|
Elita 5 ka qënë gjithnjë një nga grupet më të dëgjuara dhe pas shumë kërkesave kemi mundësinë t'u sjellim albumin, Bardh e Zi.
Po kaq i dëgjuar kohët e fundit ka qënë edhe West Side Family (WSF) që ka mbërthyer rininë me hitet "Tirona", "Mesazhi", e plot këngë të tjera të albumit Jeta Shkon.
Ëmbëlsirat ruhen për në fund apo jo? Këtë ja lëmë në dorë Osman Shehut (grupit Fontana) me këngën "Shkëmbi i Kujtimit" që ka pas zotëruar toplistën e Radio Prishtinës për plot dhjetë javë. Albumet janë dhuratë e Blendi Saraçit, Freskimit, dhe Shigjetës. Tekstet e këngëve mund ti shikoni në këto tema të forumit:
Elita 5
WSF
Osman Shehu
Osman Shehu formoi grupin e tij "Fontana" në fund të viteve '70. kishte një repertor të pasur dhe kengë të mira, si kënga e tij "Shkëmbi i kujtimit" pat qëndruar 10 javë në toplistën e Radio Prishtinës 2 të atëhershme. Nga disa faktor të atëhershëm që luajtën rol në diskriminimin e këngës dhe këngëtarve shqiptar, Osman Shehu dhe grupi "Fontana" u cilësuan të padëshirueshëm nga sistemi i atëhershëm sllav. Më vonë Osmani bashkëpunoi me Veli Sahitin ( grupi Trix).
Shkëmbi i kujtimit
S'më buzeqesh më, me sy s'më shikon
vet më the vashë, se më dashuron
m'je larguar m'ke tradhtuar
pa m'thën lamtumirë
m'je larguar m'ke tradhtuar
pa m'thën lamtumirë
Tash unë në vetmi veq për ty ëndërroj
pse nuk tregove ti se tjetrin dashuron
Mbi një shkëmb unë tash ulem
dhe gjithnjë kujtoj, që një ditë
me ty takohem dhe të përqafoj
Mbi një shkëmb unë tash ulem
dhe gjithnjë kujtoj, që një ditë
me ty takohem dhe të përqafoj
Tash u binda se ti s'kthehesh më
dhe harrove fjalën qe m'ke dhënë
m'je larguar m'ke harruar
pa m'thën lamtumirë
m'je larguar m'ke harruar
pa m'thën lamtumirë
Tash unë në vetmi veq për ty ëndërroj
pse nuk tregove ti se tjetrin dashuron
Mbi një shkëmb unë tash ulem
dhe gjithnjë kujtoj, që një ditë
me ty takohem dhe të përqafoj
Mbi një shkëmb unë tash ulem
dhe gjithnjë kujtoj, që një ditë
me ty takohem dhe të përqafoj
|
|
|
|