Faqja kryesore e muzikës Lista e plotë e artistëve Te gjitha albumet TOP-40 Kenget TOP-20 albumet Ndihmë
Muzika Top
   
Menu
  Dasho Kurti, kompozitori shqiptar i Jorgo Dalarës  
Kompozitori shqiptar i Jorgo Dalarës

Në se shkruan emrin e tij dhe kërkon në internet menjëherë do të të hapen dritare të pafundme. Do të zbulosh papritur se në sa orkestra ai ka marrë pjesë, në sa koncerete, me sa artistë grekë ka bashkëpunuar. Për të arritur vetëm muajin e shkuar në bashkëpunimin më të madh. Me Jorgo Dalarën, një prej zërave më të njohura të kombit grek dhe të muzikës së tij. Eshtë fjala për Dasho Kurtin, muzikanti shqiptar që jeton në Athinë dhe që dashur pa dashur është bërë prezantuesi më dinjitoz i muzikës shqiptare, i ndjenjave shqiptare në botën muzikore greke.
Për të thonë se shkruan muzikë me mënyrë europiane, por adhuron shumë dhe ka në gjak muzikën karakteristike të Shqipërisë. Dhe kështu për të fillojnë të shkruajnë të gjithë. Jasu Tasuli – e përshëndesin muzikantet. Por më pas e kuptova se nuk i thërrisnin Tasulis, por Dashuli, me përkëdheli, ashtu sic i thërrasin një njeriu të afërm. Dhe kur mbaroi intervistën edhe unë e ndjeva shumë afër këtë njeri, këtë shqiptar fizarmonicist 34 vjeçar, Dasho Kurtin i cili ashtu si të gjithë bashkatdhetarët e tij jetoi një ëndërr të keqe, por më pas ja doli mbanë. Dhe jo vetëm kaq. Një disk me Dalarën e famshëm nuk është një diçka e vogël për një kompozitor të padëgjuar deri dje. (marrë nga shtypi grek)
Vite më rradhë në orkestrat e këngëtarëve të njohur, si një nga fizarmonicistët më të mirë, u gjend një ditë edhe në orkestërn e Dalarës dhe një çast guxoi dhe i tregoi disa nga këngët e tij.
Dhe kështu lindën “Fshatrat e shkretë” ,disku i ri, me dhjetë këngë, pesë prej të cilave janë këngë karakteristike shqiptare të përpunuara nga Dasho për zërin e Jorgo Dalarës, por edhe për Eleni Vitalin dhe të këngëtareve shqiptare Valbona Mema, Artiola Toska dhe Fatos Selmani që merrte pjesë në disk ashtu si edhe Babis Stokas që këndon një prej këngëve të reja të Dasho Kurtit.
Vargjet e këngëve janë shkruar nga Agathis Dhimitruka, Ilia Kaculis, Smarro Papadhopulu dhe Lizeta Kalimeri.

“Kur isha i vogël e urreja fizarmonikën”

E tregon historinë e tij ndaj kujdo gazetari me ndërprerje, jo më shumë nga emocionet, se sa nga fakti për të mos harruar dhe falenderuar të gjithë ata njerëz nga rrethi muzikor që e përqafuan, e ndihmuan dhe e bënë të dojë Greqinë deri në atë masë sa thotë ”Unë tashmë jam edhe këtu edhe atje”.

Kur filloi lidhja juaj me muzikën?

« Kur isha 6 vjec më cuan prindërit e mi në Shtëpinë e Kulturës në Elbasan të mësoj violinën. U dashurova pas saj, u lidha tejmase me mësuesin tim të cilin e shihja si baba të dytë. Por kur u bëra 12 vjec e burgosën për arsye politike. Atëherë nga protesta e brendëshme si fëmijë nuk zura më violinë me dorë ».

Dhe fizarmonikën?

«Në shkollë vendosën të më çojnë për fizarmonikë, vegël të cilën e urreja. Por edhe këtë herë më bëri që ta adhuroja mësuesja ime e shkëlqyer. Më coi në një mësues tjetër në qytet për të mësuar hapat e para. Më pas dhashë konkurs për të hyrë në Akademinë e Muzikës në Tirane. Dicka tepër e vështirë…..Nga 80 vetë që jepnin konkurs vetëm 4 kaluan..»

Në Greqi si erdhët?

«Në 93 vendosa të vij të punoj të mbledh disa lek dhe të kthehem përsëri pas. Telefonova tek një kushëriri im në Athine dhe u nisa me një të njohur në fund të Nëntorit. Ecnim në dëborë për tre ditë dhe tre netë rrjesht. Ftohtë dhe frikë. Orët e fundit thoshim “do zoti na kap policia”. Casti më i vështirë ishte kur kaluam midis disa ushtarëve që kishin ndezur zjarr, duke mbajtur frymën . Uroj të mos e përjetojë dikush tjetër. Por e di që historia ime është edhe e shumë të tjerëve, e mijëra të tjerëve. Arrita deri në Sotili, fshat afër Kozanit. Dhe e bukura është se pas katër vjetësh u ndodha përsëri atje, por kësaj here për një koncert. Dridhesha i tëri ».

Dhe që aty?

«Sapo mbërrita në fshat hodha rrobat e rrugës dhe vesha një palë të pastra që i kisha marrë me vete në një çantë. Më pas shkova tek axhensia e autobusëve dhe kërkova një biletë në greqisht. Ishin të vetmet fjalë greke që kisha mësuar.

