Faqja kryesore e muzikës Lista e plotë e artistëve Te gjitha albumet TOP-40 Kenget TOP-20 albumet Ndihmë
Muzika Top
   
Menu
  Pavlina Nikaj, dekorohet me urdhrin "Naim Frasheri"  
Pavlina Nikaj është dekoruar dje nga presidenti i Shqipërisë me urdhrin "Naim Frashëri", i argjendtë. Kjo ceremoni është zhvilluar dje në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës, në orën 11.00. Kjo dekoratë i është dorëzuar artistes nga ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, znj. Arta Dade, me motivacionin: "Për aktivitet të gjerë dhe merita të larta në muzikën shqiptare, pioniere e interpretimit të këngës së lehtë".
Me këtë rast ishin të ftuar personalitete të muzikës së lehtë shqiptare. Në këtë ceremoni dha mbresat dhe impresionet e saja edhe këngëtarja e njohur, znj. Anita Take, e cila e veçoi Pavlinën, si një këngëtare me zë të papërsëritshëm. Këngëtarja Pavlina Nikaj, së bashku me Anita Taken dhe Pjetër Gjergjin, mund të konsiderohen si "pionierët" e interpretimit të muzikës së lehtë shqiptare. Pavlina ka nisur të këndojë që në moshë shumë të re. Me një zë altoje, të qartë, të purpurt, të fuqishëm dhe shumë emocional, filloi të interpretojë me shumë sukses këngë të lehta të kompozitorëve shqiptarë dhe të huaj. Po kështu, ajo ka në repertorin e saj shumë këngë korçare, patriotike, partizane etj. Në fillimet e punës së saj ka punuar në Ansamblin e Ushtrisë Popullore dhe, më pas, me krijimin e Estradës së Tiranës, ajo u inkuadrua pranë këtij teatri. Shumë kompozitorë filluan të shkruajnë këngë të reja me destinacion zërin e saj. Së bashku me Anita Taken formuan duetin e papërsëritshëm "Nikaj-Take". P.Nikaj ka marrë pjesë në shumë aktivitete artistike, koncerte, festivale, spektakle, festa popullore etj. Me këngët dhe interpretimet e saja ajo ka merituar plotësisht simpatinë dhe duartrokitjet e publikut. Blerina Goce/ALNA


Veshja