Faqja kryesore e muzikës Lista e plotë e artistëve Te gjitha albumet TOP-40 Kenget TOP-20 albumet Ndihmë
Muzika Top
   
Menu
  Opera: Inva Mula e Josif Gjipali në kalendarin botëror  
Tenori Josif Gjipali dhe soprano e njohur Inva Mula renditen në kalendarët e operave të njohura evropiane dhe botërore. Gjipali do të hapë sezonin teatror të një nga institucioneve më të rëndësishme kulturore, siç është opera e Torontos në Kanada, ndërsa soprano Inva Mula do të shfaqet në dramën lirike me tri akte "Turandot" të Puçinit në Itali.
Tashmë jo vetëm të talentuar, por edhe mjaft të famshëm, tenori dhe sopranoja shqiptare kanë një axhendë mjaft të ngjeshur takimesh me publikun e huaj. Ka kaluar tashmë një vit nga spektakli i Mulës në Parkun e Butrintit, më shumë kohë ka kaluar për tenorin Gjipali. Ende nuk dihet nëse, këta të mëdhenj të operas do të shfaqen këtë vit edhe për publikun shqiptar.

Teatri i Torontos ka zgjedhur tashmë të gjitha pjesët që do të vihen në skenë për sezonin e parë për këtë vit në opera dhe jo vetëm kaq. Gjipali, do të jetë tenori që do të luajë poetin Rudolf në operan e njohur të Puçinit, "La Boheme". Kjo opera, do të hapë dhe sezonin teatror më 20 janar të këtij viti. Tenori shqiptar, fitues në vitin 2003 të Operalias së Plaçido Domingos, do të luajë një vend të rëndësishëm në kalendarin e shfaqjeve të teatrit kanadez. Gjipali, në rolin e poetit të salloneve letrare pariziene të viteve '30, do të shfaqet për të disatën herë në operan me pesë akte. Një shfaqje tjetër është llogaritur në kalendarin e operas së qytetit të Kaljarit në Itali për sopranon, Inva Mula. Në fillim të muajit mars të vitit 2004, ajo do të luajë rolin e Liu` në operan "Turandot" të Puçinit. Pekini legjendar dhe drama e dashurisë së një princi, ku Liu është shërbëtorja besnike e tij. Soprano shqiptare do të luajë rolin Liu në këtë dramë, së bashku me italianen, Mina Taska.

Loziana Ibrahimi
Panorama, 15 01 2004


Veshja