Faqja kryesore e muzikës Lista e plotë e artistëve Te gjitha albumet TOP-40 Kenget TOP-20 albumet Ndihmë
Muzika Top
   
Menu
  Veli Sahiti - TRIX  
Me kënaqësi ju ftojmë të dëgjoni katër albume të reja të Veli Sahitit, TRIX.

Në vazhdim mund të lexoni edhe disa fjalë nga këngëtari i njohur për aktivitetin e tij artistik gjatë 30 vjetëve të fundit.

Falenderojmë Rizain nga Prishtina që i dhuroi këto albume për kënaqësinë tonë. Dëgjim të këndshëm!
Veli Sahiti ”TRIX”

Jam i lindur në Ferizaj më 15.08.1954 ku edhe jetoj në këtë qytet me bashkëshorten Sadijen dhe katër fëmijët Elona, Alba, Thesari si dhe Fiorela.

Në profesion jam mësimdhënës në shkollën fillore ”Tefik Çanga” në Ferizaj.

Historiku i ansamblit ”TRIX” është i gjatë, është formua në pranverë të vitit 1974. Në fillim ishim tre anëtarë: Veli Sahiti, Muhamet Bislimi e Nuredin Azemi.

Ndërsa me kalimin e kohës u kompletua si grup dhe realizoi një album i cili si rezultat i punës së palodhshme dhe aktivitetit gjatë viteve ”70-80”.
Në fillim të viteve ”90” kur filloi rrënimi i instuticioneve tona nga okupatori serb, shumica e anëtarëve për arsye egzistenciale u detyruan të braktisin Kosovën, pra edhe grupin. Kështu (sintetizatoristi) Muhamet Bislimi shkoi në Zvicërr, sikurse edhe Ilir Sahiti (bas kitarist), ndërsa Ibrahim Kërnaja (daullist) në Gjermani. Ata ndodhen ende atje, mbeta vetëm unë dhe shoku Nuredin Azemi (kitarist) i cili rrallë herë lozë kitarën në orkestrat popullore.

Ndërsa unë me xhelozi ruaj edhe më tani ”TRIX”-in reputacionin e tij të krijuar me mjaft punë dhe përkushtim, ruajtja e asaj fryme që kishte filluar në vitet ”70” kur u afirmua në opinionin kosovar për mua kishte dhe ka rëndësi të veqantë.

Me përbërjen e grupit ”TRIX” kam realizuar vetëm një album ”KRUSHQIT E PAJTIMIT” i cili u editiua në vitet 1989-90 dhe kishte rëndësi, ngase përkonte me ngjarjet që zhvilloheshin në atë etapë kohore, kjo notë aktuale, kjo vlerë bëri që të mirpritet.

Dhymbëdhjetë albumet tjera të mijat si solo këngëtarë dhe kompozitor kan ruajtur vijën karakteristike të grupit, e them këtë nga se përcaktimi im ishte pikërisht shfrytëzimi sa më racional dhe efektiv i folklorit tonë burimor i cili bëri që përmbajtjen dhe formën e realizimeve të mia ta veqojë nga grupet tjera. Gjithmonë kam punuar e ende punoj me atë që muzika jonë të tingëlloj SHQIP dhe VETËM SHQIP.

Në kërkimin e këtyre vlerave të muzikës dhe avansimit të tyre kan ndikuar shumë personalitete nga jeta e muzikës, por ndihmesën me të çmueshme e ka dhënë kompozitori dhe orkestruesi nga studio ”HELIX” të Prizrenit Istref Krasniqi.

Njashtu rol të rëndësishëm në këngët e ”TRIX”-it përmban edhe teksti, ku tekstet e këngëve janë tekste të inkoporuara ngushtë me melodinë ”SI MISHI ME THUA”. Këto janë dy qasje specifike, që unë gjithmonë kam pasur kujdes që tekstet ti marrë nga krijuesit letrar, nga poetë e dëshmuar, ndoshta pak do të tingëllon si fanatizëm , me që kam marrë tektste të krijuesve nga rrethi im ku jetoj, megjithatë ato tekste i kam selekcionuar me kriter të fortë, si p.sh. Faruk Tasholli, Bardh Frangu, Kemajl Aliu, Rahmi Tuda, Agim Mehmeti, Biser Mehmeti, Hajdin Abazi, ”Xeni” - Shkëlzen M, etj, që të gjithë nga Ferizaj, por edhe krijues të tjerë veqmas shkruajtën tekste për grupin ”TRIX” dhe u jam shumë mirënjohës: Emrush Shalën, Shemsedin Pretenin, etj.

