Faqja kryesore e muzikës Lista e plotë e artistëve Te gjitha albumet TOP-40 Kenget TOP-20 albumet Ndihmë
Muzika Top
   
Menu
  Pianistia Hermira Gjoni, koncert i suksesshëm në New York  
Piano shqiptare në Fifth Avenue

Tingujt e butë, por dhe shpërthyes të pianos, sikur e thyenin akullin që krijonin kostumet shik që mbanin veshur njerëzit. Muzikantë, njerëz të njohur të artit, ku nuk mungonte edhe familja e guvernatorit të shtetit të Nju Jorkut, Papaki, ndodheshin në sallën luksoze të Columbus Fondacion, në Fifth Avenue, në Manhatan, e njohur si zemra e qytetit më kozmopolit të SHBA, simboli i jetës amerikane.
Gjithkush prej tyre përkundej në qetësinë, misterin, harmoninë e tingujve të Bethovenit, Schostakovitch, Rubinstein, Schubert, Lecuonës…, Puccinit, Leoncavallos...

Ishin gishtat e Hermira Gjonit mbi tastierën e pianos, që në një ambient romantik sillnin për njerëzit e ftuar në këtë koncert, vetëtijshëm ndjenjë, temperament, imagjinatë , poezi, magnetizëm …

Nuk është lehtë të organizosh një koncert në Avenue-në më të famshme të Nju Jorkut, qytetit të mbushur me kontraste, djepi i kulturës amerikane, ku përzihen pafundësisht raca dhe përmasa jete…

Aq më tepër nuk është e lehtë të përshkruash Nju Yorkun në disa rreshta, sigurisht edhe Fifth Avenue-në , kolona vertebrale e Manhattan-it, që e ndan ishullin në dy qytete të ndryshme, një në lindje dhe tjetri në perëndim.

Rreth kësaj avenue-je gjënden disa nga ndërtesat më emblematike të qytetit, si parku më i famshëm i botës : Central Park, apo Empire State, Biblioteka, Rockefeller Center, Muzeumi Guggenheim, Muzeu Metropolitan, më i madhi në dy Amerikat (veriore dhe jugore), aty ku jetojnë legjendat e muzikës, kinematografisë , artit…

Në fakt Hemira Gjoni ka vite që jeton në Nju Jorkun, ku rrugët të duken të pafundme me ndërtime tipike të stilit amerikan, veshur me drita të gjithfarëllojta dhe me ngjyra të gjalla, me lokale dhe bare të të gjitha kombësive , dhe ku njerëzit ecin shpejt e më shpejt sa që të duket sikur do të bëjnë garë me makinat sapo shfaqet ngjyra jeshile ...

Nju Jorku nuk është qyteti i thjeshtë, me gjithë lirinë që të përshfaq ai. Të duhet të kuptosh arkitekturën vanguardiste që të jep, mendimin e larmëshmërisë së tij , mentalitetin e ndryshëm financiar, artistik dhe pse jo revolucionar...

Sepse Nju Jorku është kryeqyteti i të gjitha këtyre, sikundër edhe kryeqyteti i shumë komuniteteve që jetojnë në të .

Dhe komuniteti shqiptar tashmë i integruar në jetën amerikane tradicionalisht njihet si komuniteti që respekton ligjet, dhe që ka arritur suksese ekonomike në Shtetet e Bashkuara . Sipas statistikave, në vitin 2000 paga mesatare e shqiptaro-amerikanëve llogaritet të ketë qënë mbi pagën mesatare amerikane në shkallë vendi. Gjithashtu, numri i shqiptaro-amerikanëve që kanë mbaruar universitetet është më i lartë se mesatarja amerikane. Sipas të gjitha gjasave shqiptaro-amerikanët kanë përfituar nga mundësitë që ofron Amerika dhe kanë shfrytëzuar dijet dhe pasurinë e tyre për të nxitur marrëdhëniet e mira mes Shqipërisë dhe Amerikës si dhe për të mbajtur gjallë traditën patriotike.

Pavarësisht të gjithave, lidhja e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara është një lidhje e thellë dhe nuk është aspak një lidhje konjukturale dhe politike. Duke shpallur miqësinë ndaj shtetit amerikan, Shqipëria ka shpallur dhe përkatësinë e saj me këtë qytetërim.

Tingujt e pianos të sjellin vetiu në mëndje pa dashje sa më sipër teksa ndjek muzikën që interpreton Hermira Gjoni. Pedagoge në Konservatorin e Nju Jorkut “Gageheim Buillding”, ajo i iku Shqipërisë disa vite të shkuara. Dhe tashmë ka kaluar më shumë se një dekadë që atëherë kur ajo e kaloi Atlantikun . “Unë erdha në Nju Jork dhe bëra përpjekje të identifikoj veten si muzikante. Ishte e vështirë, sepse sa godina të larta ka ky qytet, po aq ka edhe muzikantë të shumtë e të talentuar kjo qendër botërore jo vetëm e biznesit dhe politikës, por edhe e artit dhe dashamirësve të muzikës”, thotë pianistja e njohur, bashkëshortja e kompozitorit dhe dirigjentit Simon Gjoni.

