Faqja kryesore e muzikės Lista e plotė e artistėve Te gjitha albumet TOP-40 Kenget TOP-20 albumet Ndihmė

   

  Aleksander Gjoka: Ju sjell veten time te ndryshuar  
Iu deshėn dy vite e gjysėm pėr tė sjellė tek dėgjuesi i tij albumin e katėrt. “I verbėr nėn diell”, njė album me 13 kėngė, ndėr tė cilat shumė pėrpunime, po ku nuk mungojnė dhe kompozimet e reja.
Njė stil, rrymat me tė cilat jemi mėsuar tė na prezantohet prej vitesh kėngėtari me zėrin karakteristik vijnė sėrish nė njė album, gjithsesi i ndryshėm dhe me njė koherencė tjetėr. “Kuptohet nuk mund tė dal nga vetja”, thotė Aleksandėr Gjoka i cili e priste prej kohėsh daljen e albumit tė tij mė tė fundit. “Ėshtė njė album heterogjen dhe jam munduar qė atė ta dėgjojė dhe shijojė ēdo moshė dhe njerėz me shijė tė ndryshme”. Ndėrkohė dashuria dhe “pasojat” e saj vijnė sėrish ndėr notat muzikore tė pėrcjella nga Aleksandėr Gjoka. “I verbėr nė diell”, titulli i kėngės me tė cilin kam “pagėzuar” dhe albumin, i kushtohet ndjenjės sė dashurisė dhe me dy fjalė mund ta pėrmbledh si njė ndjenjė e cila tė lė nė errėsirė dhe nėn dritėn e diellit”, tregon ai duke qeshur. Gjoka nuk flet gjatė pėr albumin e tij. “Ai ėshtė nė treg dhe mė mirė se unė mund tė shpjegohet ai”. Gjithsesi ai vetė ėshtė i bindur qė ka sjellė njė produkt i cili do tė mbėrrijė dhe shumė i mirėpritur tek dėgjuesit shqiptarė. I regjistruar nė studiot e “Top Records”, albumi pritet tė ketė suksesin e shumė albumeve “homologe” tė hedhura sė fundmi nė tregun shqiptar. Duket se kėngėtarėt e mirėfilltė tė muzkiės sė lehtė shqiptare kanė bėrė njė “sulm” karshi vjedhjeve dhe pėrshtatjeve nė shqip tė kėngėve greke e sllave. “I verbėr nėn diell” ka njė prirje sipas dhe vetė autorit tė tij, Aleksandėr Gjokės tė bėjė muzikėn tė qėndrojė mė kėmbėt nė tokė. Shumė pikant duket dhe realizimi i njė kėnge si bashkėpunim i kantautorit Ardit Gjebra me Aleksandėr Gjokėn, “Mos u afro” bashkėpunim tė cilin ky i fundit e pėrmend me kėnaqėsi. Sakaq kėngėtari po pėrgatitet dhe pėr videoklipin e kėngės “I verbėr nėn diell”, klip i cili ėshtė lėnė nė duart e regjisorit Leonard Bomba.

(c) Revista Spekter

Veshja