Faqja kryesore e muzikës Lista e plotë e artistëve Te gjitha albumet TOP-40 Kenget TOP-20 albumet Ndihmë
Muzika Top
   
Menu
  Tre shqiptarë marrin pjesë në festivalin e Sanremos  
Kledi Kadiu dhe Ambeta Toromani të ftuar në natën e tretë të festivalit

Tre shqiptarë në festivalin e Sanremos

Elsa Lila nuk do të jetë shqiptarja e vetme që do të prekë skenën Ariston javën e ardhshme. Do të jenë edhe balerinët Kledi Kadiu dhe Ambeta Toromani, jo si konkurrentë, por si të ftuar për të performuar në festivalin e Sanremos. Ata do të shfaqen në natën e tretë të festivalit të këngës së lehtë italiane, më një mars.
Ndërkohë është përcaktuar tashmë nata në të cilën do të këndojë Elsa Lila, që është 28 shkurti, nata e dytë e festivalit. Nën prezantimin e Pipo Baudos dhe Michelle Hunziker, festivali i Sanremos do të jetë një paradë e vërtetë yjesh nga gjithë bota, duke përfshirë këtu Penelope Cruz, Joss Stone, Nelly Furtado, Norah Jones etj.

Elsa Lila, qytetarja e botës

Kështu e kanë cilësuar mediat italiane këto kohë këngëtaren shqiptare. Një qytetare e botës, e lindur në Shqipëri dhe e rritur në Itali që vjen nga një familje artistike. Shumë eksperienca në gjithë botën duke filluar nga Shtetet e Bashkuara në Kinë, pa përmendur këtu Evropën. Një artiste 360 gradëshe e ka shtypi i shkruar italian Lilën këto ditë. Për të vazhduar më tej duke i atribuar kësaj vajze të çiltër, një talent tej atij të zakonshmit, të zhvilluar që herët tek ajo. Zëri i saj përshkruhet si një zë i jashtëzakonshëm së bashku me prezencën e saj skenike e një personalitet të hapur e të drejtpërdrejtë. Më tej shtypi italian cilëson faktin se duke qenë se Elsa Lila ka marrë pjesë edhe më përpara në vitin 2003 në Sanremo, në kategorinë e të rinjve, ajo është tashmë e gatshme të kthehet në Ariston për të demonstruar gjithë vlerat e vërtetat dhe pjekurinë artistike të fituar në këtë kohë. Objektivi: realizimi artistik nëpërmjet një kënge me një tekst veçanërisht impenjativ, e titulluar “Kuptimi i jetës” shkruar nga Guido Morra e me muzikë të Maurizio Fabrizio.

Të ftuarit
Përveç se një festivali më i rëndësishëm i këngës së lehtë italiane, Sanremo shquhet edhe për pjesën e spektaklit. Çdo vit ai ka sjellë në skenë personazhe të shquar nga e gjithë bota. Ky vit gjithashtu nuk bën përjashtim. Një prej të ftuarave të nderit e cila madje do provojë edhe të këndojë do të jetë aktorja Penelopë Cruz. Natën e parë do të jetë e ftuar këngëtarja e xhazit Norah Jones, grupi legjendar “Scissor Sisters” si dhe “Take That”, grup ky që rikthehet dhjetë vite pas shpërbërjes. Do të marrë pjesë Nelly Furtado, Joss Stone, Mango, Renato Zero dhe sigurisht Kledi Kadiu dhe Ambeta Toromani.


“Il senso della vita”

teksti i kenges, me te cilen elsa lila do te marre pjese ne sanremo

Come una cosa felice che cada
E silenziosa come la neve
Dal cielo immenso a una pissola strada
Non si è trattato di un viaggio breve
All’improvviso sono caduta
Aprendo gli occhi a sua insaputa
C’era nell’aria l’eco di un canto
Nessun giudizio nessun rimpianto
Come una cosa felice che cada
Senza per questo sentirsi offesa
E senza chiedersi mai dove vada
O dove porti la sua discesa
Senza un motivo sono caduta
Goccia su goccia precipitata
Ed arrivata in fondo al mare
Ho cominciato così a scavare
Fino ad avere la testa vuota
Il cuore gonfio e l’anima ignota
Fino a sentire
Sotto le vita
Il senso della vita
Il senso della vita
Il senso della vita
Come una cosa felice che cada
Un filo d’erba da un’altalena
Che ricoperta da quella rugiada
Sembra che scriva un suo poema
Solo una frase due righe appena
Ma il suo mistero già m’incatena
Nella natura non c’è progresso
Il tempo passa ma è sempre adesso
Adesso sento per tutto il mondo
La gratitudine e un bene profondo
Adesso sento
Sotto le dita
Il senso della vita
Il senso della vita
Il senso della vita
Stupidamente come si sente
Il pianto acuto di un neonato
Che ci sveglia la notte
Anzi ci ha già svegliato
Ci ha già svegliato
Ci ha già svegliato
Il senso della vita


Penelope Cruz

Aktorja pretendonte për çmim “Oscar” do të jetë e pranishme do të jetë e ftuara kryesore e festivalit të Sanremos.

Norah Jones

Këngëtarja e njohur e xhazit do të jetë e pranishme në Sanremo në natën e parë të tij.

Take That

Grupi i famshëm “Take That” do të marrë pjesë në Sanremo, dhjetë vite pas shpërbërjes së tij.

Angun

Këngëtarja indoneziane, e njohur për këngën e saj “Snoë in Sahara” do të jetë e ftuar ditën e tretë të festivalit.

