Faqja kryesore e muzikës Lista e plotë e artistëve Te gjitha albumet TOP-40 Kenget TOP-20 albumet Ndihmë
Muzika Top
   
Menu
  Ledina Çelo në Eurovizion 2005, në 10 finalistet  
Shikoni videon e Ledina Çelos në Eurovizion, "Tomorrow I go". Për të dëgjuar këngën të kënduar në shqip, "Nesër shkoj", klikoni këtu. Më poshtë do të gjeni një intervistë me Ledina Çelo nga Kievi, rezultatin e votimit të teleshikuesve me anë të telefonave, një album me foto të delegacionit shqiptar në Kiev të Ukrahinës, ku edhe mbahet Eurovizion 2005.
Intervista e Eurvosion.tv me Ledia Çelo

Pas nje sesioni të gjatë fotosh në konferencën e shtypit, ish-modelia Ledina ishte më në fund gati për disa pyetje.

eurovision.tv: Përshëndetje Ledina, gëzohem që ju takoj. Më duket se fotografët janë më të preokupuar me pamjen tuaj fizike se sa me të kënduarit tuaj...

Ledina Çelo [qesh]: Jam mësuar me ta. Koha që kalova si modele ishte një eksperiencë e mirë. Mendoj se shumica e gocave duan që në një moment në jetën e tyre të merren me modelim dhe mua m'u dha ky shans. Por tani unë jam këtu për të kënduar dhe të përfaqësoj vendin tim dhe kjo ka vlerë.

eurovision.tv: Mund të na thuash diçka ne lidhje me influencat tuaja muzikore? Ju udhëtoni shumë kështu që duhet të jeni influencuar shumë.

Ledina Çelo: Po u them kaq gjë: para së gjithash, Ledina është këngëtare. Qëllimi im është të gërshetoj bukurinë fizike me zërin. Rrënjët e mia gjenden në muzikën klasike sepse kam shkuar në Akademinë e Arteve të Bukura, ku studiova muzikë klasike. Muzika ime e preferuar është hip-hop dhe R&B. Dhe adhuroj Whitney Houston dhe Aretha Franklin. Kam kënduar edhe disa versione te këngeve të tyre në disa koncerte. Por kur vjen fjala tek Eurovizioni, dua ta vë theksin se sa jamë influencuar nga muzika tradicionale shqiptare.

eurovision.tv: Pra keni zgjedhur këtë lloj muzike në mënyrë specifike për konkurimin në Eurvozion?

Ledina Çelo: Po, pa dyshim. Në Eurovizion njerëzit dëgjojnë muzikën dhe në shumicën e rasteve e njohin se nga cili vend vjen. Dhe duke qënë se unë jam duke përfaqësuar vendin tim, Shqipërinë, dua që njerëzit të familjarizohen me muzikën tonë të mrekullueshme tradicionale. Prandaj ka një domethënie të madhe për mua interpretimi i një tingulli tradicional shqiptar. Pra dua të them se nuk do të vlente po të këndoja një këngë të Tina Turner këtu [qesh].

eurovision.tv: Thjeshtë në teori, sikur të kishe mundësinë të zgjidhje midis një kënge të mirënjohur pop dhe të një kënge tradicionale shqiptare, cilën do zgjidhje?

Ledina Çelo: Hmmm, kjo është pyetje e mirë. Por për mua, Eurovizioni nuk do të thotë të konkurosh në mënyrën e parë. Është një festë e të gjithë vendeve evropiane. Prandaj do zgjidhja këngën time në të gjitha rastet. Më lejo të shpjegohem. Për mua, konkurimi është një hap i madh drejt një dëgjuesi ndërkombëtar. Je më në dukje. Dhe pasi të interpretoj "Nesër shkoj", mund të mendojmë se si mund ta ndryshojmë stilin pak. Por mendoj se kjo ështe një strategji më e mirë. Dhe mund të mbështetem edhe tek mbështetja e shqiptarëve në gjithë Evropën. Dhe kjo nuk duhet nënvlerësuar!

eurovision.tv: Mirë, atëherë le të pretendojmë se ti fiton të shtunën. Çfarë do të bëni ju dhe çfarë mund të presim nga Shqipëria si vendi organizator i Eurovizionit vitin tjetër?

