Faqja kryesore e muzikës Lista e plotë e artistëve Te gjitha albumet TOP-40 Kenget TOP-20 albumet Ndihmë
Muzika Top
   
Menu
  Intervistë me çiftin e artistëve Raif Hyseni dhe Merita Halili  
Në intervistën për “Tema” yjet e folk-muzikës shqiptare, Merita Halili dhe Raif Hyseni

Me ne këndon dhe vajza jonë Enxhi Hyseni
Raif Hyseni: Për 10 vite nuk ka qenë asgjë e lehtë, dhe siç e dini edhe juve suksesi nuk është i rastësishëm që do të thotë vetëm me punë dhe sakrifica kemi arritur deri këtu. Unë së bashku me Meritën dhe orkestrën time, jo vetëm në Amerikë, Europë, por edhe deri në Japoninë e largët kemi prezantuar muzikën tonë të bukur e të larmishme. Me këtë rast këtu dua të falenderoj të gjithë kolegët e mi nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia që dhanë kontributin e tyre në këtë drejtim. Suksesi ynë është sukses i të gjithë shqiptarëve dhe anasjelltas

Ngaqë aktivitetin tuaj e bëni gjithmonë bashkë, nuk do t’ju ndaja dot as për intervistën. Së pari, po fillojmë me Meritën. Ju Zj. Halili si në Shqipëri dhe kudo në botë vlerësoheni nga publiku si një nga perlat e muzikës Shqiptare. Po mendimi juaj personal cili është?

Merita Halili: Është e vërtetë, sepse gjatë kohës në SHBA nuk jam shkëputur nga aktiviteti im si artiste dhe se e ruaj emrin me punë duke mos e lënë në asnjë momet këngën.

Vlerat tuaja artistike si këngëtare sigurisht që kanë ardhur gjithnjë e në rritje. Talenti juaj është një rastësi në familjen tuaj apo e keni të trashëguar?

Merita Halili: Jo, nga familja ime nuk e kam të trashëguar zërin tim, por Zoti më ka dhuruar zërin dhe talentin, që për mua është një privilegj dhe fat i madh.

- Kur keni debutuar për herë të parë në skenat shqiptare dhe si u ndjetë kur morët duartrokitjet e publikut?

Merita Halili: Kam filluar që në kopësht të këndoj, pastaj kam vazhduar në Pallatin e Pionerëve, nëpër festrivale të pionierëve, më pas vazhdova studimet ne Liceun Artistik "Jordan Misja" në Tiranë degën e kantos. Gjatë kohës që isha në shkollë u aktivizova me Ansamblin "Tirana" ku këndova për herë të parë në festivalin kombëtar "Festivali i Gjirokastrës" në vitin 1983 ku u vlerësova me çmim dhe ndjeva se duartrokitjet e publikut më dhanë një fuqi mbinatyrore që unë të punoja akoma më shumë.

- Gjatë qëndrimit tuaj të shkurtër në Shqipëri tani së fundi, ju dhatë ndonjë koncert artistik atje apo realizuat vetëm CD tuaj të re?

Merita Halili: Po gjatë verës isha në Shqipëri dhe kam inçizuar CD e re me një video-klip e cila tani është në shitje jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi, por nuk dhashë ndonjë koncert atje.

- Gjatë një Koncerti Artistik që u dha në “Battery Park” për komunitetet e ndryshme që jetojnë në Neë York, grupi artistik shqiptar që drejtohet nga bashkëshorti juaj Z. Raif Hyseni ishte një nga grupet muzikore më të preferuara të këtij koncerti. A mendoni se ky është një vlerësim që i bëhet grupit tuaj dhe Shqipërisë njëkohësisht nga institucionet më të larta Artistike Amerikane?

Merita Halili: Po është shumë e vërtetë, edhe vetë institucionet e larta Amerikane dinë se cilin grup artistik të vlerësojnë, dhe për këtë jemi shumë krenarë si nga vlerësimi që na bëjnë Institucionet e ndryshme të Larta Amerikane po ashtu edhe që në të njëjtën kohë me një profesionizëm të lartë ne përfaqësojmë muzikën shqiptare ku jetojnë shqiptarët kudo në botë.

- Zj. Halili, në të gjitha tubimet apo aktivitetet e ndryshme ku ju jeni e ftuar, kostumet tuaja kuq e zi apo edhe me shqiponjën dy krenare është shumë domethënëse dhe tradicionale. Ky është edhe mendimi juaj besoj apo jo?

Merita Halili: Për veç kostumeve tradicionale shqiptare është kënaqësi ta mbashë shqiponjën Dy Krenare në fustanin tim që është e dizejnuar enkas për mua nga dizejnatorja e taletuar Enida Llagami.

- Z. Raif, ju jeni lider artistik i këtij grupi. A mund të na flisni diçka mbi fillimet e karrierës tuaj artistike?

Raif Hyseni: Kam lindur në Mitrovicën e Kosovës, kam mbaruar shkollën e muzikës në Mitrovicë për fiz-harmonikë, pastaj vazhdova Akademinë e Arteve të Muzikës në Prishtinë, Universiteti i Kosovës, mbarova edhe Kolegjin për muzikë këtu në Amerikë në Caldvvell College – për muzikë. Kam marrë pjesë në festivale të ndryshme në Kosovë dhe jashtë saj, kam filluar nga Ansambli "Minatori" Mitrovicë, "Hasan Prishtina" Vushtri, me grupin "Besnikët" Prishtinë, si dhe për një kohë të gjatë pata nderin të punoj me Orkestrën e Radio-Televizionit të Prishtinës nën drejtimin e Isak Muçollit.

