Faqja kryesore e muzikės Lista e plotė e artistėve Te gjitha albumet TOP-40 Kenget TOP-20 albumet Ndihmė

   

  Rekord, mbi 200 albume e 2300 kenge per kenaqesine tuaj  
Seksioni yne i muzikes, pas nje pune 4 vjecare numeron sot mbi 200 albume artistesh shqiptare dhe mbi 2300 kenge shqiptare te te gjitha trevave, te gjitha zhanreve muzikore. Te gjitha keto kenge degjohen nga qindra mijra shqiptare nga e gjithe bota falas dhe ne cdo kohe.
Numri i albumeve te reja te shtuara eshte i madh dhe falenderojme te gjithe artistet dhe kontributoret tane te rregullt per albumet e reja te publikuara. Nje falenderim te vecante per Saimirin ne Londer dhe Pejanin ne Florida. Me poshte mund te mesoni si mund te jepni ndihmen tuaj.
Ndihma qe ju mund te jepni ne lidhje me seksionin e muzikes eshte ne dy forma:

1. Dergimi i albumeve te reja
----------------------------------
70% e gjithe albumeve te publikuara na jane derguar nga vete artistet shqiptare ose nga shqiptare te ndryshem qe i kane blere keto albume. Nese ju dispononi albume te vjetra apo te reja qe nuk figurojne ne seksionin tone, jeni te lutur te na kontaktoni per te mesuar se si mund te na dergoni nje kopje ose si ti konvertoni ne format dixhital. Adresa jone eshte muzika@albasoul.com

2. Ndihme financiare
------------------------
Publikimi i albumeve te reja ka nje kosto shume te ulet krahasuar me koston financiare te mbajtjes se ketij albumi ne Internet, ku me mijra vizitore do ta degjojne pa pushim. Kjo kosto deri me sot eshte mbuluar nga vete grupi yne i punes, por rritja e numrit te degjuesve ka bere rritjen e shpenzimeve ne ate mase, qe kalon mundesite tona.

Nese deshironi qe kjo pune te vazhdoje, nese deshironi qe femijet tuaj ne mergim te degjojne muzike shqiptare, nese deshironi qe albume te reja ti shtohen seksionit tone ne menyre te rregullt, nese deshironi qe ky sherbim te vazhdoje te jete falas dhe i hapur per te gjithe, beni nje kontribut financiar brenda mundesive tuaja.

Adresa jone postare eshte:

ALBASOUL
PO BOX 723,
Lansdowne, PA 19050
USA

Pranojme cek, money order, ose pagesa me credit card. Per me shume informacion mund te na shkruani tek muzika@albasoul.com.

Stafi i Muzikes

Veshja