Faqja kryesore e muzikės Lista e plotė e artistėve Te gjitha albumet TOP-40 Kenget TOP-20 albumet Ndihmė

   

  Maria Kraja, kėngėtarja mė e madhe lirike  
Kremtohet 95-vjetori i Marie Krajės

Kengetarja me e madhe lirike shqiptare nderohet ne TKOB dhe kujtohet me nostalgji nga te gjithe te pranishmit

U celebrua dje 95-vjetori i lindjes se kengetares se madhe lirike Marie Kraja. Ceremonia u zhvillua ne Teatrin Kombetar te Operes dhe Baletit. Ne kete eveniment moren pjese shume figura te njohura te artit shqiptar.
Nder te pranishmit qe moren fjalen ishte edhe Zhani Ciko, i cili foli me superlativa per jeten, zerin, profesionalizmin dhe aftesite e nje nder kengetaret me te medha lirike shqiptare. Ciko nder te tjera shtoi se, “pervecse Kraja ishte nje artiste e mrekullueshme dhe nje profesioniste e vertete, ajo ishte edhe nje grua e shkelqyer, e thjeshte dhe modeste”. Duartrokitje te shumta u ngriten nga salla e TKOB-it, e cila ishte mbushur plot per te nderuar dhe kujtuar nje kengetare te ketij niveli, e cila ka qene nje shembull i mire per boten e artit dhe i cili duhet ndjekur dhe imituar. Per nder te saj, cdo vit organizohet Festivali Nderkombetar Operistik "Marie Kraja", nje eveniment qe grumbullon ne Shqiperi artiste nga te peste kontinentet.

Kush eshte Marie Kraja

Kengetarja e madhe shqiptare ka lindur ne Zare te Dalmacise me date 23 shtator 1911, nga nje familje arbereshe te emigruar nga Kraja. Megjithese nje pjese te jetes e kaloi ne Kroaci, Maria vazhdoi te studionte gjuhen shqipe me kembengulje. Nje eksperience tjeter e rendesishme e saj ishte edhe shkolla e larte muzikore, te cilen ajo e vazhdoi ne Vjene te Austrise. Pas kesaj eksperience nderkombetare, Marie Kraja u kthyer ne Shqiperi dhe vendosi te jape mesim ne shkollen “Donika Kastrioti”. Por e gjithe karriera e saj ka arritur majat ne Teatrin e Operes dhe Baletit ne Tirane, ku ne fillim interpretoi opera te medha shqiptare dhe me pas arriti majat e saj me interpretimet e operave me te medha boterore. Dalengadale ajo u shnderrua ne nje nder interpretueset me te medha te operes, madje emri i saj pati jehone edhe pertej kufijve te vendit.

Korrieri

Veshja