Koncert i artisteve shqiptare ne NY
|
|
Gjebrea ka pohuar për “Zërin e Amerikës” se ky takim ka qenë ndër më të rrallët që ai ka bërë me bashkatdhetarët nëpër botë
Mula, Gjebrea e Çako, koncert në Amerikë Tre artistë të mëdhenj, një soprano dhe dy kantautor kanë dhënë një koncert të madh për bashkatdhetarët e Amerikës. Inva Mula, Pirro Çako dhe Ardit Gjebrea kanë përfunduar me shumë sukses koncertin e tyre në Neë York, koncert ky që u organizua nën kujdesin e shoqatës bamirëse “Motrat Qiriazi”. Ishte ky një sukses që u rrëfye dje në edicion informatik të Zërit të Amerikës. I ftuar në studio, Ardit Gjebrea është pyetur së pari se si lindi ideja për këtë koncert-“Që prej gjashtë vjetësh bashkatdhetarët e Amerikës më kishin ftuar që të vija për një koncert por koha ime e mbingarkuar nuk më lejonte që të vija”,-ka shpjeguar Gjebrea-“Fillimisht ideja për një koncert këtu në Amerikë ishte e fotografit të njohur Fadil Berisha e më pas kjo ide u pasua nga organizata “Motrat Qiriazi” e cila bëri më në fund të mundshëm realizimin e këtij koncerti bamirësie” Gjebrea ka treguar se koncerti ka qenë i konceptuar në dy pjesë. Në pjesën e parë të tij, kanë kënduar Inva Mula me Pirro Çakon ndërsa në pjesën e dytë, e cila është konceptuar krejt ndryshe nga e para, ka kënduar vetë ai, Ardit Gjebrea.-“Jam shumë i emocionuar dhe mund të them se ky koncert ka qenë për mua një ndër takimet më të rralla që unë kam zhvilluar me bashkatdhetarët nëpër botë”. Gjebrea është ngacmuar më pas për lidhjen e tij me Inva Mulën.-“Me Invën mund të them se kam nisur karrierën time artistike. Kemi kënduar bashkë që në moshën 6-vjeçare e bashkë kemi qenë në festivalet e ndryshme për fëmijë. Së bashku realizuam në dhjetor të vitit që shkoi koncertin e madh “Krishtlindje në Tiranë”. Më e rëndësishme është pjesëmarrja jonë në festivalin e Francës “Violinë mbi rërë” ku ne të dy kënduam në shqip. Së shpejti do të jemi sërish bashkë në Liban për një tjetër koncert”. Gjebrea në ato pak minuta të rezervuara në edicionin e lajmeve të Zërit të Amerikë ka prekur problemin e organizimeve të koncerteve jashtë Shqipërisë-“Ka ardhur koha që të organizohen koncerte me nivel, që të jenë porfesional. U ka ikur koha organizimit të koncerteve nëpër lokale. Koncerti ynë në New York tregoi se mund të bëhen të tilla koncerte me nivel të lartë profesional”, ka shtuar pas kësaj se në ato katër ditë qëndrimi në Amerikë është bombarduar nga ftesat të cilat nuk beson se do mund t’i respektojë të gjitha sepse angazhimet në Tiranë (për të cilën e kishte marrë malli) nuk i lënë shumë hapësirë për të lëvizur. Ndoshta sepse dhe puna drejtuese (administrative) që ka në Televizionin “Arbëria” e pengon disi në punën e tij krijuese.
|
|
|
|