Faqja kryesore e muzikës Lista e plotë e artistëve Te gjitha albumet TOP-40 Kenget TOP-20 albumet Ndihmë
Muzika Top
   
Menu
  Interviste me Elsa Lile  
Intervistoi Blerina Goce
Mendoni në të ardhmen të merrni pjesë në festival, jo thjesht për të përshëndetur?


“Nuk kam në plan të marr pjesë në festivalet shqiptare si pjesëmarrëse. Megjithatë kjo varet se si do të ecin projektet e mia. Nëse në këto projekte, që tashmë dihen (përmendim Sanremon) do të jetë e vështirë pjesëmarrja në festivale, këtu në Shqipëri. Por gjithmonë do të jem e kënaqur të ndjek festivalet shqiptare, qoftë edhe si spektatore”.

Ç’mund të thoni për pjesëmarrjen tuaj në Sanremo?

Patjetër që ishte një ëndërr e largët e imja, por që tani nuk është më ëndërr sepse unë arrita ta prek. Për momentin jam duke u përgatitur dhe kemi zgjedhur 3-4 këngë, për të cilat po gjykojmë. Jam duke punuar me shtëpinë diskografike “BMG” (Berati-Miza-Genti).

Si rrjedh një ditë e zakonshme për Elsën?

Jetoj në Romë ku studioj për arkitekturë dhe njëkohësisht përpiqem të punoj për muzikën. Një ditë më se normale është kur unë jam në rolin e universitares.Shkoj në bibliotekë, lexoj, ha drekë në mensë me shoqet e mia, dëgjoj muzikë. Më të veçanta janë ditët kur punoj me shtëpitë diskografike.

Çfarë lloj muzike ju pëlqen më tepër?

Më pëlqen shumë muzika e lehtë, pop i lehtë por nuk kam asnjë preferencë të veçantë. Dëgjoj të gjitha llojet e muzikës që nga klasikja deri te modernia. Kam edhe një CD të Red Hot Chilli Peppers.

Si ju pëlqen ta kaloni kohën e lirë?

Më pëlqen shumë të gatuaj, sidomos spaghetti. Në raste të veçanta mund të gatuaj gjithë ditën por sigurisht gjëra të veçanta dhe të jenë të kuzhinës italiane. Më pëlqen shumë edhe të shëtis mbrëmjeve me makinë. Është një atmosferë që lejon meditimin. Sigurisht të dëgjoj edhe muzikë. (Qesh) Pse jo edhe në ndonjë orë leksioni kur profesori është i mërzitshëm duke fshehur kufjet pas flokëve të gjata.
Më pëlqejnë shumë edhe kafshët dhe të rri me to. Kur shoh qen në rrugë ndaloj t’i ledhatoj dhe u blej ndonjë gjë për të ngrënë. Fatkeqësisht nuk kam asnjë kafshë në shtëpi.

Ç’pjesë të jetës zënë miqtë tek ju?

Miqtë padyshim janë shumë të rëndësishëm në jetën e çdo personi. Unë në fakt kam shumë pak miq të afërt. Kjo edhe për shkak të jetës që bëj,por kur gjej pak kohë dëshiroj ta shfrytëzoj për të ndenjur me miq, të kultivoj miqësi. Doja të përmendja shprehjen “Kush gjen një mik gjen një thesar”. Unë në fakt e kam gjetur thesarin tim që kur isha në Tiranë. Ajo është shoqja ime, Vjola që tani studion në Itali.

Çfarë çmoni më shumë tek njerëzit që ju rrethojnë?

Çmoj shumë sinqeritetin, korrektësinë, mirësinë.

Është korrekte Elsa?

Hmm.Varet. Kur kam takim pune jam gjithmonë. Në shoqëri vonohem por jo sepse dua. (Qesh) Para dy ditësh shkova 1 orë e gjysmë me vonesë në një takim pune në një shtëpi diskografike.

Pse zgjodhët të studioni për arkitekturë dhe jo muzikë?

Në Itali kam bërë për 5 vjet shkollë të përgjithshme shkencore. Që nga viti i parë deri në vitin e pestë kam pasur si lëndë vizatimin teknk. Më pëlqente shumë kjo lëndë ndaj vendosa të studioj për arkitekturë. Në lidhje me muzikën...
Muzika është pasioni im por si profesion nuk është i sigurt. Megjithatë muzika është e para, pastaj vjen arkitektura.

Cilat janë momentet më të bukura për Elsën?

Momenti më i bukur ka qenë kohët e fundit në Itali, kur u pranova të marr pjesë në Sanremo. Publiku u tregua dashamirës me mua. Gjithashtu edhe Festivali i 1996 me këngën “Pyes lotin”. Dalja në publik më ka mbetur në mendje.

Ç’mendoni për mënyrën e organizimit të festivaleve në Shqipëri?

Besoj se akoma ka punë për të bërë, jo artistikisht sepse muzika është universale dhe nuk mund të gjykohet. Por ana teknike, pajisjet lënë për të dëshiruar, sidomos ndriçimi.

Nëse do t’iu jepej mundësia të luanit në ndonjë film do të pranonit?

Kur kam qenë në pallatin e Pionerëve në Tiranë kam qenë për dramë. Më vonë, pas disa vitesh, nësë do të më jepej mundësia, pse jo!
Ku do t’i kaloni festat e fundvitit?
Me familjen time, në Romë. Unë jetoj bashkë me ata atje.

Cila është dhurata që do të pëlqenit të merrnit këtë vit?

Hmm. Ka shumë gjëra që do të më pëlqenin. Do të thoshja një piano me bisht, nga ato të mëdhatë, që ta shihja çdo mëngjes sapo të hapja sytë. Por në fakt unë nuk di t’i bie pianos dhe nuk kam se ku ta vendos një piano të tillë nëqoftëse ma sjellin.


Veshja