Joss Stone

Këngëtarja e re britanike e cilësuar me zë brilant, do të jetë një prej të ftuarave speciale të Sanremos.

Nelly Furtado

Këngëtarja me origjinë portugeze, tashmë në kulmin e karrierës së saj do të vijë në një duet me Zero “Assoluto”


Kortezi e Tirana Observer




Elsa Lila, i jep kuptim jetes ne Sanremo

"Të fundit janë dhe të parët. Kështu thotë dhe Bibla”. Vetëm pak çaste përpara konkurrimit të saj të dytë në Sanremo, këngëtarja shqiptare Elsa Lila ndjehet si e përpirë nga një frymëzim i papritur qiellor. Ajo që i duhet tani është vetëm pak fat. Të tjerat, të gjithë ata elementë të komplikuar të rrugës deri në zemrën e dëgjuesve të këngës së saj, ajo i ka në dorë. “Muzika, teksti, por dhe fryma e vetë këngës, më ngjajnë perfekte. Eshtë kënga e duhur, në momentin e duhur”, thotë Elsa duke shkuar dorën në flokët e saj të prerë fare shkurt. I kishte të gjatë deri dy javë më parë dhe e ka mbajtur një fakt të tillë surprizë deri në momentin e fundit, mbrëmjen e djeshme, kur vokali i saj i shtrirë, mbushi hapësirën gjigante të teatrit Ariston në San Remo. Me nota të zgjatura të thyera papritur nga një si psherëtimë e gjatë dhe e përlotur. ‘Besoj se duhet të derdhen vërtet shumë lotë kur kërkon të gjesh kuptimin e jetës’, luan me tekstin e këngës së saj Elsa Lila, vetëm pak çaste përpara se të lerë dhomën e saj në hotel për të shkuar në sallën e koncertit. ‘Dhe unë kam pasur rast të derdh lotë, më vjen mirë që një pjesë e tyre kanë qenë lotë të lumtur, por gjithmonë të padukshëm’, thotë gruaja-foshnje e muzikës shqiptaro-italiane. Ajo do të këndojë e fundit në mbrëmjen e dytë në Sanremo. ‘Por të fundit janë dhe të parët’, përsërit ajo me besim tek Bibla, qielli dhe vetja.
Në fakt, shumëçka në jetën e saj, sidomos kohët e fundit, i ka ngjarë një rrugëtimi në qiell. Që nga momenti kur do të linte e zhgënjyer Tiranën në përplasjen me burokratët e saj dhe do të gjente New Yorkun, e pastaj prapë Romën që do t’i sillte shansin tjetër të jetës së saj plot shans; konkurimin e dytë në San Remo. Elsa nuk pranon që edhe pse bëhet fjalë për spektaklin më të madh të muzikës italiane, kjo nuk është një nga ato fitore që quhen të realizuara qoftë dhe vetëm me pjesmarrje. Elsa do, kërkon dhe pret më shumë.

Ka pranë ‘kukullën’ e saj të preferuar që i sjell fat, motrën e saj të vogël Enin. Dy motrat ngjajnë si të gdhendura prej të njëjtit curril uji. Dhe është Eni që tregon sekretin që motra e saj e madhe kërkon ta mbajë të fshehtë. ‘Erdhën ata të revistës ‘TV, Sorrisi e Canzoni’. I dhanë në dorë Elsës statuetën e fitueses dhe i bënë shumë fotografi. U kanë bërë fotografi të tilla vetëm tre-katër konkurentëve. Edhe ata mendojnë se Elsa i ka të gjitha shanset për triumf. Si thua, a është ky një ogur i mirë që do të fitojmë?’, pyet dhe kërkon të përgjigjet me po me pyetje Eni. Bashkë me mikeshën e tyre të pandarë Marizën, ato ndjekin me vështrim grimin që i bën Elsës grimierja Yoko. Japonezja ka ardhur që nga SHBA posaçërisht për Elsën. Di fare pak italisht dhe anglishtja e saj nuk është e përkryer. ‘Por për të punuar me këtë fytyrë, nuk ka nevojë të flasësh, sepse Elsës i flet peneli vetë në lëkurë. Nuk ju ngjan dhe juve si një ëmgjëll. Eshtë dhe foshnje, edhe grua’, përpiqet të shpjegojë ajo.

‘Veshjet’? ‘Sekret’, thotë Elsa. ‘Janë të mrekullue-shme’, tregon Eni. Në hollin e hotelit ka pak Shqipëri. Dhjetra emigrantë shqiptarë kanë shkuar të bëjnë tifo për shqiptaren e tyre shqiptarisht. Dome-thënë me zhurmë dhe një rrëmujë që nuk është fort e zakonshme për luksin e hotelit. Por kësaj rradhe ‘shqiptarishtja’ e tyre është e falur nga administratori. ‘Po të gjithë këta janë me Elsa Lilën’?, pyet ai dhe pastaj bën atë gjestin e ngrirë të dorës që në të gjitha gjuhët e botës do të përkthehej: Arti duhet respektuar. Kjo ndodhte vetëm pak çaste përpara se Elsa me gjuhën ndërkombëtare të dashurisë dhe artit do të dërgonte dhe do të merrte mijëra puthje admirimi shqiptaro-italiane; në atë muzg magjik të San Remos, falë Elsa Lilës, kuptimi i jetës, merrte një kuptim të ri. Madje po aq të vjetër sa bota.

Kortezi e Gazeta Shqiptare


Veshja