Faqja kryesore e muzikës Lista e plotë e artistëve Te gjitha albumet TOP-40 Kenget TOP-20 albumet Ndihmë
Muzika Top
   
Menu
  Pianistja shqiptare sfidon instrumentistët e mëdhenj  
Mirsa Adami jep koncert në sallën e madhe të Amsterdamit ku ka luajtur për dy ditë, në datat 17 dhe 19 janar, në sallën e koncerteve “Concertgbouw” në Amsterdam, e njohur në të gjithë botën për akustikën e veçantë.


Në këtë sallë të famshme me “Koncertin nr.3” për piano dhe orkestër të Sergei Prokofievit, solistja Mirsa Adami ka tërhequr sërish vëmendjen. Pas koncertit, një nga artistët më të mëdhenj holandezë, ish-drejtori i Konservatorit të Amsterdamit dhe të Utrechtit, Ton Hartsuiker, u shpreh se, “artistja shqiptare, Mirsa Adami, është tashmë një pianiste me fame në Hollandë, veçanërisht për sa i përket muzikës së dhomës. Në koncertin e dhënë në “Concertgebouw”, ajo dëshmoi për një tjetër permase të talentit të saj. Në interpretimin e “Koncertit nr.3” për piano dhe orkestër të Prokofievit, ajo ishte e mrekullueshme, brilante dhe u prit mjaft ngrohtë nga degjuesit. Ndërsa pianistja e madhe holandeze, Marja Bon u shpreh: “Ishte paraqitja e saj e parë në sallën e madhe ‘Concertgebouw’, ku çdo ditë luajnë muzikantët më të njohur të botës. “Koncerti nr.3” për piano dhe orkestër ka një material muzikor shumë të komunikueshëm, por kërkon nga pianisti një perkulshmeri midis shpërthimeve të fuqishme, humorit ironik dhe momenteve intime”. Sipas saj, Mirsa Adami arriti në këtë koncert të krijojë këtë baraspeshe duke udhëhequr shpesh orkestrën në kohën e parë dhe të tretë. Ndërsa në kohën e dytë, tema dhe variacione, krijoi hapësira për kantilena me tingull të plotë dhe larmi ngjyrash. “Mendoj se edhe reagimi i kritikës ka qenë shumë pozitiv për këto koncerte…”, tha Bon.

Pasioni për muzikën dhe pianon e sollën në moshën 16-vjeçare në Hollandë, ku ajo banon prej 12 vjetësh. Por ajo i filloi studimet në Liceun Artistik “Jordan Misja” me Elsa Veizin dhe u bë e njohur me publikun, duke luajtur në orkestër që në moshën 5-vjeçare. Recitalin e saj të parë e dha 6 vjet më vonë. “Skena dhe populli në Shqipëri më kanë dhënë një pervoje shumë të vlefshme, sidomos përkrahjet dhe këshillat mbi muzikën që kam patur nderin të marr nga personalitete si dirigjenti Mustafa Krantja, kompozitorët Çesk Zadeja e Thoma Gaqi, pianistja Anita Tartari etj.”, thotë pianistja. Në Hollandë shumë shpejt u afirmua si pianiste e nderuar në sferat e larta të muzikës koncertale. Qysh në vitin e saj të parë mori pjesë në konkursin e njohur në Hollandë “Princes Christina”, ku mori çmimin e parë. Gjatë studimeve në Amsterdam me “Jan Wijn”, ajo ruajti kontaktin me skenën dhe, tashmë ka një jetë të pasur koncertale si soliste dhe partnere e kërkuar për shumë instrumentalistë holandezë dhe të huaj. Vitin e kaluar, në koncertin e organizuar në sallën e “Nieuwe Kerk” (Kisha e Re) në Hagë, me rastin e 40-vjetorit të nënshkrimit të traktatit franko-gjerman, ku ishte ftuar elita politike e diplomatike e Hollandës, ishte pikërisht ajo në piano dhe kolegia e saj italiane në violinë që do të përshëndesnin këtë eveniment. Dhe kur dikush pyeti organizatorin e këtij aktiviteti se përse duhet të ishte shqiptarja soliste në piano, ai u përgjigj “është fare e thjeshtë, sepse është më e mira”. Dy muaj më pas, në mars të vitit 2003, ato fituan si duo “Vrindenkrans” në konkursin e muzikës së dhomës në Amsterdam.

Panorama, 7-02-2004


Veshja