Faqja kryesore e muzikės Lista e plotė e artistėve Te gjitha albumet TOP-40 Kenget TOP-20 albumet Ndihmė

   

  Anita Take: Do tė iki nga kjo botė duke kėnduar  
Nga Mentor HOXHA

Anita Take ėshtė ngjitur nė skenė para 50-vjetėsh, por akoma vazhdon tė kujtohet me nostalgji nga tė gjithė ata qė e kanė njohur atė. Ajo akoma ka mbetur nė kujtesėn e shqiptarėve dhe shumė kėngė tė saj akoma kėndohen edhe sot. Kjo tregon se kėngėtarja e madhe Anita Take me ėmbėlsinė e zėrit dhe interpretimin e shkėlqyer nė skenė, ka lėnė gjurmė tė thella nė historikun e muzikės dhe tė kėngės shqiptare.
E lindur nė njė familje, qė nuk merrej me muzikė, por qė ishin shumė dashamirės dhe pasionantė ndaj saj, Anita Take do t’i jepte familjes sė saj, atė qė nuk ua kishte dhėnė asnjė fėmijė dhe profesion tjetėr. Por, krahas zėrit dhe pasionit pėr kėngėn, ajo pati edhe njė fat tjetėr tė bardhė nė jetė, sepse u njoh dhe lidhi jetėn e pėrjetshme me njė nga kompozitorėt mė tė shquar tė muzikės dhe me themeluesin e muzikės sė lehtė shqiptare, Agim Prodani. Kjo lidhje e saj me njė artist dhe njė mjeshtėr tė kompozicionit, bėri qė Anita Take brenda njė kohe relativisht shumė tė shkurtėr, tė bėhej kėngėtarja mė e kėrkuar pėr artdashėsit shqiptarė. Ajo ka mbi 50 vjet, qė ka kėnduar dhe vazhdon tė kėndojė edhe sot, sa herė qė e thėrrasin. Debutimin e saj tė fundit e ka bėrė tek spektakli “Njėqind kėngėt e shekullit”, ku duartrokitjet e gjata tė njerėzve, qė kishin mbushur plot e pėrplot sallėn, e mallėngjyen pa masė. Pėr kontributin e dhėnė nė muzikė dhe nė kėngė, ajo ėshtė dekoruar nga presidenti me titullin e lartė: “Naim Frashėri i Artė”. Por, ndonėse ajo ėshtė shumė e gėzuar pėr profesionin e saj, pengu i vetėm pėr tė, ėshtė se nuk ka arritur tė filmohet, duke kėnduar nė vitet e saja mė tė mira. Ndėr ēastet mė tė bukura tė jetės sė saj, ajo veēon ditėn kur u bė pėr herė tė parė nėnė, si dhe ēastin kur bashkėshorti i saj, Agim Prodani i tha: “Tė dua”. Ajo ka vendosur tė mos ndahet kurrė nga kėnga, ndaj krahas debutimeve nė skenė gjatė pėrgjatė tre viteve tė fundit dhe tek “Kėngėt e Shekullit”, po pėrgatit edhe albumin e saj tė dytė me kėngėt mė tė mira. Albumin e parė e ka publikuar para njė viti, i cili ėshtė pritur shumė mirė nė publik.

Znj. Take, tashmė emri juaj ėshtė gdhendur nė librin e historisė sė muzikės shqiptare, ēfarė mund tė na thuash mė shumė nė lidhje me arritjet e tua artistike nė kėtė fushė?
Arritjet e mia artistike mund t’i pėrmbledh vetėm me tre fjalė. Punė, punė dhe vetėm punė. Mendoj se nuk mjafton vetėm pasioni dhe talenti pėr tė bėrė diēka nė njė fushė tė caktuar, por natyrisht nė lidhje me suksesin, ka tė bėjė kėmbėngulja, serioziteti dhe qėllimi qė i ke vėnė vetes. Gjithashtu, ka tė bėjė edhe kontrolli ndaj vetes. Kur them kontroll, kam parasysh spektatorin, i cili tė kontrollon nė ēdo hap qė hedh nė kėtė drejtim. Nisur nga kjo, unė kėtė e kam pasur si pikėvėmendje nė jetėn time skenike, muzikore dhe familjare.

