Mira Konçi rrëmben trofeun e festivalit
|
|
Mira Konçi është shpallur mbrëmë fituesja e çmimit të parë të festivalit të 41 në RTSH. Ndërsa çmimi i dytë i këtij festivali i është dhënë këngëtarit Redon Makashi me këngën “Vjeshta”.Çmimi i tretë i festivalit Selami Kolonjës dhe grupit të fëmijëve që e kanë shoqëruar në interpretimin e kësaj kënge.

Veç këtyre tre çmimeve, tre juritë e këtij festivali kanë dorëzuar trofetë edhe për disa çmime të tjera. “Çmimi i medias”, i votuar nga juria e gazetarëve, i është dhënë këngëtarit Sajmir Braho me këngën “Për ty” Trofeu i këtij çmimi është dhënë nga kryetari i kësaj jurie, Mustafa Nano. Çmimi “Kompozimi më i mirë” i është dhënë kompozitorit Kujtim Laro, një trofe ky i dorëzuar nga Tish Daija. Çmimi “Orkestrimi më i mirë i është dhënë Alfred Kaçinarit për këngën do të vij” kënduar nga Agim Poshka. Çmimi “Teksti më i mirë” i është dhënë poetit Arben Duka, për këngën “Besoj veç në dashuri”, çmim ky i dhënë nga TVSH. Çmimi i interpretuesit më të mirë i është dhënë këngëtarit Redon Makashi” me këngën “Vjeshta” nga juria e të rinjve
Nga të gjithë elementët e spektaklit, të cilët këtë mbrëmje kanë qenë më të shumtë në numër se në dy netët e tjera, janë duartrokitur humoristët Agron Llakaj dhe Agim Bajko. Po ashtu befasuese është shfaqur këtë mbrëmje finale edhe këngëtarja Elsa Lila. E po mos e kishte “urdhëruar” Adi Krasta përcjelljen e Elsa Lilës nga skena, duartrokitjet do ta mbanin aty për shumë kohë. Pasi ka kënduar dy këngë përshëndetëse në këtë natë finale, Lila është duartrokitur si kurrë ndonjëherë në skenat shqiptare. Me këngën “La porta del silencio” me të cilën ka konkurruar edhe për në Sanremo”, si dhe këngën arbëreshe “Moj e bukura more”, Elsa Lila ka dhuruar në sallën e madhe të Pallatit të Kongreseve emocione të papërsëritshme.
Kortezi e gazetes Shekulli
|
|
|
|