|
Interviste me kengetaren me te dashur te moshave te reja, Adelina Ismajli.
Adelina Ismajli është një fenomen i ri dhe i papërsëritshëm i muzikës shqiptare. Eshtë një yll dhe idhull i rinisë shqiptare, është një sirenë, që të magjeps me zërin e saj subtil, me pamjen e vet atraktive, me sytë magjepsës si të një zane mali, me trupin si të shtojzovalles, me lojën provokative në skenë, me veshjen e vet skandaloze, me një stil origjinal të të kënduarit, me një ritëm dhe lojë të shpejtë moderne, që sfidoi të kënduarit folklorist dhe tradicionalist
Adelinë, ndoshta nuk është ë zakonshme ta fillojnë bisedën me një pyetje që i përket intimitetit tënd, por lexuesit shpeshherë pyesin se a ka Adelina " të dashur"?
- Jo! qesh Adelina.
A ke pasur ndonjëherë " të dashur"?
- Jo! Kam pasur disa flirte, po jo dashuri
- A ke pasur simpati?
- Po, shumë herë si çdo e re.
-A ke tash simpati?
- Po
-Kë?
- I kam disa djem që i simpatizoj dhe më simpatizojnë, por asnjëri prej tyre nuk ka arritur të më përfitojë zemrën.
-Mos e ke zemrën prej guri?
- Jo.
-Ani, pse deri më tash nuk ke gjetur "djaloshin e ëndrrave"?
- Dashuria vjen spontanisht. Unë jam bukur e zënë me ligjërata, kurse me këngë e xhirime dhe mungesa e kohës, ende ndoshta, nuk ma ka krijur rastin të dashurohem.
-Mos je narcisoide?
- Jo nuk jam e dashuruar në vetveten.
-Kemi dëgjuar se nëna nuk të lejon të rrish shumë në shoqëri me meshkuj?
- Tash nuk më pengon.
-Adelinë, çka të thonë djemtë kur të afrohen për të të joshur?
- Çka nuk thonë. Zakonisht kur duan të njihen me mua më thonë:"të kam parë diku. Më duket se të kam parë në televizion. Ka gjithfarë "papakësh". Njëherë një i ri më tha se do të rrinte gjithë natën në banjon time. - Jo i thashë - rri vetëm gjysmë ore e pastroje se edhe ashtu jam e zënë me punë. Njëri më tha se do të rrinte gjithë natën te dera e banesës për të më ruajtur. I thashë se për të më ruajtur e kam qenushin tim.
-Çka do të doje ti të të thonë djemtë?
- Do të doja që simpatinë të ma shprehin natyrshëm, çlirshëm, spontanisht e jo me fraza e aktrim.
-Çfarë tipash të meshkujve të pëlqejnë?
- Ata që më imponojnë respekt.
-Adelinë, tash prej çështjeve që i përkasin botës satë intime...?
- Unë nuk kam deklaruar asgjë për botën time intime - më ndërhyn Adelina. Ti këto përgjigje m'i more disi sikur të m'i kishe vjedhur. Nuk do të thotë se këto për të cilat folëm janë të vërteta. Unë nuk dua të deklarohem për çështjet e mia personale.
-Mirë, Adelinë, po kalojmë në lëmin e muzikës. Kureshtja për jetën tënde intime, m'u imponua nga kureshtja e lexuesve. Tregona kur ia ke nisur këngës?
- Qysh në moshën 7 vjeçe. Profesori i pianos më ka udhëzuar te Pranvera Badivuku dhe ajo më ka angazhuar në Akordet '86. Që atëhere kam marrë pjesë në shumë manifestime, festivale e koncerte.
-Sa këngë ke kënduar deri më tash?
- Më se 200
Kush t'i shkruan tekstet për këngë?
- Vetë
-Kush ta bën muzikën?
- Virusi, Ilir Berani, Florent Boshnjaku e të tjerë.
-Çka studion?
- Akademinë e Muzikës.
-Prej kujt ke mësuar të këndosh?
- Prej gjithkujt nga pak, por jam përpjekur të jem origjinale.
-Kë ke idhull?
- Madonën, Majkëll Xheksonin
-Cilët këngëtarë shqiptarë të pëlqejnë?
- Shumë, sidomos grupi "ODA " sdhe "ELITA"
-Si e kalon kohën e lirë?
- Pikturoj, lexoj romane të letersisë botërore si Dostojevskin, Gëten, Shekspirin e sidomos Frojdin e Aduslerin.
-Flitet se ti për t'u bërë më atraktive, ke bërë operacion buzët, njërën vetull dhe gjinjtë i ke bërë me silikon.
- Vetullën nuk e kam prerë, por jam lënduar në shtëpi. Buzët nuk i kam bërë operacion, por gjinjtë i kam bërë me plastikë për çështje estetike. Dhe këtë vetë e kam bërë publike se për këtë nuk do të dinte askush. Për çështje estetike nuk më duket blasfemi as ndonjë lloj operacioni.
-A ju pengon fama?
- Çdo njeri synim kryesor ka famën. Mirëpo, kur të arrish në një mënyrë shpeshherë të pengon.
-Thonë se Adelina nuk e hap gojën pa 500 euro?
- Adelina për koncerte humanitare këndon falas. Kur është fjala për biznes, e lypi "hakun" tim. Sa euro kjo mbetet sekret. Askush nuk e di pos punëdhënësit dhe meje. Por, besomëni, se pak kam fitim, sepse mua më kushton përgatitja e këngëve, garderoba etj. Pastaj unë mbaj familjen time prej katër anëtarësh.
A.M.
|
|
|
|