- Ju së bashku me Meritën këtë vit festoni 10 vjetorin e bashkëpunimit me këtë grup artistik. Me ç’farë mesazhi do të dilni përpara publikut shqiptar edhe atij amerikan në këtë përvjetor?

Raif Hyseni: Kemi krijuar një experiencë shumë të madhe dhe të mirë, tek Amerikanët kemi qenë, jemi dhe do të jemi urë e madhe bashkëpunimi që amerikanët të kenë rast që të njihen nga afër me muzikën tonë origjinale, ndërsa për shqipëtarët kemi qenë jemi dhe do të jemi gjithmonë pranë tyre në ç’do lloj aktiviteti.

- Gjithashtu nëpër skenat shqiptare këtu në Amerikë kemi parë të ngjitet dhe të debutojë “Hymnin Shqiptar” dhe “Hymnin Amerikan” edhe vajzën tuaj Enxhi Hyseni. Sa vjeçare është ajo dhe kur e vutë re se edhe ajo do të ishte një këngëtare e talentuar?

Raif Hyseni: Enxhi për herë të parë ka kënduar kur ka qenë tre vjeç e gjysëm. Në njërën dorë mbante shishen me qumësht, ndërsa në tjetrën mikrofonin. Ajo ka marrë pjesë në një aktivitet kombëtar këtu në komunitetin tonë në Nevv York, pastaj më vonë ajo i mësoj të dy Hymnet atë Amerikan dhe Shqiptar. Enxhi në qershor të këtij viti mori pjesë si Shqiptaro - Amerikane në festivalin e parë për fëmijë "Diaspora Fest" që u mbajtë në Tiranë ku u prezentua me këngën "Jam shqiptare kosovare" me tekst dhe muzikë timen, dhe mori Çmimin e Ministrisë së Jashtme.

- Gjatë qëndrimit tuaj në SHBA a mund të na flisni diçka mbi aktivitetet e tjera kryesore ku keni marrë pjesë me grupin tuaj artistik drejtuar nga Z. Hyseni dhe a keni marrë ndonjë çmim?

Raif Hyseni: Për 10 vite nuk ka qenë asgjë e lehtë, dhe siç e dini edhe juve suksesi nuk është i rastësishëm që do të thotë vetëm me punë dhe sakrifica kemi arritur deri këtu. Unë së bashku me Meritën dhe orkestrën time, jo vetëm në Amerikë, Europë por edhe deri në Japoninë e largët kemi prezantuar muzikën tonë të bukur e të larmishme. Me këtë rast këtu dua të falenderoj të gjithë kolegët e mi nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia që dhanë kontributin e tyre në këtë drejtim. Suksesi ynë është sukses i të gjithë shqiptarëve dhe anasjelltas.

- Cilat janë projektet e grupit tuaj për të ardhmen?

Raif Hyseni: Unë kam filluar pregatitjen e materialit të CD-së time, dhe do të vazhdojmë aktivitet tona si gjithmonë.

Intervistoi: Mimoza Dajçi, New York


Merita mban veshur fustanin etnografik 90 vjeçar

Merita Halili, është cilësuar për vite me radhë si “ambasadorja” e këngës shqiptare në SHBA. Pasi kanë lënë vendin e saj për një jetë më të mirë në Shtetet e Bashkuara, ajo dhe bashkëshorti i saj Raif Hyseni, tashmë janë shtetas amerikanë, të cilët kanë lindur edhe tre vajza. Si të gjithë emigrantët ata janë munduar të përshtaten për të pasur një jetë të mirë në SHBA dhe e nisën aktivitetin e tyre duke luajtur muzikë për emigrantët shqiptarë nga të gjitha shtetet, hera-herës ata u janë bashkuar ansambleve me vlera kombëtare ku ruhen spektaklet e instrumentave tradicional, përfshi edhe çiftelinë me dy tela dhe defa. Debutimi i parë i sukseshëm, në të cilin Merita Halili ra në sy për nivelin e lartë të interpretimit të këngës popullore, ka qenë në vitin 1983 në moshën 17 vjeçare, duke kënduar këngë popullore shqiptare, të cilat ajo i quan “poezi e pastër”. Më pas, ajo u perfeksionua profesionalisht duke arritur që ta këndojë muzikën tradicionale në një mënyrë tjetër. Merita Halili ka pastruar nga folku kombëtar meloditë e vjetra, ose ato të huazuara, dhe nga kjo veti ajo u bë shumë e dashur për një audiencë të gjerë. Zëri i saj u shpall i fuqishëm profesionalisht dhe kështu Merita Halili i dha jetë të re melodive, duke i çuar ato në një tjetër nivel. Ajo u bë soliste e Ansamblit të Këngës Popullore, dhe ishte nga të parat artiste shqiptare që nisi të inçizonte albumin e saj. Për të nderuar traditat shqiptare, Halili këndon duke mbajtur veshur një fustan 90 vjeçar i cili është punuar me dorë vetëm në argjend dhe ar.

Dh.h.


Veshja