Tinguj 100% Zeshkane, Përmetare dhe Jugore
|
|
Tre albume të rinj janë shtuar këto ditë në albasoul. 100% Zeshkane nga Adelina Ismajli ka qënë një nga albumet e parë në faqen e muzikës dhe rikthehet përsëri duke zënë dhe vëndin e parë ndër 20 albumet më të dëgjuar. Vizitorët tanë të hershem me siguri qe e mbajnë mënd foton e Adelinës bukuroshe me veshjen kuq e zi. Dy albumet e tjerë janë dhuruar nga Anda (në forum Selena) që ka shpenzuar orë të tëra për të përgatitur këngët për kënaqësinë tuaj. Dëgjoni këngët e bukura të Vëllezërve Curri, Fatmir Dule, Selami Kolonja, Skifter Etemi, Jorgo Naçi, Thoma Loli, Eli Fara dhe Shpëtim Levendi të shoqëruar nga klarineta e Laver Bariut në albumet Mozaik këngësh nga Jugu dhe Këngë të zgjedhura Përmetare. Mos harroni të falenderoni Andën duke i bërë email këtu. Së shpejti do keni mundësi të dëgjoni albume nga Fatmir Dule dhe Shkëlqim Kola.
|
|
|
|