Faqja kryesore e muzikės Lista e plotė e artistėve Te gjitha albumet TOP-40 Kenget TOP-20 albumet Ndihmė

   

  Ledina Ēelo shkon nė Festivalin Evropian  
Ēmimet e Festivalit tė 43-tė kėngės nė RTSH

Ēmimi i parė Ledina Ēelo “Nesėr do tė shkoj”
Ēmimi i dytė Luiz Ejlli “Hėna dhe yjet dashurojnė”
Ēmimi i tretė Jonida Maliqi “Frikem se tė dua”
Ēmimi i tė rinjve Trioja nga Kosova “Flakaresha”

Alma Mile

Ledina Ēelo do tė pėrfaqėsojė Shqipėrinė nė Eurofest 2005. Eshtė mbyllur mbrėmė, Festivali i 43-tė tė Kėngės nė Radio Televizionin Shqiptar. nė bazė tė votimit tė jurisė, por edhe spektatorit, ēmimin e parė tė kėtij viti e ka fituar kėnga “Nesėr do tė shkoj”, kėnduar nga Ēelo, me muzikė tė Adi Hilės e tekst tė pandi Laēos. Ēmimin e dytė e ka fituar shkodrani simpatik, Luiz Ejlli me kėngėn e Shpėtim Saraēit, “Yjet dhe hėna dashurojnė”. Kjo kėngė do tė pėrfaqėsojė Shqipėrinė nė Festivalin e Mesdheut. Ēmimi i tretė i ėshtė dhėnė kėngėtares Jonida Maliqi, me njė tjetėr kėngė tė Adi Hilės. Ndėrsa ēmimin e tė rinjve e kanė marrė tre “Flakareshat” nga Kosova, Vesa Luma, Teuta Kurti dhe Rona Nishliu. Tre vajzat do tė pėrfaqėsojnė pėr tė parėn herė muzikėn shqiptare nė Festivalin Evropian tė tė Rinjve. Pėr herė tė parė nga njė festival dalin tri kėngė pėr nė tri festivale ndėrkombėtare, ose “trinjakėt” si u quajtėn ndryshe. Ky ka qenė edhe mesazhi qė regjisori Pali Kuke ka dashur tė japė nėpėrmjet numrit koreorafik qė ēeli natėn finale e qė u mbyll me njė atmosferė dasme. Pas prezantimit tė 32 kėngėve, nė natėn finale kanė mundur tė kualifikohen vetėm 18 kėngė, mes tė cilave ato tė interpretuara nga Marsida Saraēi, Saimir Braho dhe familjae tij e re, Jonida Maliqi, Arbėr Arapi dhe Rosela Gjylbegu, Mariza Ikonomi, treshja nga Kosova, etj, tė cilėt kanė risjellė edhe njėherė ritme ballkanike e folk me shumicė nė skenėn e festivalit. Pjesa e parė e mbrėmjes ka ecur me njė ritėm tė shpejtė, ku ndihej tempi i garės e mė pas, juria e pėrbėrė nga emra tė njohur tė artit, si Hajg Zaharian, Edison Miso, Edit Mihali, Suzana Turku, etj, por edhe publiku pėrmes numrit tė telefonit tė vėnė nė dispozicion nga AMC, kanė votuar e pėrzgjedhur fituesit. E ndėrsa shoshiteshin emrat e fituesve, skenėn e kanė “pushtuar” tė ftuarit. Ashtu siē ėshtė kthyer edhe nė traditėn e festivalit, nuk mund t’i mungonte kėsaj mbrėmjeje, kėnga fituese e njė viti mė parė dhe njėkohėsisht e para pjesėmarrėse nė festivalin Evropian, “Dua tė bėhem imazhi yt” dhe Anjeza Shahini. Ndėrkohė qė tė tjera nota, ka sjellė kėngėtari italian Luka Barbarosa, i cili duket se ėshtė dashuruar pas Shqipėrisė, pasi ėshtė e treta herė qė vjen nė vendin tonė, brenda pak muajsh. Ai ka kėnduar njė nga kėngėt mė tė preferuara tė shqiptarėve “Portami a ballare” dhe njė kėngė tė albumit tė tij mė tė ri. Pa dyshim, pėrveē fituesve, njė tjetėr surprizė e mbrėmjes finale ka qenė edhe Rusllana “e egėr” ukrahinase, e cila solli jo vetėm atmosferėn e Festivalit Evropian, por edhe ritmet e lėvizjet ukrahinase. Pjesė e spektaklit kanė qenė edhe prezantuesit Leon Menkshi e Huejda El Sajed, e cila iu kthye origjinės si balerinė nėn njė ritėm hip-hop, pėr tė kaluar tek notat e kėndshme tė Patricia Kass. Njė natė e tillė, padyshim qė ngjallte emocione tė forta, garė, spektakėl, ritėm…, e ndoshta kjo ka qenė edhe arsyeja pse prezantuesit e ēoroditėn pak publikun me ēėshtjen e ēmimeve, megjithatė sė fundmi u kuptua: Ēelo shkon nė Evropian, Ejlli nė Mesdhetar dhe tre kosovaret nė Evropianin e tė rinjve.


Rusllana e “egėr” nė skenėn e festivalit
Ka ardhur nga Ukrahina sė bashku me albumin e saj “Wild”. Pas kėngėtarit maqedonas Toshe Projevski e fitueses sė Festivalit tė Mesdheut, italianes Linda Valori, nė skenėn e festivalit ka ardhur njė tjetėr fituese. Rusllana, ukrahinasja e egėr qė fitoi ēmimin e parė nė Festivalin Evropian, ka ardhur dje nė Tiranė. Sapo ka mbėrritur nė aeroport, ajo ka shprehur kėnaqėsinė qė ndodhej nė Shqipėri. “Eshtė hera e parė, por shpresoj tė mos jetė e fundit”, - ka thėnė ajo, e paduruar pėr tė kėnduar pėr publikun shqiptar, por edhe pėr tė mėsuar se cila do tė jetė kėnga, qė do tė shkojė nė Evropianin 2005, nė Ukrahinė. Nė skenėn e festivalit ajo ka kėnduar kėngėn e saj tė zjarrtė “Wild dancing”, si njė tjetėr kėngė, qė sipas saj tashmė ėshtė njė hit, jo vetėm nė vendin e saj. Ajo ka kėnduar sė bashku me publikun, i cili ėshtė ndezur nėn ritmet e gėzueshme, tė ardhura prej Ukrahinės.

Ēmimet 2004
Ēmimi i parė Ledina Ēelo “Nesėr do tė shkoj”
Ēmimi i dytė Luiz Ejlli “Hėna dhe yjet dashurojnė”
Ēmimi i tretė Jonida Maliqi “Frikem se tė dua”
Ēmimi i tė rinjve Trioja nga Kosova “Flakaresha”

19/12/2004
Gazeta Shekulli (shekulli.com.al)

Veshja