Lirio Nushi së shpejti në Tiranë
|
|
Mbas koncerteve te tij ne Itali, Greqi, dhe koncertit qe ai beri ne Vlore e qe me te vertete ishte nje sukses artistik, ai na thote qe po pergatitet per nje koncert ne Tirane. Keto dite del ne qarkullim disku i dyte i kengetarit Lirio Nushi ne Athine. Ky disk ka sjelle prane bashkepunimin midis tij dhe Shtepise Diskografike EUROSTAR. Pas suksesit të diskut të tij të parë te titulluar KËNGË ARBËRESHE nga Arbëreshët e Italise se Jugut i cili qarkulloi me sukses ne Greqi, Itali dhe Shqiperi, Lirio Nushi i dhuron sërisht dashamirësve të muzikës një realizim të ri, që gjithsesi ndjek gjurmët e atij të parit. Ai prek motivet melodike arbëreshe me dy këngë me këto dhe nëntë të tjera të cilat bazohen tek folklori popullor. Disku do te qarkulloje ne fund te Tetorit nderkohe qe kjo kompani do te mbuloje edhe shperndarjen e diskut per Shqiperine dhe Kosoven. Lirio sapo ka nenshkruar kontraten e tij me ta e cila na thote ai eshte me serjozja ne Shqiperi. Me beri pershtypje thote Lirio biseda me Spartak Pecanin dhe Ermal Gozhita, te cilet jane tani edhe perfaqesuesit e kesaj kompanie.
Biseda qe beme ne Hotel Tirana ishte nje kenaqesi, jo vetem sepse nepermjet saj u be lidhja e kontrates e nepermjet se ciles do te qarkulloje edhe disku im ne tregun dhe publikun shqiptar, por sepse m’u duken njerez qe me te vertete shqetesoheshin per artin e vertete dhe cilesor ne Shqiperi. Pata pasur oferta nga kompani te tjera per shperndarjen e diskut ne Shqiperi, por ne kushtet e tanishme shumica e ketyre kompanive punojne pa leje dhe pa kontrata te rregullta. Shpresoj qe kjo gjendje te mund te rregullohet pasi do te ndikoje pozitivisht edhe per te gjithe artistet e tjere shqiptare. Ndjehem me te vertete i kenaqur thote Lirio qe kenget e mija do te degjohen nga populli shqiptar. Jam i sigurt qe do te pelqehen pasi ato jane te mbeshtetura ne tabanin e folkut shqiptar e vijne magjike me tinguj modern ne menyre qe kenga te jetoj dhe tradita te mos vdese.
Mbas koncerteve te tij ne Itali, Greqi, dhe koncertit qe ai beri ne Vlore e qe me te vertete ishte nje sukses artistik, ai na thote qe po pergatitet per nje koncert ne Tirane i cili do te kete të papritura. Frika e mungeses se teknologjise moderne per nje koncert të drejtpërdrejtë eshte kapercyer pasi grupi i teknikes do te vije nga Greqia. E vetmja frike pohon ai duke qeshur eshte nderpreja e dritave. Gjer atehere do te degjohemi perseri na thote ai. Ne i urojme suksese kengetarit dinjitoz shqiptar i cili banon ne Greqi dhe me pranine e tij atje na ben që te krenohemi pasi eshte me te vertete virtuozi i vetem qe po e perfaqeson kulturen e vertete shqiptare ne Greqi. Ai po tregon se Shqiperia dhe kultura Shqiptare jane art dhe origjine e mirfillte qe vijne nga nje qyteterim i vertete dhe i lashte. Pershendetje gjithe pëlqyesve te mij dhe pres emilet e tyre, na thote. Mesazhet e tyre me kane bere shpesh here te ndjehem me te vertete i lumtur pasi dashuria e popullit eshte e vetmja shtyse qe me jep force per te vazhduar krijimtarine time dhe eshte shperblimi me i madh per mua, thote Lirio. Lidhje me të mund te behet nepermjet faqes www.lyrionushi.gr. Mbas kesaj nuk na mbetet gje tjeter veçse t’i urojme Lirios suksese dhe ta rishikojme se shpejti ne Shqiperi.
Arben Llalla
Revista LOBI
22 Tetor 2003
|
|
|
|