Shqiperia renditet e 17-ta ne naten finale te Eurovizion 2008
|
|
Kengetarja e re ne moshe, Olta Boka, arrin kualifikimin ne naten finale te festivalit te kenges evropiane, Eurovizion 2008. Ne fund te konkurimit, ajo eshte e renditur e 17-ta dhe krahas bujes qe suksesi i saj beri ne opinionin publik shqiptar, po aq buje beri edhe pritja jo fort e kendshme qe ju be trupes shqiptare ne skenen e Eurovizionit ne Beograd.
Me poshte do te njiheni me rrefimin e vete kengetares pas kthimit ne Atdhe. Olta Boka rrëfen pakënaqësitë

Më pritën me vërshëllima. Më lanë pa shoqërim vokal. Më lanë pa koreografi. Më vodhën pikët e Anglisë
E shoh në oborrin e gjimnazit “Sami Frashëri”, ku ajo mëson prej dy vitesh. E rrethuar nga shoqëria dhe mësueset e shkollës, ajo nuk rresht së thëni “Faleminderit!” për gjithë përgëzimet që ata i japin. Një buqetë e madhe me lule në dorë dhe një thjeshtësi e jashtëzakonshme e karakterizon 16-vjeçaren Olta Boka, që ka lënë pas skenën e Beogradit për t’iu rikthyer jetës normale. E shkëpusim për pak çaste nga grupi shoqëror, për t’i marrë edhe ne një intervistë, ndonëse numëron vetëm katër orë gjumë, pas mbërritjes natën vonë në aeroportin e Tiranës. Nuk ngurron të flasë për emocionet, incidentet e vogla në skenë, koreografinë e paplotësuar dhe veshjen së cilës duhej t’i përshtatej medoemos. Këtë herë Olta nuk ka lënë zemrën peng, por e ka hapur atë për lexuesit e gazetës “Korrieri”.
-Olta, si ndihesh tani që ke lënë pas eksperiencën tënde në Beograd?
“Unë kam marrë me vete çdo copëz që kam jetuar ato ditë në Beograd. Nuk mund ta cilësoja një sfidë, por një eksperiencë shumë të bukur. Jam ndjerë si dikush që zbret nga qielli dhe gjen në tokë një mbështetje dhe një përkrahje të padiskutueshme. Kam parë fansa që më janë ulur në gjunjë për të më puthur dorën, kam dhënë autografe pafund dhe kjo më ka befasuar. Nuk e kisha imagjinuar kurrë një sukses të tillë, pasi më duhet të pranoj, që unë isha një vajzë e thjeshtë, në kuptimin që nuk isha afirmuar më parë, nuk kisha pasur të tjera eksperienca si këngëtare. Ky festival më ngriti dhe normalisht më dha bumin e parë, sepse unë nuk isha ndonjë emër i njohur që njerëzit të më njihnin aq shumë, aq shumë atje në Serbi”.
-Ju ishit këngëtarja më e vogël e “Eurovizion 2008”. A të kanë parë vërtet me syrin e të ledhatuarës së festivalit?
“Po, sigurisht. Duke qenë e vogël në moshë, gjatë konferencës për shtyp nuk kanë munguar as pyetjet ngacmuese karshi meje. Më pyetën si ka mundësi që një këngëtare kaq e re këndon balada dashurie, për stilin e këngës, por në asnjë moment nuk jam ndjerë në siklet, sepse në të gjitha përgjigjet që kam dhënë, kam qenë vetvetja”.
-Por, si çdo gjë e mirë që e ka një të keqe pas, edhe performanca juaj nuk ka kaluar pa kritika. Në disa forume në internet është shkruar se në kohën kur ju keni përfunduar këngën në skenë, ka pasur ovacione aspak të këndshme karshi teje. Je në dijeni të këtij fakti?
