Faqja kryesore e muzikės Lista e plotė e artistėve Te gjitha albumet TOP-40 Kenget TOP-20 albumet Ndihmė

   

  Bujar Qamili, elegji pėr viktimat e Karaburunit  
Flet kėngėtari i muzikės popullore. Ja pse vendosa tė kėndoj

Pėr herė tė parė kėndon njė elegji. Jemi mėsuar ta shohim si imazhin e kėngės popullore shkodrane. Gjithmonė njė njeri tė qeshur, ashtu ėshtė Bujar Qamili.

Tiranė

Me kėngėn “Zėra nė fund tė detit”, njė kėngė me tekst tė Qazim Ēelės e Jorgo Papingjit dhe me muzikė tė vėllezėrve Aliu, me orkestrim tė Luan Degestanit, ai ėshtė bėrė zėri i tė gjithė familjarėve qė humbėn fėmijėt apo tė afėrmit e tyre nė tragjedinė e 9 janarit afėr Karaburunit.

Si lindi ideja e njė kėnge pėr tragjedinė e Karaburunit?

Isha duke u kthyer nga Amerika dhe nė avion lexoj gazetat italiane qė thonin se ishin mbytur 11 shqiptarė. Ishin lajmet e fillimit, ku akoma nuk ishin marrė vesh se sa njerėz kishin vdekur. Mė erdhi shumė keq, ne kemi njė fjalė tė urtė shkodrane, “Peu kėputet ku ėshtė i dobėt”. Mendova se duhet tė bėj diēka. Kur takova tė afėrmit e mi, ata mė treguan tė gjithė ngjarjen. Dhimbja u dyfishua dhe vendosa tė bėj njė kėngė.

Pse menduat ta fillonit kėngėn pikėrisht me telefonatėn qė kėrkon ndihmė?

Telefonata ėshtė reale. Pra ėshtė e njėjta telefonatė qė atė natė ėshtė shfaqur nė ekranin e televizionit. Nuk diskutohet qė fillimi i kėngės me telefonatėn ėshtė reale, i bėn njerėzit mė tė ndjeshėm ndaj saj dhe i sjell nė mend gjithė historinė.

Ju jeni kėngėtar i kėngės popullore, pėr herė tė parė mbase kėndoni njė elegji pėr njė tragjedi. Si ndjeheni?

Jam nisur me njė shpirt tė madh artisti, pa marrė parasysh asnjė fitim, pasi ajo qė ėshtė mė shumė e rėndėsishme ėshtė tė bėsh diēka pėr tė gjithė shqiptarėt. Mendoj qė ėshtė njė kėngė qė pėlqehet, pavarėsisht se nė tė thuhet njė tragjedi, siē ėshtė ajo qė i ndodhi vendit tonė mė 9 janar. Biles ka patur edhe mjaft reagime nga ana e familjarėve tė viktimave kur kanė marrė vesh pėr kėngėn.

Cilat kanė qenė reagimet?

Kanė dashur tė mė takojnė dhe mė kanė uruar, duke thėnė faleminderit qė u kujtove pėr fėmijėt tanė. Kėtė urim e kam marrė nga e gjithė Shkodra. Nė Tv Rozafa, njerėzit marrin nė telefon vetėm pėr tė kėrkuar kėngėn time.

Po videoklipi i kėngės ku ėshtė realizuar?

Videoklipi ėshtė realizuar nė Velipojė. Ka qenė Tv Rozafa nė Shkodėr, qė ka bashkėpunuar dhe ėshtė zhiruar nė ambiente tepėr tė vėshtira, vetėm e vetėm qė t’i pėrshtateshim sa mė shumė asaj nate tė tmerrshme. Unė, nga ana ime kam ndenjur 4 orė e gjysėm nė shi, me erėn qė frynte nga deti vetėm qė tė zhirohej njė videoklip sa mė realist. Por si thotė njė fjalė e urtė shkodrane: “Hallall mundimin”.

Kėnga e Bujar Qamilit

“Zėra nė fund tė detit”

Zėrat e tmerruar, hapen nėpėr natė
Deti ėshtė tėrbuar, nė dallgė e shtrėngatė
Po ikin tė rinjtė, natėn nėpėr terr
Toka i ka rritur, deti po i merr

Fati pėr t’iu dalė, udhėtojnė nė ėndrra
Baba bashkė me djalė, nusja bashkė me dhėndėr
Kur nga mesi detit, pyesin fėmijėt
Ne po na vjen vdekja, ju mos u mėrzisni

Ē’ke o det i kaltėr qė ti sot po nxin
Ne tė japim fėmijėt e ti na i pėrpin
Ti o det, det i thellė, paske zemėr hekur
Ne t’i japim fėmijėt gjallė e ti na i kthen tė vdekun

Refreni
Det o i pamėshirshėm, i mallkuar det
Deshėn jetė mė tė mirė, ti vdekjen u jep
Vala jote e ftohtė o det i pabesė
A se ē’ja kėputi ēdo dėshirė e shpresė.


Veshja