Vetëm pak kohë më parë është nderuar me një medalje të veçantë për aktivitetin e saj muzikor nga “Federazione Campania – USA” së bashku me tenorin italo-amerikan, Kristofer Makio dhe Miss Amerika 2005 Christina Zozzaro. Medalja i është dorëzuar nga Senatorja A. L. Mastella, gjatë një ceremonie të zhvilluar pas një koncerti të dhënë nga dy artistët në Colombus Day , në prezencën e mbi 400 spektatorëve të pranishëm në sallë.

Me një aktivitet të gjërë si solo– pianist, me një repertor të pasur të kompozitorëve klasikë, romantikë dhe bashkëkohorë, duke filluar nga Moxart, Beet’hoven, Shopen, Debysi, Shostakoviç, Hermira Gjoni ka debutuar në koncerte të shumta në Nju Jork, Nju Xhersi, Itali, Francë, Finlandë, Rumani, Hungari, Shqipëri, etj.

Jo rrallë herë është cilësuar nga shtypi si një pianiste me cilësi të larta interpretative, me përvojë të pasur koncertale dhe e pajisur me një teknikë të kualifikuar pianistike.

Drejtori i Akademisë Klasike “Montfort” të Nju Jorkut, thotë se “Hermira e ka instrumentin si pjesë të vehtes dhe përmes ekzekutimit transmeton emocionet lirshëm e më natyrshëm se fjala njerëzore”. ... Si në këtë mbrëmje kur rrjedhshmëria e mendimit muzikor të artistes bëri që krijuesi-ekzekutuesi dhe spektatori u përmblodhën në një të vetëm teksa ovacionet të jepeshin pa drojë nga specialistë të muzikës, muzikologë dhe pedagogë të shquar të Nju Jorkut ,të pranishëm në koncert .

Bagazhi i saj teknik, lidhja që ajo di të krijojë me dëgjuesin teksa përçon emocionin që mbart pjesa që ajo ekzekuton, pastaj shumë lule dhe shume duartrokitje, fjalë që e përshkruajnë Gjonin si një muzikante me përgatitje komplekse dhe horizont të gjërë, duket se nuk të japin drojë për të hapur dritaren mbi dy –shekullore të ndërtesës ku organizohej koncerti dhe paskësaj tingujt virtuoz që përçonte ajo të shpërndaheshin në Manhattan, mbi gradacielat e larta,qëndrat ekonomike , tregtare, kulturore, po të përshkonin natën e veçantë njujorkeze .

“Para katër muajsh m'u ofrua një koncert me katër duar me pianisten sërbe Daniela Popovic”, shprehet Gjoni. “Bile ajo ende inisiston që këtë koncert ta ekzekutojmë në Shqipëri, Kosovë dhe Sërbi”, vazhdon ajo për të thënë,”se e kam shumë të vështirë t'i jap aprovimin dhe vazhdoj ta shtyj për më vonë, kur mendoj masakrat e Kosovës”. Pianistja e talentuar, e cila që e vogël e lidhi jetën me pianon, të tregon se kur futesh në tempullin e muzikës veten e ndjen në një botë të magjishme të mbushur me dashuri për njerëzit , për jetën për të bukurën.

E impenjuar veçanërisht me muzikën e dhomës, Hermira Gjoni ka dhënë një seri koncertesh me instrumentistë të ndryshëm me duete, trio, kuartete , ndërmjet te cilëve me instrumentistë si Kurt Brigs, Brenda P. Help, Alla Sherbakov dhe këngëtarët Debora Ëatson, Juliana Yaffe, A. Rudes, F. Mamaqi, Margaret VViller, dhe kohet e fundit një sërë koncertesh me sopranon japoneze Junko Arita dhe me tenorin Kristofer Makio.

Në Nju Jork statistikat thonë se jetojnë më shumë se tetë milionë banorë. Ai përbëhet nga lagje të ndryshme dhe me karakter tërësisht të ndryshëm . Më kryesoret janë pesë: Manhattan, Bronx, Brooklyn, Queens dhe Richmond.

Megjithatë për të gjithë turistët gjahu më i mirë eshtë Manhattan-i, emblematik me VVall Street, rruga e famshme e financave ; Pier 17, porti i vjetër, Battery Park, Statuja e Lirisë , Ellis Island , Muzeu i Emigracionit , Fifth Avenue , Madison Avenue dhe Broadvvay, apo dyqanet dhe magazinat mitike si Barney’s, Bloomingdale, Macy’s o Saks, fast foodet e famshëm amerikanë, restaurantët më të sofistikuar, lokalet legjendare apo edhe se ai është kryeqyteti i rock, jazz, blues dhe soul.

Megjithatë, atë natë qershori, tingujt e pianos që mishëronin Taranatelën, Malaguenën, apo Hungarian Dance nr. 5, nga zemra e Manhatanit, tingëllonin nga duart e një shqiptare.

Duartrokitjet jepeshin nga njerëz me kostume të zinj, shik, bravo-t ishin të fuqishme.

Vetimthi m'u kujtua thënia e një njeriu të mençëm, se pavarësisht paragjykimeve, bota përbëhet nga njerëz të zotë dhe të pazotë.

Po atë ditë, në mëngjes, dikush më kish treguar se një mjeke shqiptare me banim në Nju Jork i kish shpëtuar jetën një amerikani të lënduar në një aksident automobilistik…


Nga Flora Nikolla


Veshja