|
Albasoul prej disa javësh ka pasuruar repertorin e muzikës me disa nga këngët më të bukura të muzikës shqiptare. Janë këto këngët e spektaklit "100 Këngët e Shekullit" të prezantuar në TV Klan.
Këngët e përzgjedhura nga arkivat e muzikës janë riorkestuar me mjeshtëri dhe interpretohen nga artistët Aleksandër Gjoka, Alma Bektashi, Irma dhe Eranda Libohova, Jonida Maliqi, Kujtim Prodani, Rovena Dilo, Saimir Braho, Sidrit Bejleri dhe Vikena Kamenica. Albumet shoqërohen me kolazhe nga Afërdita Zonja, Agim Prodani, Aleksandër Lalo, Alida Hisku, Anita Take, Avni Mula, Ema Qazimi, Liliana Kondakçi, Myfarete Laze, Pavlina Nikaj, Qemal Kërtusha, Rudolf Stamolla dhe Tonin Tërshana. Me këtë rast përcjellim falenderimet e vizitorëve tanë për TV Klan dhe të gjithë artistët që morën pjesë në realizimin e spektaklit.
Albumet prezantohen në Albasoul falë punës së Mandit nga Elbasani, Ilirit nga Saranda dhe Shigjetës.
|
|
|
|