“Nuk mund të jap një përgjigje të sigurt për këtë pyetje. Kur duartrokitemi në skenë, ne këngëtarët kemi kufjet në vesh, pasi në ato momente duhet të dëgjojmë vetëm bazën muzikore dhe asgjë tjetër. Kur unë hoqa kufjet, për të qenë e sinqertë dëgjova shumë duartrokitje e të njëjtën gjë konstatova edhe kur pashë të regjistruar nga im atë në video paraqitjen time. Nuk mund ta mohoj që ka pasur edhe mos pëlqime, që janë shfaqur në pasthirrma aspak të pëlqyeshme, por kjo për mua nuk ka rëndësi vendimtare, pasi unë isha e ndërgjegjshme për skenën e vendin ku po këndoja...”
-Sa i takon kartolinës përshëndetëse për Shqipërinë, edhe ky moment është parë me nota skepticizmi dhe aspak vlerësuese për vendin tonë. Cili do të ishte komenti juaj në këtë rast?
“Kam përshtypjen se këto janë vlerësime me koniunktura politike. Mua nuk m’u duk shumë keq, nëse do e krahasoja me atë që kishin përgatitur shtetet e tjera të botës. Them se e kemi pasur të bukur, pasi flamuri shqiptar do të ishte një simbol i pamungueshëm në atë spot, pa diskutim. Unë nuk pashë që shtetet e tjera të kishin bërë ndonjë mrekulli në këtë aspekt”.
-Gjatë performancës tënde në skenë, u pa që vija melodike ishte zëvendësuar me instrumentistët që të shoqëronin në Beograd, ndërkohë që në festivalin e fundvitit në RTSH nuk ishte e njëjta situatë. Është ripunuar kënga apo....
“Kënga është ripunuar në Itali, duke nxjerrë një version të dytë, i bazuar mbi atë të parin. Janë hequr back vokalet dhe ka dalë më në pah kitara, bateria e basi, për të prodhuar një version më ritmik. Por, nëse do të kisha back, vokalet shoqëruese në skenën e “Eurovizionit” do të ishte një rrezik për të stonuar”.
-Dihet që limiti i grupit që mund të shoqërojë këngëtarët në skenën e “Eurovizionit” është deri në gjashtë. Vetëm kënga juaj këtë vit nuk kishte një grup shou, siç kishin gjithë shtetet e tjera të botës. Pse ka ndodhur kjo?
“Kënga është e stilit baladë dhe nuk u pa si e nevojshme që të bëhej një kërcim koreografik. Në fakt, për hir të së vërtetës, mund të pohoj që është kërkuar për të pasur një çift balerinësh në skenë dhe jam e bindur që kjo do t’i shtonte më tepër pikë performancës sime, por siç çdo gjë tjetër, edhe kjo nuk ishte në dorën time”.
-Kamerat kanë fokusuar një moment kur bateristit i është shkëputur nga dora shkopi me të cilin po interpretonte. Ishte diçka e sikletshme për ty?
“Këtë mund ta quaja si një ogur të mbarë për të hyrë në finale dhe vetëm kaq!”
-Edhe veshja juaj është komentuar jo pak në site të ndryshme në internet, madje e kanë cilësuar si një uniformë kolegji. Ju vetë si do ta cilësonit këtë gjë?
“Ishte një veshje serioze. Një xhubletë e zezë me shumë kopsa, që të jepte përshtypjen e një veshjeje ushtarake. Qëllimi ka qenë të ishte një performancë dinjitoze, në sajë të paraqitjes serioze. Nuk është se jam ndjerë keq, pasi ajo u bë pjesë e imja, pavarësisht pëlqimit ose jo. Kur e vesh një gjë tri herë në ditë, për pesë ditë rresht, do apo nuk do je e detyruar që t’i përshtatesh. Sa i takon etiketimit si uniformë kolegji, mund të them që çdo opinion është subjektiv. Pasi ajo që në fillim ishte nisur për një veshje tradicionale, e ndërthurur me modernen dhe rezultati ishte ai që patë në skenë”.
