Gaqo Çako, një album për 70-vjetorin
|
|
Në moshën 70-vjeçare, tenori Gaqo Çako ka nxjerrë albumin e tij të parë. Mbrëmë, në hollin e Teatrit të Operës dhe Baletit, në prezencën e miqve, kolegëve dhe adhuruesve të këngës së tij, Çako ka promovuar këtë album të titulluar “Gaqo Çako”. Në këtë album janë përfshirë 26 këngë dhe arje të shkëputura nga repertori i artistit. Ato janë interpretuar në vitet 1980-1988, në kulmin e karrierës së këngëtarit. Albumi është i përbërë nga dy kompaktdisqe, me arie e muzikë qytetare. Kompaktdisku i parë është një përmbledhje ariesh të shkëputura nga vepra të mëdha të muzikës botërore, si “La Boheme”, “Aida”, “Cavalleria Rusticana” e shumë të tjera, të cilat i kam interpretuar gjatë viteve në skenën operistike. Ndërsa kompaktdisku tjetër, është një përmbledhje këngësh shqiptare, të përpunuara për tu kënduar nga këngëtarë lirikë, nga mjeshtrit e muzikës shqiptare, si Gjon Simoni, Çesk Zadeja, Tonin Arapi, e shumë të tjerë. Disa prej këngëve të përfshira në këtë CD, janë “Për mu paska ken kismet”, “Asaman asaj furie”, etj. Por ky nuk do të jetë albumi i fundit i këngëtarit, i cili ka një repertor shumë të gjerë. Së shpejti ai do të nxjerrë një tjetër përmbledhje ariesh e këngësh, si dhe një të tretë, ku do të përfshijë duete të realizuar me bashkëshorten e tij, Luiza Çako.
|
|
|
|