Faqja kryesore e muzikės Lista e plotė e artistėve Te gjitha albumet TOP-40 Kenget TOP-20 albumet Ndihmė

   

  Sherif Merdani: Nga skena nė birucė  
KENGETARI I NJOHUR SHQIPTAR SHERIF MERDANI, RISJELL EMOCIONET E FESTIVALIT TE 11-TE, JETEN E TIJ PAS DALJES NGA BURGU, PASIONIN PER KENGEN DHE PERKUSHTIMIN NDAJ FAMILJES

Perkushtimi im ndaj kenges dhe familjes

Se kenduam "Let it Be"
"Se kenduam Let it be"...- E veshtire per t'u besuar nga te rinjte e sotem, por e vertete. Do te denoheshin me shume vite burgim, do te braktiseshin nga njerezit me te dashur, familjet e tyre do te internoheshin ne fshatrat me te humbura te vendit, vetem sepse nen euforine e moshes, ata imituan "Bitellsat" duke kenduar "Let it be". Me kete titull kenge, kengetari i njohur shqiptar Sherif Merdani arrin te percjelle ne te njejten kohe emocione, dhimbje, revolte... Dhe po kete titull, ai te jep si pergjigje, ndersa e pyet per arsyen e burgosjes se tij per 16 vjet me radhe. Atehere ai ishte ne kulmin e moshes, ne kulmin e karrieres se tij muzikore, ne momentet me te bukura te lirise, e cila iu rrembye per t'iu kthyer vetem ne vitin 1989. Gjithcka ndodhi menjehere pas festivalit te 11-te, qe ishte nje shperthim i jashtezakonshem per vitet e atehershme. Por ishte teper shpejt per t'u pranuar, pasi kushtet ne Shqiperi nuk ishin pjekur ende per nje emancipim te tille kulturor dhe shoqeror. Kundershtia dhe mospranimi kerkonin medoemos edhe viktima. Padyshim qe i pari, do te ishte kengetari i suksesshem, i cili shume shpejt ishte bere i njohur nepermjet kengeve te tij te mrekullueshme, te vleresuara vazhdimisht me cmime te para, e ne menyre te vecante me "Kengen e nenes". Sherifi duhej te ishte edhe "koka e turkut" per te kercenuar keshtu te tjeret qe do te guxonin te ngrinin krye. Por pasioni per kengen, arrin te mbijetoje edhe ne qeli, derisa nje dite, Sherifi i rikthehet serish asaj qe kishte dashur gjate gjithe jetes. Madje, dashuria per kengen vjen me e zjarrte se sa dikur... Nje koncert ne Shkoder, behet shkak qe ai te gjeje edhe gruan me te cilen do te ndante te mirat dhe te keqijat e diteve qe do te vinin. Ai njihet me Rozalben, nje pedagoge matematike, e cila e ben te ndryshoje mendimin qe kishte per martesen. Fryt i marteses se tyre eshte Gerardi, nje djale i bukur dhe i talentuar, qe aktualisht eshte 11 vjec. Gjate viteve te demokracise, paralelisht me muziken, Sherifi ka luajtur edhe rolin e diplomatit. Ai ka qene sekretar i pare per shkembimet kulturore per disa vjet, fillimisht ne ambasaden tone ne Itali dhe me pas ne Rumani. Detyra e tij ishte promovimi i kultures shqiptare ne keto shtete. Aktualisht, ai eshte punonjes i Institutit Kombetar te Diaspores Shqiptare, prane Ministrise se Jashtme.

Intervistoi: Esmeralda Gjoka

Si fillim, do te deshiroja te flisnim per festivalin e 11-te, i cili ishte nje bum i vertete per periudhen e atehershme. A mund t'i kujtoni emocionet e atij aktiviteti?

