Faqja kryesore e muzikës Lista e plotë e artistëve Te gjitha albumet TOP-40 Kenget TOP-20 albumet Ndihmë
Muzika Top
   
Menu
  Krijohet rrjeti i Iso-Polifonisë dhe del në shtyp "Iso-Polifonia"  
Në zbatim të Udhëzimit Nr. 1, dt. 09.12.2005 te Ministrit te Kultures “Për ruajtjen dhe promovimin e Iso-Polifonisë popullore Shqiptare-kryevepër e trashëgimisë gojore të njerëzimit”, pika 5, në qytetin e Përmetit u zhvillua aktiviteti për krijimin e këtij rrjeti.
Në aktivitetin në fjalë morën pjesë autoritetet vendore dhe përfaqësues të shoqatave kulturore dhe artistike dhe të grupeve popullore të iso-polifonisë nga zona dhe krahina të ndryshme të Shqipërisë së Jugut. Ndër të tjera morën pjesë Kryetari i Qarkut të Gjirokastrës, Kryetari i Bashkisë, Përmet, N/Prefekti i Përmetit dhe mjaft artistë popullorë të iso-polifonisë. Në takim u theksua ndërtë tjera puna mjaft e madhe që shteti shqiptar dhe MTKRS kanë bërë për Iso-Polifoninë në përmbushje të detyrimeve që lindin pas antarësimit të Iso-Polifonisë si kryevepër e trashëgimisë botërore etj. Në pëfundim të takimit të organizuar nga Seksioni Shqiptar i CIOFF-it, u nënshkrua deklarata që krijon këtë rrjet shoqatash dhe grupesh në mbështetje të kultivimit dhe mbrojtjes së Iso-Polifonisë si dhe u promovua numuri i parë gazetës “Iso-Polifonia”. Takimit ju kushtua një vëmendje e madhe nga mediat televizive si BBC, Dojce Vele, Top Chanel, Vizion +, TVA, A1 dhe televizionet lokale të Gjirokastrës dhe Përmetit.


Veshja