-Pavarësisht këtyre faktorëve, mendon se mund të kishim marrë më shumë pikë?
“Votimet nuk janë pjesa që më takon mua të përgjigjem. Por fakti që ai u konsiderua si një festival politik, nuk ka nevojë për koment. Normalisht prisja më shumë, por duke qenë se jemi një shtet i vogël, aleancat tona me shtetet fqinjë nuk janë aq të fuqishme sa lobingu i shteteve të tjera, kështu që edhe rezultati dihej. Nga disa shtete, si Greqia apo Turqia, prisja vlerësim më të madh. Gjatë gjithë kohës unë isha më pesimistja e grupit shqiptar që ndodhej në Beograd, sepse pavarësisht se bëra maksimumin tim, dhe kjo bëri që Shqipëria të kalonte në finale, unë e dija atë që më priste. Unë jam e bindur që shumë shqiptarë të Kosovës e Shqipërisë me banim në Angli më kanë votuar. E në fund fare unë nuk kam marrë asnjë pikë nga ky vend, gjë që lë vend për dyshime. Me këtë nuk dua të justifikohem për asgjë, por dëshira ishte e madhe që të hyja të paktën në 10 vendet e para”.
-Jeta jote artistike, si do të vijojë tash e tutje?
“Do ta vazhdoj këtë rrugë. Do të kem një këngë të re së shpejti, për të cilën nuk jam e autorizuar të flas. Besoj se do të jetë një hit i bukur, që do të më lërë mundësinë të eksperimentoj edhe në zhanrin muzikor”.
Kush e ndihmoi dhe kush e braktisi Oltën
Pas mbylljes së Eurovizionit, po bëhen bilancet përfundimtare. A ishte e drejtë zgjedhja e këngës së Olta Bokës si përfaqësuese e Shqipërisë? Çfarë shkoi mirë dhe çfarë keq?
Këngëtari Alban Skënderaj ndihet shumë mirë që Olta Boka ka prekur finalen e “Eurovision 2008”, dhe ashtu siç ka menduar më parë thotë se qëndrimi i tij ishte i drejtë.
Një burim, ka thënë se Alban Skënderaj tashmë ndihet plotësisht i shfajësuar dhe beson se edhe kosovarët e kanë kuptuar se vendimi i tij ishte i drejtë.
Skënderaj kishte votuar kundër dy kosovarëve Flaka Krelani dhe Dorentina Disha gjatë festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Votat e tij nuk i dërguan në finale dy kosovaret, për të cilat u bë shumë zhurmë në Shqipëri. Nga ana tjetër kënga e Olta Bokës, “Zemrën e lamë peng”, është pritur shumë mirë nga ekspertët e muzikës jashtë Kosovës dhe Shqipërisë.
Olta Boka vërtet nuk arriti që për shkak të konjukturave politike të sigurojë ndonjë vend më të mirë në renditje sesa ai i 17, por sidoqoftë tashmë është e pakundërshtueshme se kënga e saj ishte ndoshta përfaqësimi më i mirë për Shqipërinë që nga koha e Anjeza Shahinit. Problemi i përhershëm me këtë këngë ishte përsëri grupi shoqërues. Këngëtarja shqiptare përsëri u la pa një kompleks zërash shoqërues dhe pa koreografi në një paraqitje të mjerueshme skenike të cilën u mundua ta kompensojë vetëm talenti i saj, zëri i saj i ngrohtë dhe kënga me një vijë melodike që vetëm tani po vlerësohet me drejtësi nga shqiptarët. Nuk dihet përse autoritetet e RTSH-së e lanë këngëtaren e njomë të paraqitet në skenë vetëm me dy kitaristë fallco dhe me një baterist të cilit në natën gjysmëfinale madje i shpëtoi nga dora njëri nga shkopinjtë me të cilët po interpretonte duke shkaktuar ilaritet në