“Për ku?” më pyeti vajza e axhensisë por unë nuk kuptoja. “-Athinë? Selanik?» më pyet përsëri. “Athinë” I përgjigjem dhe kështu arrij në Omonia dhe marr në telefon kushëririn. Por ai nuk kishte vend në shtëpi. Më zuri dëshpërimi. Doja të kthehesha pas. Shkoja tek autobuset e policisë dhe u thosha –Alvanos. Por më shikonin të veshur mirë dhe nuk më mblodhën me të tjerët.
Pa asnjë kokër leku flija në disa makina të hedhura afër stacionit të Larisës. Dhe një ditë kur po zbrisja rrugën Pireos pashë një tavernë që po bënte ndërtime. Hyj brenda dhe kërkoj punë.-« Cfarë je-më pyet pronari -shqiptar apo vorioepiriot?-Shqiptar- i them. -Ik -thotë -se nuk kam punë. Por më pas i erdhi keq dhe më thiri përsëri. Prej asaj dite ndryshoi jeta ime».

Si ndryshoi?

«Pas disa ditësh afendikoi më besoi dhe më la të flija në një sofite. Punoja 10 më 12 orë si pjatalarës, por përditë ja merrja mendjen duke i thënë –Unë jam muzikant. Nuk më besonte. Pas tre muajsh pune me lekët që mblodha bleva një fizarmonikë, 280.000 dhrahmi atëherë. Kthehem në darkë në tavernë, marrë fizarmonikën dhe luaj me pasion. Të tjerët luajtën menç».

Dhe që atëherë filluat të luanit muzikë?

«Një kushëriri im punonte në një tavernë në Kesariani më thotë se në tavernën e tij vinin disa muzikantë që luanin me fizarmonikë dhe nxirrnin gjithë ato lek. Por unë kisha turp. Kisha dhe egoizëm. Por ja që dola një dite dhe brenda një ore mblodha 10000 dhrahmi. Natyrisht çasti më i vështirë ishte kur më jepnin lekët në dorë. Skuqesha nga turpi dhe ata që më kuptonin mi fusnin në xhep. Dhe një natë u njoha me muzikantin e shquar Jorgo Pavlato i cili më propozoi të shkoja tek Ilia Liungo.

“U ndikova nga Haxhidhakis”

Muzikën greke e njihnit?

«Dëgjoja disa këngë që quheshin te suksesshme dhe thoja se nuk mund të jetë kaq e keqe muzika greke. Më pas zbulova kengët e vjetra, të ashtuquajturat rebetika, populloret. Dhe nga Liungo i cili më vuri në orkestër mësova Haxhidhakin. U magjeva (magjepsa). Ndikoi kaq shumë tek unë sidomos në mënyrën e të menduarit. Më pas luajta edhe me emra të shquara si me Venecianu, Sabina, Ludoviko. Më njohën dhe më kërkonin. Më pas edhe artiste të tjere. Kana, Kilajdhonis, Zevudhakis, Kalimeri, Karakotas, Kulia, Papazoglu. Por puna ime e dytë ishte tek « Hamam » me Zika dhe Burbas. Ky i fundit me çoi tek Dalara i cili kërkonte një fizarmonicist.

Kur ja tregove këngët e tua Dalarës?

«Kisha turp t’ja tregoja se e shihja që vinin shumë vete tek ai dhe i tregonin Ndërkohe kisha fatin të njihja Agathi Dhimitruka e cila shkruajti vargje edhe për mua. Kështu shkruam së bashku këngën ”Molla” të cilën e këndoi e para Keti Kulia. Ajo bashkëpunonte me Orfea Peridhin i cili më dhuroi disa vargje të Katculit, vargjet magjepse të “Fshatrave të shkretë”. Kështu shkrova muzikën dhe një dite kur po luanim me Dalarën mendova tja këndoj dhe të marr një mendje nga ai në se ja vlenin. U emocionua…..»

Përse në këtë disk zgjodhët këngë tradicionale dhe jo krijimet tuaja?

Sepse kisha synim të tregoja se Ballkani është një i vetëm unik dhe jo se sa këngë të bukura shkruaj unë. Fyhem kur mendoj se europianët ja arritën qëllimit që një grek të shajë një shqiptar dhe një shqiptar një serb. Doja të tregoja se kënga dhe tradita na bashkojnë. Prandaj zgjodhëm këngë nga krahina të ndryshme shqiptare dhe sollëm dhe Valbonën, Artiolën dhe Fatosin të këndonin së bashku me Dalarën. U thashë që po bëjmë një punë me Dalarën për emigrantët. Dhe kjo mjaftonte.».

E njohin Dalaren?

«Jorgo kur del jashtë Greqisë është vetë Greqia. Mendojmë tashmë të shfaqim punën tonë edhe në Shqipëri. E di se si po presin? Dhe sidomos nëna ime.».

Vecse ke gezimin që në fund të fundit ja arritet qëllimit?

Nuk e di në se ja arrita. Përpiqem. Ndoshta nuk është e mirë kjo që them, por akoma nuk kam njohur ndjenjën e gëzimit. Kërkoj prej vetes akoma më shumë Por gruaja ime, nëna ime …ato po, ato gëzohen . »

Aleksandër Marku


Veshja