- Per festivalin e 11-te eshte folur shume. Megjithate, njeriu ka nevoje te kujtoje her` pas here emocionet e tij, ndoshta ne kendveshtrime te reja. Festivali i 11-te ishte i udhezuar nga vete shteti i asaj kohe, i cili deshironte t'i tregonte Evropes qe ketu paralelisht me komunizimin, zhvillohej edhe nje muzike mjaft perparimtare, ne nivele evropiane. Edhe udhezimi qe iu dha kompozitoreve apo kengetareve, ishte pikerisht ky: Duhet t'i tregojme Evropes se ne c'nivel ka arritur muzika shqiptare. Nisi menjehere nje pergatitje e jashtezakonshme, me krijim dhe kompozim kengesh kushtuar dashurise. Ishte hera e pare qe anashkalohej motivi per partine, per udheheqesit e asaj kohe dhe tema kryesore e kengeve qe do te kendoheshin, ishte dashuria. Festivali ishte nje organizim i persosur, qofte nga ana skenike, qofte persa u takon materialeve muzikore, orkestracioneve dhe mbi te gjitha, persa u takon interpretimeve. Ne skene u paraqiten kengetare te rinj dhe te vjeter, te cilet kenduan ne menyre mjaft cilesore. Rezultati ishte i shkelqyer. Do te doja te sillja ne vemendjen tuaj nje moment te atij festivali, ku kam qene deshmitar okular. Ne provat gjenerale, asistonte edhe zoti Ramiz Alia qe ne ate kohe, ishte sekretar i Byrose Politike per artet. Pasi u njoh me aktivitetin e festivalit, ai therriti Nikolla Zoraqin, drejtorin e festivalit, te cilin e pergezoi per punen e bere me fjalet: "Ju lumte. Me kete organizim, ju i treguat Evropes nivelin e persosur muzikor qe ka Shqiperia". As sot e kesaj dite, une nuk arrij ta kuptoj paradoksin qe ndodhi nje jave me vone. Udheheqesi me i larte i vendit Enver Hoxha, kritikoi ashper festivalin, e groposi ate, duke me bere mua edhe viktimen e pare te tij.

- Si u argumentua arrestimi juaj menjehere pas perfundimit te ketij aktiviteti?

- Pak me pare, ndersa po bisedonim, une ju tregova nje artikull te botuar ne nje gazete romune gjate kohes qe une isha atje ne ambasaden shqiptare. Titulli i ketij artikulli eshte kuptimplote: Sherif Merdani, konsull ne Bukuresht, ka bere gjashtembedhjete vjet burg se kendonte ne italisht. Ti je vajze e re dhe nuk mund ta konceptosh se si denoheshin njerezit atehere, me argumentin qe kishin biografi te keqe. Me vjen ndot t'i perdor keto terma; biografi e mire, biografi e keqe. Une dija qe kisha nje familje te ndershme, punetore, te varfer, por qe rridhte nga nje familje tregtaresh. Kaq duhej per t'u kapur me Sherifin; nje kengetar i suksesshem, qe kishte te bente me nje familje tregtaresh, i cili duhej bere "koke turku", per te kercenuar ne kete menyre edhe kengetaret e tjere. Sot e kesaj dite s'arrij ta kuptoj se si Zoti lejoi nje padrejtesi te tille ndaj lirise sime dhe se si une, qe sot punoj ne Ministri te Jashtme, nuk kam reaguar kurre ne menyre te ashper ndaj atyre qe me moren ate liri aq te shtrenjte, e cila nuk kthehet me.

- Cili ishte ngushellimi juaj gjate diteve te burgut? Ose me mire, cfare ju mbajti "gjalle" aty brenda?

- Kam qene 27 vjec kur hyra ne burg, ne kulmin e suksesit dhe te lirise sime. Megjithese nje shkrimtare e madhe franceze thote "e kaluara i perket vdekjes", une them se ne nuk mund te jetojme dot pa iu kthyer here pas here te kaluares. Shokeve dhe shoqeve te mia, une ua ndaloj ne menyre kategorike pyetjet rreth jetes ne burg, duke u thene: "No coment". Por ketu jemi ne nje interviste dhe une po ju tregoj se muzika jeton vazhdimisht me shpirtin e njeriut dhe te shoqeron gjate gjith-_tes. Ne burg nuk lejohej te kendoje, te jepje koncerte. Degjohej vetem radio Tirana, asnjelloj muzike tjeter nuk lejohej. Ndodhte ajo qe nje filozof i madh kinez Konfuci, e quante "brain washing"- "shpelarje e truve). Aty te shpelahej truri dhe ne qe dikur nuk kendonim kenge me cifteli apo kenge popullore, detyroheshim instiktivisht t'i kendonim keto lloj kengesh duke harruar muziken klasike e cila nuk kultivohej. Vetem ai qe e ka provuar burgun mund ta kuptoje kete fenomen, te tjeret jo.

