Faqja kryesore e muzikës Lista e plotë e artistëve Te gjitha albumet TOP-40 Kenget TOP-20 albumet Ndihmë
Muzika Top
   
Menu
  Bojken Lako në Londër  
Mbërriti në Londër fituesi i konkursit "Ritëm dhe Pop"
Bojken Lako bashkë me Roland Fushën dhe Fabian Asllanin, në kuadër të çmimit që fituan, do të regjistrojnë në studiot e BBC-së këngët e tyre, do të jenë të ftuar VIP të emisionit të njohur 'Top of the Pops' dhe do të japin një koncert në klubin e BBC-së.

Emisioni 'Ritëm e pop', organizoi konkursin gjatë vitit 2001, dhe në shtator të këtij viti, finalistët e konkursit shfaqën një koncert në Tiranë, ku juria shpalli edhe fituesin.

Këtë të dielë nga ora 14.15 deri në ora 15.15 do të mund të dëgjoni interpretimet e Bojken Lakos nga studiot e BBC-së në emisionin special kushtuar fituesit të konkursit 'Ritëm ePop'.

Zë i veçantë i muzikës moderne shqiptare

Bojken Lako konsiderohet ndër krijuesit shqiptarë si prijësi i muzikës alternative.

Duke filluar karrierën e tij që në fillim të viteve '90, atëhere me grupin "Fish Hook", muzika e tij ishte më tepër një rrok i pastër, që tregonte edhe gjithë prirjen e muzikantëve të rinj të periudhës paskomuniste. Kjo periudhë shënon edhe albumin e tij të parë "Kings of Bears".

Më vonë gjatë zhvillimit të tij, në mesin e viteve '90, Bojken Lako ndahet prej grupit, dhe "Fish Hook" përgjysmohet në "Fish" dhe në "Hook", dhe kjo është periudha kur ai realizon edhe albumin e dytë të tij me "Hook", "Bullet in your tongue".

Në periudhën që përfshijnë këto dy albume, Bojken Lako karakterizohet edhe nga të kënduarit anglisht në të gjitha këngët. Mbase për këtë, por edhe për jokomercialitetin në tingullin e tij, ai asnjëherë nuk ka qënë tejet i suksesshëm, deri kur realizoi këngën "Asgjë e Largët", me të cilën mori pjesë në festivalin e vitit 1999 në Tiranë, kur dhe mund të thuhet se kariera e tij mori shtysë.

Menjëherë pasoi edhe albumi i tretë, kësaj here vetem me firmën e Bojken Lakos, kur ai edhe u shfaq si solo-artist.

Tani ai ka marrë pjesë në shumë koncerte breda dhe jashtë vendit, dhe konsiderohet si një nga muzikantët që artikulon mbase tingullin më të veçantë në muzikën moderne shqiptare.

©BBC në shqip


Veshja