi Kolami

Programet më të ndjekura

RAI 1, Festivali i Sanremo - 12.364.000 spektatorë
Canale 5, Striscia la notizia- 7.888.000 spektatorë
Italia 1, Zelig Circus- 7.272.000, spektatorë
RAI 3, Ballarò- 2.256.000 soektatorë
RAI 1, Pasfestivali- 1.241.000 spektatorë

Nata e dytë

Anna Tatangelo dhe Federico Stragà
Amedeo Minghi
Alexia
Maria Pia & Superzoo
Antonella Ruggiero
Roberto Giglio
Bobby Solo e Little Tony
Alina
Negrita
Elsa Lila
Nino D'Angelo
Daniela Pedali
Giuni Russo
Marco Fasano
Syria
Allunati
Silvia Salemi
Jacqueline Ferry


Veshja