sallë dhe mes teleshikuesve. Dihej që vija melodike e këngës do të ishte me superpozim, prandaj paraqitja e instrumentistëve ishte e tepert dhe e kote. Limiti i pjesëmarrësve prej 6 personash mund të ishte shfrytëzuar nga organizatorët për t’i dhënë këngëtares një grup vokal ose disa balerinë duke e bërë këngën ndoshta më spektalolare. Askush nuk flet për këto, ashtu si edhe për detaje të tjera që sigurisht e kanë bërë grupin shqiptar të bëjë një figurë qesharake në Arenën e Beogradit. Kartolina përshëndetëse për Shqipërinë, e cila u ofrua si një realizim i Radio Televizionit të Serbisë ishte vërtet poshtëruese sipas disa kritikëve. Ajo paraqiste një grup njerëzish të veshur me të kuqe të cilët qëndronin shtrirë dhe lëvrinin si në një imitacion primitiv larvash, ndërkohë që kolona zanore në sfond përngjante me një vijë melodike arabe. Pikërisht këtu mund të ishin treguar të dobishëm drejtuesit e RTSH-së të cilët u kujdesën posaçërisht për të nxjerrë vetveten në ekran edhe në Beograd duke mos e lënë grupin e interpretuesve të shfaqej në momentet kur kamera kalonte në prapakuinta.
Serbia ofendon Shqiperine
Salla e Eurovizionit ne Beograd shperthen me ulerima dhe parrulla antishqiptare ne momentin e prezantimit te kenges perfaqesuese te Shqiperise. Ne pikepyetje vazhdimesia e gares
Pritje skandaloze ndaj perfaqesueses shqiptare ne Festivalin Europian. Audienca e Arenes se Beogradit, ka hequr masken europianiste dhe ka vershuar ne nje “uuuuuu” te gjate duke bere shenja me gishtat e medhenj te dores poshte sic ndodhte ne Romen e lashte kur kerkohej vdekja e sklleverve ne Koloseum.
Sapo eshte anuncuar kenga e 16 vjecarjes Olta Boka e cila perfaqeson Shqiperine ne Festivalin e Eurovizionit qe sivjet zhvillohet ne Serbi, turma ka ulur poshte flamujt e vendeve te ndryshme qe valeviste per dekor deri ne ato momente, ka fshire buzeqeshjet televizive te stampuara ne fytyre dhe ka nisur te zhurmoje dhe te hedhe parrulla anti-shqiptare. Turma perbehej nga te ashtuquajturit vullnetare te angazhuar nga Radiotelevizioni i Serbise per te krijuar dekorin civilizues dhe vellazeror te festivalit europian.
E pyetur pas kesaj pritjeje te ulet nese Shqiperia vazhdon te kembengule per te mos e braktisur kete festival qe i rezervon nje pritje te kesaj natyre, kengetarja eshte pergjigjur ”do te japim maksimumin ne naten finale”. Drejtuesit e Eurovizionit si dhe ata te RTS televizionit publik te Serbise, dukeshin mjaft te turbulluar dhe nuk pranuan te japin asnje koment per kete situate vertet te pakendeshme te krijuar ne salle. Organizatoret e festivalit per muaj me radhe vazhdonin te siguronin pjesemarresit per nje imazh civilizues te Serbise e cila i kishte lene pas shpine kater luftera te shkaktuara ndaj fqinjeve te saj dhe qindra mijera viktima te pafajshme ne kahspahanen me te madhe te shkaktuar ne Europe qe nga koha e Gjermanise naziste.
Si kompensim Serbia u shperblye me nenshkrimin e marreveshjes se Stabilizim Asociimit si dhe me titullin e vendit te pare ne Festivalin Europian te vitit te kaluar.