Ndonėse jeni njė zė i fuqishėm i muzikės shqiptare, ju keni marrė pjesė shumė pak nė festivalet, qė janė zhvilluar nga Radio-Televizioni Shqiptar, pėrse ka ndodhur kjo me ju?
Ėshtė shumė e vėrtetė kjo qė thoni ju, por ndonėse nuk kam marrė pjesė nė festivale tė kėtij lloji, aktiviteti im nė fushėn e muzikės ka qenė tepėr i dendur. Kjo mė ka penguar tė marr pjesė nė aktivitete tė tilla. Megjithatė, mendoj se festivalet qė janė zhvilluar nga Radio-Televizioni Shqiptar, kanė qenė evenimente shumė tė bukura kulturore, me shumė emocione dhe me njė lloj konkurrence. Por, ndonėse kėtė konkurrencė unė e kam dashur, qėllimi i misionit tim ka qenė tė dal nė skenė dhe tė kėndoj bukur pėr publikun, si dhe tė them atė ēka dua tė them nėpėrmjet kėngės dhe nėpėrmjet vargjeve. Gjithashtu, kam preferuar tė kem korrektesėn time profesionale dhe qytetare pėrballė spektatorit, pasi tė dyja janė tė rėndėsishme pėr njėra-tjetrėn. Nisur nga kjo, edhe pse unė kam marrė pjesė shumė pak nė festivalet e organizuara nga Radio-Televizioni Shqiptar, gjithmonė e kam ndjerė veten shumė mirė edhe jashtė tyre, pasi kam marrė pjesė nė aktivitete tė tjera, po aq tė rėndėsishme dhe mė pranė publikut.

Sa vjet keni qė kėndoni nė skenė?
Jeta ime nė skenė pėrmbledh njė epokė 50-vjeēare. Nė kėtė kėtė periudhė tė gjatė unė kam jetuar si kėngėtare dhe vazhdoj tė jetoj akoma duke kėnduar.

Cilat nga kėngėt mė tė dashura pėr ju?
Unė kam shumė kėngė tė dashura, ndaj nuk mund tė veēoj ndonjėrėn prej tyre. Pėr mua, si kėngė mė tė dashura, janė kėngėt me tematikė shoqėrore dhe ato me tematikė tė dashurisė intime. Pra, kėngė qė kanė pasur melodi tė thjeshta. Kėnaqėsia dhe arritja ime ka qenė se, kėto kėngė, ndonėse kanė kaluar 50 vjet, vazhdojnė tė kėndohen edhe sot nėpėr festat familjare nga brezat e rinj dhe tė moshuar. Duke parė rezistencėn e kėtyre kėngėve dhe interesimin e njerėzve pėr t’i kėnduar ato, mendoj se kjo ėshtė arritja mė e madhe pėr mua dhe krijuesit e kėtyre kėngėve.

Tė ka rastisur tė dėgjosh ndonjė nga kėngėt e tua dhe si tė ėshtė dukur intrepretimi nga kėngėtarėt e tjerė?
Ka pasur shumė raste, kur unė kam dėgjuar kėngėt e mia tė kėnduar nga kėngėtarė tė tjerė. Kjo nuk mė kanė lėnė ndonjė shije tė veēantė, pėrveēse kėnaqėsisė qė kėnga ime jeton. Unė gėzohem jashtėzakonisht shumė, kur dėgjoj kėngėt e mia tė kėndohen nga tė tjerėt dhe nuk rrėmbehem nga i mendimi, qė ata i kėnduan, i kėnduan mė mirė, ose mė keq se unė. Pėr mua nuk ka rėndėsi kush i kėndon, por ka rėndėsi tė jetojė kėnga dhe ajo tė pėrcillet ndėr breza. Kjo mendoj unė ėshtė arritja mė e madhe pėr njė kėngėtar, apo krijues. Kėtu unė nuk kam parasysh ēmimet e marra nėpėr festivale, por ēmimin e madh qė tė jep publiku, duke i duartrokitur dhe i kujtuar ato kėngė. Pra, unė mendoj se kėnqėsinė mė tė madhe nuk ta japin ēmimet, por ta jep publiku dhe jetėgjatėsia e kėngės, duke u transmetuar brez pas brezi.

Kur jeni ngjitur pėr herė tė parė nė skenė?
Kėto janė momente qė natyrisht nuk harrohen. Kam qenė shumė e re kur jam ngjitur nė skenė. Ka qenė viti 1949. Nė atė kohė, kam qenė si amatore nė Shtėpinė e Oficerave, pasi atėherė nuk kishte festivale, nuk kishte as skena, ku ne mund tė dilnim lirshėm, siē dalin sot kėngėtarėt, nuk kishte as televizione pėr tė shpalosur talentin tone.

Si ju lindi pasioni pėr kėngėn?
Kėnga ishte njė ndjenjė qė lindi siē duket bashkė me qenien time. Nė kėtė rrugė mė ka pėrkrahur shumė edhe mamaja ime, e cila e donte shumė artin. Mė pas, nga kėnga nė kėngė, nga debutimi nė debutim, arrita deri nė skenėn profesioniste, kohė kjo kur mblidheshin talentet.