Ledina Çelo: Nëse do të fitoja? [duket paksa e frikësuar]. Sinqerisht, nuk e kam mbledhur mendjen akoma. Por nëse Shqipërisë do t'i duhej të organizonte Eurovizionin vitin që vjen, ju siguroj që stili i muzikës që po ju sjell unë këtu në Kiev do të bëhej shumë më popullor. Do t'i tregonim të gjithëve sa i bukur është vendi ynë dhe se të gjithë janë të ftuar që të vinë e ta vizitojnë. Kemi njerëz të mrekullueshëm e të dashur. I bëjne të gjithë që kanë vizituar Shqipërinë që të duan ta vizitojnë përsëri. Dhe nuk po ua them këtë vetëm e vetëm se unë jam shqiptare! [qesh]

eurovision.tv: Shpresoj të mund të shihemi përsëri vitin tjetër. Do t'i mbaj gishtat e kryqëzuar për ju. Faleminderit për intervistën!

Përgatiti në shqip, stafi i Albasoul.



Teksti i këngës në shqip dhe anglisht

"Nesër shkoj"

Muzika nga Adrian Hila
Lirika nga Pandi Laço


Mos u trishto,
Ti e kishe enderruar nje
Vello te bardhe,
Nena ime me beko
Dhe mos qaj,
Neser do te shkoj,
E fundit nate...

A e mban mend,
Sa e kishe imagjinuar
Fustanin e bardhe,
Edhe une kam fatin
Si c'do vajze,
E di do me mungojne,
Te embelat fjale...

Ndoshta do qaj,
Se malli
Ty do te marre,
Do te marre!

Eh ri-ti-da, eh ri-ti-da,
Le te bie nje daulle,
Eh ri-ti-da, eh ri-ti-da,
E gjithe bota le te tundet,
Kenga te filloje,
Oh po dasma mos mbaroje,
Ti-ti-ta.

Eh ri-ti-da, eh ri-ti-da,
Le te bie nje daulle,
Eh ri-ti-da, eh ri-ti-da,
E gjithe bota le te tundet,
Kenga te filloje,
Oh po dasma mos mbaroje,
Ti-ti-ta-ti.

Neser do shkoj,
Do te dal une nga kjo porte
Me yllin e bardhe,
Me percill ti nena ime
Dhe ma fal,
Lotin e arte,
Te embelat fjale...

Ndoshta do qaj,
Se malli
Ty do te marre,
Do te marre!

Eh ri-ti-da, eh ri-ti-da,
Le te bie nje daulle,
Eh ri-ti-da, eh ri-ti-da,
E gjithe bota le te tundet,
Kenga te filloje,
Oh po dasma mos mbaroje,
Ti-ti-ta.

Eh ri-ti-da, eh ri-ti-da,
Le te bie nje daulle,
Eh ri-ti-da, eh ri-ti-da,
E gjithe bota le te tundet,
Kenga te filloje,
Oh po dasma mos mbaroje,
Ri-ti-ta-ti.

Hou!

Ooooooooooooooh,
Ri-ti-da, eh ri-ti-da,
Kenga do te filloje,
Oh po dasma mos mbaroje,
Ti-ti-ta-ti!



“Tomorrow I go”

Music by Adrian Hila
Lyrics by Pandi Laco

Please don’t be sad
It’s like you’ve always dreamed
I wear the white veil
Oh, mother bless me pleaaaaase don’t you cry

Tomorrow I go
The last night falling
Oh, do you recall
How I would imagine
a white wedding dress
and now finally my time
time is here

I know that I will miss
Your sweet words singing
Maybe I’ll cry
Still I hope you will sing
Sing for me

Di di da di di da
Lift the drum beat, raise your voice
Di di da di di da

May the whole world shake as one
Let the song begin
Celebrate the dance within
Tomorrow I go

I will walk out this door
With the first star of night
It’s time to say goodbye
Give me now
Your golden tear
Your sweet words singing
Maybe I’ll cry
Still I hope you will sing - Sing for me


Foto nga Eurovizioni i këngëtares shqiptare

Stafi i Albasoul ka krijuar nje album të veçantë me foto të këngëtares në Eurovizion 2005. Mund ti shikoni fotot duke vizituar http://galeria.albasoul.com/eurovizion2005.


Ledina Çelo do të konkurrojë në natën finale të 10 të të mirëve

Pas konkurimit të këngëtarëve, nga votimi me anën e telefonave u zgjodhën 10 finalistët e natës së fundit, të cilët janë:

1. Hungaria.
2. Mbrëtëria e Bashkuar
3. Malta
4. Romania
5. Norvegjia
6. Turqia
7. Moldova
8. Shqipëria
9. Qipro
10. Spanja

Stafi i Albasoul i uron suksese delegacionit shqiptar ne natën finale te 21 majit.


Veshja