Festivali, fushatë për Edi Ramën
|
|
Të kthehet një skenë në një fushatë propagandistike, kjo për mendimin tim ishte një gafë e cila nuk duhet të bëhej në një festival si “Mikrofoni i artë”. Sepse ky festival ka një funskion, P.sh. vetë Edi del dhe thotë troç që “Në ora tetë është muhabet i gjatë ....” kjo është thjesht një fushatë propagandistike...
Flet Elton Deda, udhëheqësi artistik i “Mikrofonit të artë”: Vajza e Kokëdhimës nuk e meritonte çmimin.
Zoti Elton, Kristi është prononcuar në shtyp se vajza e presidentit të festivalit “Mikrofoni i artë” Besa Kokëdhima, nuk i ka përmbushur realisht kriteret për çmimin e parë?
Absolutisht. Dhe unë nuk jam dakort fare me atë punë. Ndodhi diçka që për mua ishte kështu. Sipas të gjitha gjasave juria e ka votuar këngën e vajzës së Koços, ndërkohë që unë, fatmirësisht, kam një vlerësim superlativ për zërin e Besës, kurse kënga ishte komplet jo e denjë për të qenë vendi i parë, nuk ishte një këngë që e meritonte vendin e parë. Ajo mund të rrinte mirë në festival, por jo për vendin e parë. Për vendin e parë si kompozim, si komponent, e këndur me të gjitha elementet e tjera nuk arrinin dot. Teksti nuk sillte asnjë gjë të re; “shpirtin ta fal”.., “zemrën ta fal...”, janë po ato gjëra, “unë me ty jam”... Ja kështu vërtitej teksti.
Pse zoti Elton, disa nga anëtarët e jurisë janë emra të njohur në fushën e letrave dhe me sqimë në shijen letrare. Si e kanë anashkaluar këtë tekst kaq të lehtë...?
Unë mendoj që nuk ishte puna se ky ishte vetëm një tekst i lehtë i Besës me produksionin e saj, por shumë tekste kanw patur probleme aty. Poezia ka filluar që të neglizhohet shumë dhe i jepet përparësi më shumë produksionit, teknologjisë sesa poezisë. P.sh poezi të mirë ka pasur Kolë Marsi, ka pasur “Xhoana bluz” që mori çmimin e poezisë, ndoshta Besa kishte një tekst që i shkonte asaj lloj kënge, por që të ishte për çmim të parë jo. Unë kam qenë i mendimit se normalisht për çmim të parë mund të diskutohej midis Kristit dhe “Med lain” dhe “Lirikëll song”, pra kosovarët që morën tendencë 2003, kurse për këngën e Besës normalisht që unë nuk jam për çmimin e parë.
Keni punuar pak kohë më parë me spektaklin “Ethet e së premtes”. Mendon se aty janë bërë vlerësime korrekte dhe në një festival prestigjoz abuzohet?
Për ethet po ju pyes ju “si mendoni ju”... Dëgjo. Të dyja këto janë evenimente që do të kenë vazhdimësi. Juria ishte vërtet shumë shumë kopetente në vlerësimin e “Etheve...” por mos harrojmë një fakt që shqiptarët apo çfarëdolloj race njerëzore janë shumë të ndjeshëm ndaj talenteve të reja, zërave të rinj dhe shumë të ndjeshëm ndaj fëmijëve në përgjithësi dhe kjo do të justifikohej në këtë spektakël, por “Mikrofoni i artë” është një konkurs për të nxjerrë talente të reja. Mikrofoni i artë nuk është garë, është një festival që duhet të bëhet korrekt dhe për të bërë një festival duhet që të fitojë më i miri dhe aq më tepër që tek “Mikrofoni i artë nuk kishte djem e vajza të rinj të panjohur si tek “Ethet...”, por kishte emra, ishte Kristi, “Etno engjujt”, ishte Julian Pasha.
A u zgjodhën këta emra për të vlerësuar muzikën e tyre, apo vetëm për ekskluzivitetin e festivalit “Mikrofoni i artë”?
Te “Mikrofoni i artë”, si festival që ishte, të paktën punën time si udhëheqës artistik për të marrë në konsideratë muzikën e mirë dhe për ta nxjerrë muzikën e mirë e kam bërë, pavarësisht se përfundimi ishte që fitoi vajza e Koço Kokëdhimës... Kjo ndodhi dhe ky fakt nuk diskutohet. Ndodhi dhe unë nuk jam i bindur nëse Koço ka manipuluar jurinë, apo nëse juria ka qenë e predispozuar për t’ja dhënë atij. Nuk e di nëse juria ka qenë e bindur që kënga e Besës meritonte çmimin e parë. Faktikisht unë nuk jam dakort me jurinë. Sepse vërtetë edhe unë kam qenë dikur i ri dhe i vogël, por muzikanti ka nevojë të bëhet me eksperiencë me punë e me të gjitha. Nuk mund të marrësh ti në juri një student kompozicioni që të vlerësoj një emër si Kristi. Kristi vetë ka mbaruar për kompozicion dhe ka tetë vjet që bënë muzikë. E ka mbaruar shkollën dhe ka luajtur, ka kënduar e kompozuar, ka dalë në koncerte dhe ka marrë çmime. Ti nuk mund të vësh në juri një emër me pozicion më inferior se ai që këndon dhe ta gjykojë ai atë emër. Unë mendoj se zgjedhja e jurisë është komplet gafë.