Ēfarė tė kujtohet nga periudha, kur ju hodhėt hapat e para nė rrugėn e muzikės?
Nė kohėn kur unė nisa rrugėn e kėngės, kishte pak kėngėtarė dhe kompozitorė nė Shqipėri. Nė atė kohė ishte njė bėrthamė e vogėl kėngėtarėsh dhe kompozitorėsh, qė kishin studiuar jashtė Shqipėrisė, si nė Austri dhe nė Itali. Unė i pėrkas atij brezi, qė dolėm si luledelet, qė dalin pas njė shiu nė pranverė. Ashtu filluam tė dalim edhe ne katėr, apo pesė kėngėtarė, ku mė pas vitet bėnė qė tė dalin qindra e qindra kėngėtarė, tė cilėt debutuan dhe vazhdojnė tė debutojnė me shumė dinjtet brenda dhe jashtė Shqipėrisė.

Nga familja juaj ka pasur ndonjė qė merrej me art?
Prindėrit e mi kanė qenė shumė artdashės, por nuk e kanė ushtruar nė jetė kėtė profesion. Babai im ka pasur njė vegėl frymore, qė i binte nė shoqėrinė “Vatra” nė Amerikė, ku ai kishte emigruar. Edhe nėna kėndonte bukur. Pra, ka qenė edhe ambienti familjar, qė mė ka ndihmuar.

Ruani ndonjė moment, kur jeni mallėngjyer nė skenė?
Po. Ky ēast prekės mė kujtohet edhe tani dhe lidhet me periudhėn kur mė kishte vdekur nėna ime. Pėr ta larguar dhimbjen dhe pėr tė qėndruar larg zakoneve, unė isha larguar posaēėrisht nga Shqipėria pėr njė turne nė Evropė. Pasi qėndrova mė shumė se tre javė larg Shqipėrisė, mė bėjnė njė telefon dhe mė ftojnė pėr tė marr pjesė nė Festivalin e Pranverės. Nė kėtė festival unė do tė merrja pjesė si e ftuar. Erdha dhe kėndova pikėrisht kėngėn e nėnės, ngaqė nė atė kohė ne ishim nė prag tė festės sė 8-Marsit. Teksa kėndoja kėtė kėngė, befas mu kujtua nėna ime, qė kishte dy javė qė kishte vdekur. Nisur nga kjo, unė u mallėngjeva shumė, saqė shpėrtheva nė lot. Mu trash edhe zėri dhe nisur nga kjo i kėrkova falje spektatorit, qė kishte mbushur sallėn. Mė pas mora frymė thellė, e pėrsėrita kėngėn dhe papritur pashė qė edhe spektatori i prekur thellė dhe i emocionuar nga ajo qė mė ndodhi mua, shpėrtheu nė duartrokitje tė zjarrta. Nė ato momente mua mu duk sikur e pata tė gjallė nėnėn time.

Si kanė qenė marrėdhėniet e Anita Takes me kolegėt dhe, a takoheni tani shpesh pėr tė kujtuar dhe hequr mallin e atyre viteve?
Marrėdhėniet e mia me kolegėt kanė qenė shumė tė mira, madje do tė thoja mė shumė se tė mira. Nė atė kohė, duke qenė se ishim shumė pak kėngėtarė dhe krijues, qėndronim shumė mė afėr njėri-tjetrit. Unė kam pasur partnere dhe partnerė nė skenė, me tė cilėt ruaj kujtime shumė tė bukura. Pjesa mė e madhe e tyre nuk jetojnė mė, por unė i kujtoj akoma me respekt. Kujtoj me respekt edhe ata qė jetojnė dhe kur mblidhemi nėpėr festa tė ndryshme, kujtojmė me shumė nostalgji periudhėn qė kemi kaluar bashkė, si dhe arritjet dhe zhgėnjimet nė fushėn e muzikės.

Krahas arritjeve nė kėngė, njė moment i rėndėsishėm pėr ēdo artist ėshtė edhe periudha bashkėshortore, ēfarė mund tė na thuash mė shumė nė lidhje me kėtė, kur dihet qė bashkėshorti juaj, Agim Prodani ėshtė njė ndėr themeluesit e muzikės sė lehtė shqiptare?
Me bashkėshortin tim, Agim Prodani, jam njohur nėpėrmjet kėngės, meqė ai ishte kompozitor. Ndoshta, zėri mė bėri qė unė tė njihem me njė personalitet tė muzikės shqiptare, qė natyrisht nė atė kohė ai ishte i ri dhe nuk e kishte krijuar atė imazh aq tė bukur qė ka sot. Kėtė njeri unė e kam vlerėsuar shumė. Ai mė kishte piketuar mua si njė kėngėtare, si njė kolege, qė mė respektonte dhe unė pronto nė ēdo moment. Me kalimin e viteve, ne u njohėm mė shumė me njėri-tjetrin, nga ku mė pas na lindi edhe ajo e shkretė dashuri si i thonė, pasi kjo ndjenjė njerėzore nuk ka asnjė recetė dhe vjen nė njė moment, kur ti ndoshta dhe nuk e pret. Jeta ime nė familje ka qenė shumė e ngrohtė dhe me njė mirėkuptim, tė cilin ia uroj ēdo njeriu.

