Vaçe Zela dhe Ramiz Kovaçi këndojnë për kënaqësinë tuaj
|
|
Kësaj here në faqen e muzikës paraqiten dy albume të reja nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare: Vace Zela dhe Ramiz Kovaçi.
Vaçe Zela mbetet e paarritshme në interpretimin e muzikës së lehtë shqiptare me zërin dhe pasionin e saj për këngën. Albumi Kënga ime është një permbledhje e këngëve të saj ndër vite. Ramiz Kovaçi, një zë i paharruar i skenës operistike shqiptare, vjen me pjesë të zgjedhura të repertorit më të njohur të muzikës shqiptare dhe asaj botërore. Është një album i rrallë për admiruesit e muzikës klasike shqiptare.
|
|
|
|