Festivali XIV Artistik i Këngës e Valles Shqiptare në Amerikë
|
|
3000 shikues shqiptar, çmimi me i lartë per popullarizimin e vlerave tona jasht atdheut. Lehman Ceneter Bronx NY : Më l4 tetor 2004 u zhvillua në Bronks - New York, Festivali i XIV-të Artistik i Këngës e Valles Shqiptare në Amerikë, organizuar nga Qendra " "Nënë Tereza" e Kishës Katolike "Zoja e Shkodrës" në Hartsdale - (NY). Në këtë festival si çdo vit marrin pjesë , artistët, muzikantët e këngëtarët e vallëtarët shqiptarë, të cilët për arsye, kohë, e rrethana të ndryshme, dihet se lanë vendlindjen dhe shtruan aktivitetin e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Festivalin e XIV-të Shqiptar, që u mbajt të djelën në mbrëmje në" Lehman Center for the Performing Arts" në adresën 250 Bedford Park Boulevrad, Bronx, New York, e ndoqën rreth 3000 vetë. Ky ndoshta do të jetë deri tani edhe suksesi më i madh kulturës dhe muzikës shqiptare në diasporë, meritë e regjisorit të këtij festivali zotëri. Gjon Dedvukaj, dhe drejtorit të këtij festivalit, zotëri Mark K. Shkreli. Gjatë gjithë kohës të përgatitjes së këtij festivali, ra në sy serioziteti dhe rëndësia që i kushtuan drejtuesit e këtij festivali, për të arrirë këtë sukses të plotë, ashtu si në vitet e kaluara.
Në skenë dolën grupe vallëtarësh, këngëtarësh e instrumentistësh nga të gjitha trevat, duke interpretuar sipas programit më se 34 pika të ndryeshme. Festivali, ishte i pasur me këngë e valle, humor e pjes instrumentale, skeçe e parodi, valle e melodi të zgjedhura shqiptare, të të gjitha krahinave. Festivali u hap me një program skenik me motive nga Shqiperia e Veriut, pergatitur nga z. Fran Shala, dhe me këngën "Këngë maja krahu" nga Hysen Ulaj dhe djali i tij Leart Ulaj, si dhe një këngë me lahutë nga rapsodi Gjon Dedvukaj.
Festivali i XIV-të Artistik i Këngës Shqiptare, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është një festival madhështor kulturor mbarëkombëtar, në rang komunitar. Festivali Artistik i Këngës e Valles Shqiptare në Amerikë, është manifestimi më i madh kulturorë i botës shqiptare, i organizuar për çdo vit, nga Qendra " "Nënë Tereza" e Kishës Katolike "Zoja e Shkodrës". Qysh nga edicioni i tij i parë në vitin 1990 e deri tani janë organizuar 14 edicione. Duke ushtruar një ndikim të madh si brenda dhe jashtë Amerikës, tek shqiptarët. Krahas përhapjes së emrit të këtij festivali në botën shqiptare, në këtë festival janë tërhequr çdo vit më shumë trupa të njohura vallëtarësh, muzikanësh, këngëtarësh e recituesish, edhe nga më të njohurit në bashkësinë shqiptare në Amerikë, por edhe në vendlindjen e tyre.
Njëri prej organizatorëve kryesor të këtij Festivali, i njohur për mënyrën e organizmit të këtyre festivalve, zotëri Mark K Shkreli, tha se : Organizimi i shkëlqyer edhe kësaj herë në New York, pjesmarrja e të gjithë këngëtarve dhe vallëtarve të komunitetit, bëri që ne të realizojmë një koncert që ka tërhequr rreth tre mijë shikues. Shkreli, i tha gazetës kombëtare Bota sot se:" Një përshëndetje të shkurtër bëri Dom Pjeter Popaj, famullitar i Kishës "Zoja e Shkodres", në Hartsdale - Nju Jork. Dom Pjeter Popaj, përshëndeti të pranishmit, dhe falenderoi grupin organizativ, artistët që vit pas viti marrin pjesë në festival pa kurrefarë shpërblimi, falenderoi me së shumti rreth 3000 shikuesit, që e kishin mbushur sallën e koncerteve plot e përplotë. Njëkohësishtë, me këtë rastë, tha Shkreli, Dom Pjetër Popaj, përkujtoi edhe tragjedinë që i ndodhi e këngëtares vlonjate Anita Bitri, së ëmës dhe së bijës së saj, Siborës. I përnderëshmi Dom Pjeter Popaj, famullitar i Kishës "Zoja e Shkodres", në Hartsdale - Nju Jork, me këtë rast u'a urojë të gjithë besimtarve musliman Bajramin e Madh.
Kënga për Nënë Terezen e kënduar nga këngëtari mirënjohur dibranë Haxhi Maqellara, ishte kënga që korri më shumë duartrokitje. Shikusit e shumtë gjithashtu pëlqyen edhe këngën me titull: "Me këto këngë më lindi nana", e voglushit Albert Stanaj, Vallen e Tiranës e ato të interpretura prej grupit çam të Bostonit, si dhe melodrama "Kthehu o bir" me regji të Nik Gjuravcaj. Një veçanti e këtij festiavli është se përveç këngëve, valleve, melodive popullore e recitimeve, në këtë festval organaizohen edhe takimet midis, këngëtarve, valltarve, muzikantëve dhe artistëve me bashkëatdhetarët në mjediset e sallës së koncerteve në Lehman Center. Këto takime në këtë festival i kanë tërhequr vazhdimishtë shumë së shumti bashkëatdhetarët tanë në New York. Në këto takime shfaqen, para spektatorve trupat artistike profesioniste dhe amatore, të ardhur nga krahinat e ndryshme të mbarë vendit, të cilat më pasë bëhen të njohura dhe miq të artëdashësve shqiptarë, në Amerikë. Gjatë këtij festivali, në fund u organizua për të gjithë të pranishmit një darkë e zgjedhur, me të gjitha llojet e ushqimit tradicional nga kuzhina dhe specialiteti i vendlindjes.
Darka pas festivalit edhe kësaj rradhe qe e begatshme me shumë ushqime tradicionale të gatuara nga amviset e komunitetit shqiptar. Muzikë, vallëzim dhe këngë e kanë shoqëruar festën e madhe të muzikës popullore shqiptare deri në orën një të pasmesnatës. Ky ishte një ndër aktivitet më të rëndësishëme të muzikës shqiptare në diasporë i ndjekur nga rreth 3'000 spektatorë. I pranishëm në Festivalin e XIV-të Artistik i Këngës e Valles Shqiptare në Amerikë, organizuar nga Qendra " "Nënë Tereza" e Kishës Katolike "Zoja e Shkodrës" në Hartsdale - (NY), ishte edhe kleriku i mirenjohur nga Kosova, i përndershmi Dr. Dom Lush Gjergji.
Beqir Sina
BOTA SOT 16-11-2004
|
|
|
|