Faqja kryesore e muzikës Lista e plotë e artistëve Te gjitha albumet TOP-40 Kenget TOP-20 albumet Ndihmë
Muzika Top
   
Menu
  Meta, Raja, Kola.  
Edhe tre albume të tjerë jane shtuar sot në faqen e muzikës.

Në vetmi jeta s'kalohet nga Luçi Raja
Nata e fundit nga Artan Kola
Kënga na bashkoi zemrat nga Murat e Flutura Meta
Falenderojmë FCSAWYER për vrullin që i ka dhënë faqes së muzikës me punën e tij. Gjithashtu falenderojmë zotin Perparim Saja që ju sjell albumin e dajës së tij Murat Meta. Lexoni në vazhdim për më shumë informacion. Dëgjim te ëmbël.
Përshëndetje të gjithë stafit të Albasoul. Jam një admirues i kësaj faqeje fantastike Shqiptare. Emri im është Përparim Saja, nga Kruja, diplomuar në 1999 për letërsi dhe jetoj prej 3 vjetësh në Oxford, Angli. Meqë jam admirues i muzikës dhe letërsisë në vecanti dua të paraqes këtu në faqen tuaj albumin e parë të rapsodit krutan Murat Meta dhe bashkëshortes së tij Flutura Meta (rapsodi Krutan është daja im ).
Rapsodi Krutan ka ditur ti thurrë motivet e të gërshetoj ato duke filluar nga nga ai folklorik(premtimi i besës), lirikat e dashurisë dhe ajo e patriotizmit që nuk i ka munguar asnjëherë Shqiptarëve. Ky gërshetim i temave e motiveve e ka bërë këtë album të këndëshëm dhe me temp historik siç është edhe vete Kruja jonë. Murat Meta ka qënë pjesemarrës në shumë festivale folklorike të Gjirokastrës dhe ka marrë edhe çmime. Kjo ishte shjesht një autobiografi e shkurtër për të njohur pak a shumë me albumin dhe autorin, por dëgjimi do ti japë më shumë tone emocionale. Degjim te këndëshëm.


Veshja