Meritë të veqnatë do veqoja për tekstin që i kushtohet ”EPOPESË SË JEZERCIT” të cilën e shkroi me mjaft përpikëri Bardh Frangu. Poashtu këngës kushtuar dëshmorit të UÇK-së Kemajl Hetemit (RAHOVICA) tekstin të cilin e shkroi Hajdin Abazi me pseudonimin Lum Haxhiu- këngën poashtu të kushtuar dëshmorit të kombit Rexhep Bislimi.

Poashtu kornizë në vehte përmban këngëtari ku duhet të ketë dinamizëm si dhe energji të mbrendshme në interpretim, nga se përjetimin shpirtëror të një kënge ai duhet ta bartë tek auditoriumi.

Katastrofale do të ishte sikurse në të interpretuar, pozita e këngëtarit të ishte e ngurtë kjo më tepër ka të bëjë me vlerën e mirëpritjes mbres-lënien.

Gjatë viteve 70 e deri në vitin 1986 grupi ”TRIX” ka marrë pjesë në shumë festivale si p.sh.: ”RINIA KËNDON” 1978, 1979, 1980, 1981, 1982. Në festivalin ”AKORDET DIMËRORE” që organizohej në Doboj 1980 si dhe 1981. Në vitin 1981 në këtë festival u plasuam në vendin e parë ku si kompozitor dhe interpretues u shpërbleva me Okarinë të Artë dhe shumë e shumë shpërblime të tjera.

Prej të gjitha këtyre festivaleve dhe më se 2000 koncerteve që u prezentuam në Kosovë e diasporë do të veqoja pjesëmarrjen e vitit 2001 në DW i cili festival kishte rëndësi të veqant e jashtëzakonisht të madhe, jo se shënon kulmin e krijimtarisë sime, nga se atë e kam arritur apo do ta arrijë në të ardhmen, apo do ta dëshmojë koha, porse në Këln të Gjermanisë përfaqësuam Kosovën në një festival të muzikës argëtuese, dhe u gjendëm në mesin e shumë grupeve nga mbarë Evropa, ku u prezentuan xhaz muzika, bluz muzika, si dhe pop-rok muzika. Ne patëm fatin që publikut Gjerman t´i prezentojmë me një orë program pop-rokun kosovar.



Duhet të them edhe këtë se prezentimi im në festivale të ndryshem i përfaqësoj në dy mënyra:

1. Në festivalet kombëtare- përfaqësoj qytetin tim Ferizajn,
2. Ndërsa në ato me karakter gjithëkombëtarë përfaqësoj Kosovën.


Bashkëqytetarët e mi ashtu shqipëtarët në përgjithësi dijnë të çmojnë vlerat dhe kjo pa masë më gëzon edhe për faktin se është dëshmi e punës sime përkushtuese.

Megjithatë këtë do kisha lidhur se secili krijues lufton së pari për ekzistencë dhe askush prej tyre nuk mund ta mohojë këtë komponent, mandje edhe në etapën fatkeqe kur dominonte politika e tezgës e cila lindi bastardhimet si shundin dhe kiçin në muzikë, dhe përgjithësisht në art.

Kujtoj se muzika është ajo që ka qenë që nga zanafilla e saj dhe humbës apo fitues nuk ka.

Dikush që nuk krijon sistem vlerash do të jetë i përkoshëm si në jetë ashtu edhe në art.

Nisma e mbarë e zhvillimit të rokut u pre me gërshërë dhe kjo është diç negative, sepse fryma e rokut mendoj se është e nevojshme për ne edhe sot, aq më tepër kur dihet se në esencë të saj qëndron protesta, kjo mënyrë e sjelljes është edhe sot e kësaj dite e domosdoshme, pavarësisht nga ndryshimet që janë bërë.

Do veqoja ndër të gjitha se vitin 2001 kam mbajtur disa koncerte humanitare me moton ”JU NDIHMOJMË INVALIDËVE TË LUFTËS” si dhe familjeve të dëshmorëve. Ajo ishte e shfaqur gjatë muajit prill e maj. Iniciativa të tilla nuk do të mungojnë edhe në të ardhmen.


---

Për të mësuar më shumë për Veli Sahitin, vizitoni këtë faqe.


Veshja