- A kendonit ndonjehere per shoket e burgut?

- Vazhdimisht. Ata ishin kurioze te dinin rreth repertorit tim. Zhvillonim biseda te tilla intime ne qoshe dhomash apo ne qoshe oborri. Mbas disa vitesh, kur ne burg hyri televizori, i shikonim festivalet tona dhe me behej qejfi qe kengetare si Luan Zhegu apo Kozma Dushi, kendonin repertorin tim.

- Ne korrik te vitit 1989 ju dolet nga burgu. Cili ishte kontakti i pare me kengen pas asaj periudhe te veshtire?

- Familja ime, perpara se une te hyja ne burg jetonte ne Korce. Kur dola nga burgu, mesova se ata ishin internuar ne Vithkuq, nje fshat tre ore e gjysme larg Korces. Por ndodhi ajo qe ndodhi dhe nje vit me vone, u kthyem perseri ne Korce. Sajuam me disa miq nga Amerika nje televizor dhe une fillova te ndjek serish muziken boterore, e cila kishte ecur shume perpara. Me muziken italiane, une isha brumosur qe ne moshen kater vjecare. Nje xhaxhai im qe kishte qene ne France per studime, kishte sjelle me vete mbi treqind disqe nga muzika franceze, italiane, klasike, te cilat i degjoja shpesh ne femijerine time. Madje i bija shume mire edhe muzikes se gojes, isha nje virtuoz. Mbas 16 vjetesh, konstatova qe muzika ishte ne nje tjeter nivel.

Me ardhjen e demokracise, njerezit filluan te kujtoheshin per mua. I pari qe u kujtua per ekzistencen time, ishte aktori Sejfulla Myftari (Cekja) nga Berati. Mbasi me degjoi ne nje spektakel ne Korce, ku une kendova kengen "Bambolero", ai me ftoi ne Berat ne nje koncert recital. Dhe une pergatita nen kete recital 15 kenge nga te cilat nente ishin ne gjuhen angleze, te tjerat ne shqip. Pse kendova anglisht, do te me pyesesh ti? Ishte nje lloj hakmarrjeje morale, pasi ne hetuesi, une isha akuzuar se kisha kenduar kenge te huaja. Kenge te huaj une kisha kenduar vetem nje here ne Pallatin e Sportit, me kerkese te drejtuesve te Bashkimeve Profesionale. Ne kongresin e shtate te Bashkimeve Profesionale, ishin ftuar disa delegacione te huaja, ndermjet te cileve edhe nje delegacion anglez. Me kerkuan te kendoja nje kenge angleze per te pershendetur kete delegacion, te cilen e realizova me shume sukses. Atehere, une u hakmora duke kenduar anglisht, megjithese populli ishte edukuar tashme me kengen e huaj dhe koncerti im u prit shume mire.

- Ku e ka origjinen e larget pasioni juaj per kengen?

- Une jam me teorine qe tek cdo talent ka nje fare vazhdimesie, ka dicka te trasheguar genetikisht. Une babain e kam nga Korca, ndersa nenen nga Shkodra. Babai i nenes, gjyshi im Seit Hoxha, ishte nje nga kengetaret dhe kompozitoret popullore me te njohur ne Shkoder. Kohet e fundit per te eshte botuar nje liber, jane botuar tekstet e kengeve te kompozuara prej tij. Disa kompozitore me emer, si Gjon Simoni apo te tjere, me thonin: "Ti trashegon dicka nga zeri i Sei Hoxhes". Kur isha i vogel, nuk e kuptoja mire kete gje, por e verteta eshte qe asnje nga farefisi yne nuk e kishte dhuntine per te kenduar, as nena, as babai e as vellezerit. Kur isha kater-pese vjec e shihja gjyshin duke kenduar dhe qe atehere lindi deshira per t'u bere dikushi ne kete fushe.