Kokëdhima pretendon se juria nuk e ka ditur që Besa është vajza e tij, këtë e thotë edhe një nga anëtarët jurisë?
Mendimi im është se vlerësimi për vajzën e Kokëdhimës nuk është korrekt, e kanë ditur apo nuk e kanë ditur ata të jurisë që ajo është vajza e Kokëdhimës. Është anashkaluar Kristi, i cili ka pasur një performancë shumë të bukur që për mua nuk mund të kishte një vend pak më inferior dhe në këtë festival u vlerësuan gjëra të tjera që ishin pa rëndësi, një orë kandido, një orë roleks, etj, kurse çmimi i parë për mendimin tim nuk do t’i shkonte “Produkt 28 dhe BESA” sepse ajo faktikisht u fut edhe pa konkurrim si këngë.
Pse pa konkurim?
Nuk ka konkuruar se Besa ka qenë jashtë shtetit. Meqë ka qenë jashtë është futur dhe ne e kemi dëgjuar këngën. Na u mbush mendja që kënga nuk ishte e keqe dhe mund të rrinte mirë në atë festival dhe e pranuam. Pastaj kuptohet që president i këtij festivali ishte Koço Kokëdhima. Ajo ishte vajza e Koços, etj. Po në rast se vajza e Koços do të kishte këngë më të mirë atëhere hallall çmimi i parë. Por nuk ishte ashtu. Pastaj mënyra si u trajtua ky festival duke u shfrytëzuar për fushatën e Edi Ramës ishte një gafë shumë e madhe.
Ju thatë se festivali “Mikrofoni i artë” me president Kokëdhimën u shfrytëzua për fushatën e Edi Ramës?
Po. Unë mund të jem një nga ata që mund t’i jap votën Ramës, por të kthehet një skenë në një fushatë propagandistike duke filluar nga spikerja, duke filluar nga Westsaid family e duke vazhduar me zotin Edi, kjo për mendimin tim ishte një gafë e cila nuk duhet të bëhej në një festival si “Mikrofoni i artë”. Sepse ky festival ka një funksion, p.sh. Edi Rama është krytetari i bashkisë, ka popullariet e më the e të thashë, por problemi është se dhe vetë Edi del dhe thotë troç që “Në ora tetë është muhabet i gjatë .... më datë gjashtë...” kjo është thjeshtë një fushatë propagandistike me dashje apo pa dashje. Unë kam shumë përshtyje që ka qenë me dashje sepse Westsaid family ka qenë e ftuar nga “Mikrofoni i artë” për një numur shou, një këngë dhe pastaj nga kënga e dytë, Tirana që e kanë bërë me Edin. Por të denigrojë muhabetin deri në këtë pikë duke filluar nga Edi Rama që është kryetari i Bashkisë nuk duhet ta lejojë vetë këtë punë e duke vazhduar deri tek spikerja që është e fundit dhe që unë kam konsideratë të jashtëzakonshme për atë femër por ja që nuk mund të shfaqen bindjet aq publikisht në një festival të këngës...
Kaq evidente ka qenë fushata?
Kjo eshte nje veprimtari artisitike, nuk është fushatë me flamuj e me baderola e më the të thashë festivali. Ky është një festival i këngës, përderisa është një festival i këngës, ne do të dalim të këndojmë. Edi Rama është part on the shou, është pjesë e shfaqjes Edi këndon, bënë një reverancë, por po të isha unë në vendin e tij, faktikisht unë nuk jam në vendin e tij, unë personalisht nuk do ta kisha bërë kurrë atë lloj propagande sado që publiku çohet në këmbë, tifozat e Edit janë aty. Nuk mund të bëhet një përzierje midis një festivali muzikor dhe një fushate elektorale. Unë doja që të ishte shmagur kjo. Ishte më korrekt pjesa e shout që bëri Edi. Këtu më ka pëlqyer se sigurisht ai është artist dhe djali i një skulptori të madh siç është Rama, pra më pëlqen se di ta gjejë vendin e vet në skenë. Ai e ka improvizuar mirë atë skenarin e vogël të tij duke u ulur në cepin e skenës, bëri edhe pjesën e vet megjithwse Edi nuk është këngëtar por recitoi dhe kjo mund të kishte mbetur shumë e bukur. Por pjesa e fushatës, e propagandës, e bla, bla, bla, “unë të puth ty”, “o yll bote”...Shumë puthje si të them unë....
Kortezi e gazetes Tema
|
|
|
|