|
Kemi sot nderin të prezantojmë një nga albumet më të bukur të muzikës së lehtë nga artistja Anita Bitri, që u nda papritur nga kënga dhe nga publiku që ajo deshte aq shumë. Ju ftojmë të kujtoni Anitën duke i kënduar dashurisë në skenat e festivaleve. Albumin e sjellin në Albasoul miqtë e afërt të Anitës, që vetëm pak ditë më parë kanë publikuar edhe albumin e saj të fundit, "Ç`do gjë është e mundur".
Vitin e Ri 2005 e presim me këngët Rock'n Roll të artistit të njohur, Agron Berisha. E kush nuk i ka dëgjuar hitet "Vetëm 5 minuta" dhe "Miss Albania"?! Këto këngë dhe plot hite të tjera mund ti dëgjoni në repertonin e Agron Berishës që e sjell për ju Mesnata, anëtare në Forumin Shqiptar. E falenderojmë Mesnatën për punën e saj të pashlyeshme për albumet e Agim Tejecit, Agron Berishës, Elita 5, Fisnikët, e plot të tjera që i kemi ruajtur për 2005-ën.
Dëgjim të këndshëm dhe Gëzuar Festat!
|
|
|
|