- A mund te na permendni disa prej kengeve tuaja, te cilave do te deshironit t'u riktheheshit vazhdimisht?

- Une do te them me humor qe kenget me te bukura te karrieres sime, do t'i ndaja ne dy kohe: Ne kenge te suksesshme para Lindjes se Krishtit dhe te kohes mbas Lindjes se Krishtit (ose ndryshe, para periudhes se burgut dhe pas periudhes se burgut). Para burgut, nje nga kulmet e repertorit tim ishte "Kenga e nenes", fituese e cmimit te pare ne festivalin e dhjete, nje kenge me tekst te Agim Shehut dhe muzike te Agim Prodanit. Ne ate kohe, mua nuk me therrsinin me emrin Sherif, por "o kenge e nenes, o nena". Nuk mund te rri pa permendur shume kenge te muzikes se lehte, qe edhe sot kendohen nga te rinjte. Jane kenge te dala nga anketa muzikore qe organizohej nga RTSH. Sa here qe kam marre pjese ne ate ankete, une jam vleresuar me cmime. Jane kenget "Fqinja", "A do te vish sivjet ne plazh?", "Tani ra ora shtate", "Portreti", "Dhe ti erdhe ne plazh". Pas diteve te burgut, nje nga kulmet e muzikes me autor Luan Zhegun dhe tekst te Zhuliana Jorganxhi, eshte "Se kenduam Let it be". Pra, faji qe beri brezi im i cili u burgos, eshte sepse kendoi "Let it be". Kete titull e propozova une dhe poetja e pelqeu. Kenge tjeter eshte "Sinfonia e nenes", qe u kendua ne festival. Une iu ktheva serish temes se nenes, me nje interpretim tjeter, me nje kenge te Luan Zhegut te cilen sa here e degjoj prekem. Lidhur me kete, dua te tregoj edhe nje detaj. Miku im Zhani Ciko, qe ne ate kohe ishte shef i muzikes, organizator i festivalit, erdhi nje dite per te me takuar ne kohen qe une isha ne Rumani. I prekur ndoshta edhe nga mikpritja ime, ai me tha: "Te kam hyre ne hak. Kenga 'Sinfonia e nenes' eshte e mrekullueshme dhe duhej te kishte marre cmim te pare, por une insistova qe ajo te merrte cmim te dyte".

- Cilat jane angazhimet tuaja aktuale ne muzike apo jashte saj?

- Me date 24 tetor do te marr pjese ne nje koncert te vecante. Kompozitori i mirenjohur Aleksander Lalo me sponsorizimin e TVSH-se, organizon nje koncert me muziken e tij nder vite. Bashke me kengetare te tjere si Luan Zhegu, Anita Take, Anjeza Shahini, Rovena Dilo, do te dalim ne skene dhe secili do te kendoje kenge te tij, per ta nderuar ate dhe per t'i treguar publikut qe edhe brezi yne bente muzike.

Ne fillim te bisedes, t'u luta ta prezantosh Sherifin edhe si intelektual...(qesh). Qe prej trembedhjete vjetesh, une jam punonjes i Ministrise se Jashtme, ne Institutin Kombetar te Diaspores Shqiptare. Kam qene ne ambasaden tone ne Itali per tre vjet me rradhe, ne Rumani per kater vjet, gjithnje ne rolin e sekretarit te pare per shkembimet kulturore. Detyra ime ishte promovimi i kultures shqiptare ne Itali dhe ne Rumani. Kam marre pjese ne koncerte ne Rumani, kam kenduar ne "Mauricio Konstanco Show" te "Kanale 5" te Berluskonit, si dhe kam folur per muziken shqiptare. Kam qene iftuar nga kryetari i Bashkise ne festivalin e Sanremos. Une kam fatin tjeter qe i bie pianos dhe organos, qe kane qene pasionet e mia pas kenges. Pra, ne funksion te diplomacise, kam kryer edhe detyren e kengetarit. Do te perfitoja nga rasti per t'u bere thirrje atyre njerezve qe mund te na degjojne, se ka ardhur koha qe ne Itali dhe ne Greqi ku ka refugjate dhe artiste shqiptare, te ngrihen qendra te promovimit te kultures shqiptare. Ngritja e ketyre qendrave ne keto shtete, eshte nje dosmodoshmeri per artin shqiptar.

