Faqja kryesore e muzikės Lista e plotė e artistėve Te gjitha albumet TOP-40 Kenget TOP-20 albumet Ndihmė

   

  Tre tenorėt shqiptarė, koncert nė Athinė  
Hushi, Xhema dhe Tusha, koncert pėr emigrantėt shqiptarė nė Athinė

Tre tenorėt nė Broduejin e Athinės
Altin Metaj

Athinė-Tre ndėr zėrat e shkėlqyer tė skenės operistike shqiptare janė bashkuar nė njė koncert nė Greqi. Tė premten nė mbrėmje, nė sallėn e teatrit “Broduei” nė Athinė qindra emigrantė shqiptarė patėn rastin tė dėgjonin tenorėt Adrian Xhema, Kastriot Tusha dhe Agim Hushi si dhe sopranon Ramona Tullumani. Pėr tė gjithė tė pranishmit nė “Broduei” nata e sė premtes do tė mbetet e paharruar. Publiku ka duartrokitur dhe ndierė thellė interpretimin e kėngės “O, ku ka si ti moj Shqipėria ime” e cila ishte dhe kėnga qė hapi koncertin. Sapo ka filluar interpretimi i kėngės salla ėshtė emocionuar. Pothuajse ēdo fjalė, resht apo notė elektrizonte publikun edhe gjatė interpretimeve tė tjera tė tre tenorėve tė cilėt janė shoqėruar nga Orkestra e Radio-Televizonit Shqiptar nėn drejtimin e dirigjentit Bujar Llapaj. Pėr mbylljen e koncertit ishte zgjedhur kėnga “Eja ,eja luleborė”.
Koncerti i Athinės, ndoshta i pari i kėtyre pėrmasave pėr komunitetin e emigrantėve shqiptarė, u dha falas pėr emigrantėt. Ai tregoi edhe njėherė se ekzistojnė tė tjera mėnyra shumė larg parullave politike dhe nacionaliste qė shqiptarėt ta ndiejnė veten shqiptarė. “Ishte njė atmosferė ashtu siē mund tė jetė ajo e shqiptarėve tė cilėt jo vetėm punojnė nė vend tė huaj dhe qė nganjėherė vuajnė atė fobinė, njė lloj racizmi diku tė shprehur, diku tė pashprehur. Njerėz qė vijnė dhe marrin njė mesazh qė mund ta japė vetėm arti, pasi arti ka njė fuqi tė tillė qė s’e ka as feja vetė. Ishin emocione tė jashtėzakonshme”,- komenton pas shfaqjes tenori Agim Hushi, i cili edhe pse jeton e punon nė Australi gjatė kėsaj kohe ndodhet nė Shqipėri pėr premierėn e operės “Turandot” dhe pėr zgjedhjet parlamentare, pasi tenori ėshtė paraqitur si kandidat e i Partisė Socialiste nė qytetin e Kavajės. “Nuk ishin thjesht duartrokitje, ishin lot njerėzorė. Personalisht kam pėrjetuar shpesh emocione tė tilla me shqiptarė nė vende tė ndryshme tė botės, por kishte njė specifikė kjo e spektatorit shqiptar nė Greqi. Spektatorėt morėn atė mbrėmje njė inxheksion kombėtar dhe krenarie tė ligjshme. Kėto ishin ato qė unė ndieva gjatė koncertit. Ishte njė rrymė emocinesh e cila pėrshkoi skenėn dhe spektatorėt njėkohėsisht. Ishte njė emocion i cili ėshtė e pamundur tė pėrshkruhet me fjalė”,- pėrfundon Hushi. Njė natė pas koncertit, nė ambientet e ambasadės shqiptare nė Athinė u mbajt njė konferencė pėr shtyp. Producenti i koncertit “Tre tenorėt”, Edmond Tullumani, pasi falenderoi ambasadorin shqiptar nė Greqi, Bashkim Zeneli, pėr mbėshtetjen si dhe gazetėn “Tribuna” theksoi se ky ishte koncerti i parė i tre tenorėve nė Greqi, por jo i fundit.

Veshja