Ajo qe mbeti pas jehones se pritjes armiqesore dhe agresive te arenes se beogradit ishte fakti se Olta Boka ka mundur gjithsesi te marre nje kualifikim qe nuk dihet nese organizatoret ia kane dhene si inkurajim per te mbuluar turpin e pritjes, apo si merite te kenges. Ne nje veshtrim analitik te kenges, performanca e Olta Bokës ishte për t’u vlerësuar. Këngëtarja “ka mundur të kontrollojë nervat e saj, përkundër herës së parë që u ngjit në skenë, ku shfaqi shenja të dukshme ankthi dhe lodhjeje”. Veshja e këngëtares ishte frymëzuar nga motive popullore. Më shumë se një pelerinë (siç është përshkruar në faqen e festivalit), ajo ngjan me një xhubletë, të dekoruar me motive bardhë e zi. Ndërsa tre shoqëruesit e saj ishin veshur me të bardha. Prezantimi të këngës i parapriu një kartolinë, ku balerinët kërcenin nën stemën tradicionale të shqiponjës dykrenare. Për Oltën, fitorja e vendit të parë në edicionin e 46-të të Festivalit të RTSH-së është pa dyshim ngjarja më e madhe në “karrierën” e saj të shkurtër muzikore, gjë që i siguroi edhe biletën për në Beograd. Por, mesa duket, ëndrra e saj do të vijojë mbrëmjen e 24 majit në në natën finale.
Mbrëmjen e djeshme Boka arriti t’i menaxhonte në mënyrë perfekte emocionet, aq sa dukej e familjarizuar me kohë me skenën. Kështu, numri gjashtë rezultoi fatsjellës për të, ajo mori sa mundi nga ditët e kaluara në Beograd .Në natën e dytë gjysmëfinale, Shqipëria konkurroi e gjashta me këngën “Zemrën e lamë peng”, të kompozuar nga Adrian Hila, me tekst të Pandi Laços. Ndryshe nga herët e tjera, këtë vit e gjithë kënga është kënduar shqip. Pas Irlandës, Suedisë, Turqisë, Norvegjisë dhe Lituanisë, u ngjit në skenë përfaqësuesja shqiptare, Olta Boka, me “Zemrën e lamë peng”. Ndërkaq, në gjysmëfinalen e dytë u ngjit në skenë edhe Zvicra, Republika Çeke, Bjellorusia, Letonia, Kroacia, Danimarka, Gjeorgjia, Hungaria, Malta, Qiproja, Maqedonia dhe Portugalia. Një grup jo fort i favorshëm për Shqipërinë, po të llogarisim faktin që konkurruan katër vende të ish-Bashkimit Sovjetik, që, siç dihet, kanë një lobing shumë të fuqishëm me njëri-tjetrin.
Të kualifikuarit e së martës janë Greqia, Rumania, Bosnje-Hercegovina, Finlanda, Rusia, Izraeli, Azerbajxhani, Armenia, Polonia dhe Norvegjia. Vendet përkatëse u përzgjodhën nga televotimi prej 15 minutash.
Kësaj dhjetëshe i shtohet edhe finalistët e mbrëmjes së dytë që janë Ukraina, Krocia, Albania, Islanda, Gjerogjia, Danimarka, Suedia, Letonia, Turqia, Portugalia.
Finales së madhe i bashkohen pesë shtetet të kualifikuarat automatikisht Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Spanja dhe Serbia si vend organizues.
Nata finale do të zhvillohet në datën 24 maj në stadiumin “Beogradcka Arena”, me një kapacitet prej 25 mijë spektatorësh. Skenografia e këtij festivali paraqet dy lumenjtë që kalojnë në Beograd, Danubin dhe Savën, që artistikisht bashkohen në skenë. I ftuar nderi në gjysmëfinalen e dytë ka qenë valltari i njohur Aleksandar Josipoviç, që është një nga yjet e “Mullirit të Kuq” (Moulin Rouge) të Parisit. Josipoviçi u prezantua i veshur si një centaur i bardhë me krahë, gjysmë kalë e gjysmë njeri, nën emrin Jabuçilo.
Kortezi e Korrieri
Vizitoni Forumin Shqiptar per me shume informacion
|
|
|
|