- Le te flasim per jeten private. Si u njohet me bashkeshorten tuaj pas daljes nga burgu dhe cilet jane pjesetaret e familjes Merdani?

- Shprehja me abuzive ne te gjitha mediat boterore apo edhe ne mediat tona, eshte: "Familja ne krize". Une jam kunder kesaj. Madje mendoj se nje nga mrekullite e botes eshte pikerisht familja. Qe te jem i sinqerte me ty, kur dola nga burgu, pashe nje moral te prishur ne Shqiperi dhe si rezultat i kesaj, vendosa te mos martohesha. Koha tregoi qe ishte nje mendim i gabuar. Gruaja ime quhet Rozalba dhe e kam njohur ne nje koncert recital ne Shkoder. Pas koncertit, Rozalba, nje pedagoge matematike, me ndaloi ne rruge me prekstin per te me kerkuar nje autograf, por qellimi i vertete i saj, ishte te njihej me mua. Ajo me kishte degjuar gjate nje interviste ne radio, ku edhe i kisha pelqyer. Vec kesaj, njerezit i kishin thene qe nje njeri i tille, i talentuar dhe i vuajtur, duhet te jete njeri fisnik, qe di te fale. I vetmi zhgenjim nga njohja me te, ishte muzika. Gruaja qe erdhi dhe me mori autografin, nuk kishte fare vesh muzike. Kishte nje ze te brendshem (sic quhet ne muzike), pasi e asimilonte muziken, i pelqente ajo, por nuk dinte ta riprodhonte. Kur lindi djali, ne ishim ne ambasade ne Itali dhe une i thosha gruas: "Ishallah, ky djale ka veshin tim muzikor dhe trute e tua per matematike". Djali tani eshte 11 vjec dhe quhet Gerard. Qe ne moshen tre vjecare, une e kuptova qe ai kishte nje vesh te persosur muzikor. I kam blere nje piano te vogel dhe ka pese vjet qe stervitet me te. Me mbushet familja me tingujt e pianos se tij dhe une jam shume i kenaqur. Eshte nje cike natyre dembele, por kam degjuar qe te talentuarit jane dembele (qesh). Ai eshte djale i talentuar dhe mua me mbush me gezim.

- Ku ju pelqen ta kaloni fundjaven?

- Gjate fundjaves une pelqej te leviz me makine. Do te permendja ketu nje thenie te gjermaneve: "Vetem ne timon e ndjejme veten te lire". Per ta ndjere veten te lire, une marr gruan dhe djalin dhe cdo te shtune apo te diele, shkoj ose ne Dajt, ose ne qytete si Durresi apo Shkodra. E urrej jeten ne staniacion. Qendrimi ne shtepi, eshte vdekje per mua, pasi me kujton burgun. E kam enderr qe me gruan time, (per fat te keq, kam nje grua dembele qe nuk me ndjek ne kete pasion), te bej nje udhetim neper Evrope, kuptohet, me makinen time. E ndiej veten te pushtetshem ne makinen time.

- C'raporte keni me sportet?

- Futbollin e ndjek me kenaqesi. Ne menyre te vecante, ndeshjet nderkombetare dhe ndeshjet ku luan kombetarja jone. Jam tifoz i italianeve dhe ne vecanti i Milanit. Jam perkrahes i ideve dhe personalitetit te Berluskonit, qe eshte edhe krijues i Milanit.

Koha Jonė, 10 Tetor 2004

Veshja