Cila ka qenė pika juaj kyēe nė kėtė lidhje bashkėshortore?
Pika jonė kyēe ka qenė, qė ne e njohėm shumė mirė njėri-tjetrin para se tė binim nė dashuri. Mendoj se kjo ka qenė njė arritje madhe nė jetėn tonė bashkėshortore. Nga kjo martesė na kanė lindur dy djem.

Fėmijėt tuaj, a kanė marrė profesionin e prindėrve tė tyre?
Po. Ata janė shumė tė talentuar. Mė i madhi, Kujtim Prodani, ėshtė kompozitor dhe kantautor. Djali i dytė, Florian Prodani ka mbaruar studimet e larta nė Fakultetin e Inxhinierisė, nė degėn inxhinieri ndėrtimi, por nuk e ka ushtruar fare kėtė profesion. Mė pas ka studiuar pėr informatikė. Edhe atij i pėlqen shumė muzika dhe pėr kėtė vazhdon tė punojė nė piano, nė shtėpinė e tij.

Tani qė jeni nė njė moshė tė thyer, a do tė kėndoni, nėse nga publiku do t’ju vijė njė ftesė?
Patjetėr qė do tė kėndoja. Unė publikut shqiptar i kam shumė borxhe, ndaj sa tė kem frymė do tė kėndoj pėr tė, pasi ka qenė pikėrisht ky publik, qė gjithmonė mė ka pėrkrahur, mė ka mbėshtetur dhe duartrokitur, sa herė qė kam dalė nė skenė. Nė kėto tre vjetėt e fundit, unė kam kėnduar dhe nuk jam ndarė nga kėnga, megjithė moshėn time tė madhe. Nisur nga kjo, mendoj se unė po jetoj pėr tė kėnduar.

Kur keni kėnduar pėr herė tė fundit?
Pėr herė tė fundit kam kėnduar tek “Kėngėt e Shekullit”.

Si t’u duk ajo natė?
Ajo natė pėr mua ka qenė njė mrekulli. Ndaj uroj tė mos e kem natėn e fundit. Unė u befasova, qė ato kėngė tė vjetra dhe me njė tekst, qė ndoshta nuk janė dhe aq tė pėrshtatshme me realitetin e kohės, akoma pėlqehen dhe duartrokiten nga publiku.

Aktualisht, a keni ndonjė dėshirė, qė mendoni ta realizoni sė shpejti?
Aktualisht po mendoj tė realizoj albumin tim tė dytė, me kėngėt e mia mė tė zgjedhura.

Po ndonjė peng tė parealizuar?
Mė vjen shumė keq, qė nuk pata fatin tė filmohem nė jetėn time si kėngėtare.

Cilat mendoni se janė ēastet mė tė bukura nė jetėn tuaj?
Si ēaste mė tė bukura nė jetėn time, mund tė veēoj ēastin kur unė u bėra nėnė pėr tė parėn herė. U gėzova shumė kur mė thane: “Tė ka lindur djalė”. Gjithashtu, ēast tjetėr i bukur pėr mua, ėshtė edhe ēasti kur bashkėshorti im, Agim Prodani mė tha: “Tė dua”. U gėzova shumė, pasi kjo fjalė u shqiptua fort nga ai dhe jo sa pėr tė kaluar radhėn. (Qesh).

Njohja me kompozitorin Agim Prodani, sa tė ka ndihmuar nė jetė?
Mė ka ndihmuar shumė. Ndaj, pėr kėtė unė falenderoj shumė profesionin tim, i cili mė njohu me njeriun, qė mė ka ndihmuar dhe mė ka pėrkrahur pa masė nė rrugėn time artistike. Ai gjatė gjithė jetės sime mbeti pėr mua, jo vetėm njė bashkėshort i mirė, por edhe njė shok dhe koleg shumė i mirė.

Bashkėshorti juaj ka qenė njė kompozitor dhe kompozues i shumė prej kėngėve tė tua, tė gjitha kėngėt e dashurisė, Agimi t’i ka kushtuar ty?
Jo, tė gjitha kėngėt e mia, qė flasin pėr dashurinė janė kompozime tė bashkėshortit tim, por disa nga kėngėt mė intime, tė cilat unė i ruaj akoma, janė kompozuar nga ai. Tematika e kėngėve tė tij ka qenė shumė e larmishme, por disa nga mė pikantet, kur ka qenė temperatura 40 gradė, mi ka kushtuar mua, ndėrsa tė tjerat jo.

-- Gazeta "SOT"


Kėngėt e Anita Takes mund t'i dėgjoni nė faqen e muzikės.

Veshja