Inagurojmë faqen e re të muzikës!
Sot inagurojmë seksionin e ri të muzikës me plot 15 albume (190 këngë) të reja.
Përmirësime themelore ishin të nevojshme për të menaxhuar numrin e madh të albumeve dhe këngëve që ka qënë gjithnjë e në rritje. Në vazhdim mund të lexoni më shumë informacion për ndryshimet që janë bërë dhe si ti përdorni ato.
1. Faqja e hapjes
Faqja e hapjes përmban menunë kryesore te muzikes e cila gjendet ne krye te cdo faqeje, si dhe kutinë e kërkimit në krah të djathtë. Më poshtë do gjeni mesazhe reth faqes si dhe fragmente artikujsh nga muzika shqiptare. Artikullin e plotë mund ta lexoni duke shtypur titullin. Në krahun e djathtë është një listë e artikujve të vjetër dhe në fund të listës mund të vizitoni dhe arkivën që rendit të gjithë artikujt sipas datës së publikimit.
2. Faqja e listës së artistëve
Përveç faqes së albumeve kemi shtuar dhe faqen e artistëve që mund të degjohen në Albasoul. Artistët dhe grupet janë renditur alfabetisht sipas emrit të tyre. Në krye të faqes mund të zgjidhni një prej shkronjave të caktuara për të lehtësuar navigimin. Pasi zgjidhni emrin e artistit që dëshironi do shikoni listën e albumeve për atë artist si dhe përmbledhjet dhe kollazhet e ndryshme që përmbajnë këngët e atij artisti.
3. Faqja e listëst së albumeve
Kjo faqe është e ngjashme me faqen e vjetër por ka disa ndryshime. Albumet mund te renditen sipas emrit të albumit, emrit të artistit ose sipas numri të vizitave duke klikuar mbi lidhjet në krye të faqes ose duke klikuar mbi titujt e kollonave përkatëse. Albumet e rinj renditen gjithnjë në krye të listës dhe përjashtohen nga renditjet e tjera. Për të parë këngët e një albumi që u pëlqen mund të klikoni mbi titullin e albumit dhe nqs doni të shikoni të gjitha këngët e atij artisti mund të klikoni në emrin e artistin në kollonën e mesit. Statistikat e vizitave dhe dëgjimeve gjenden në fund të faqes.
4. Faqja e një albumi
Kur klikoni mbi një album do hapet lista e këngëve si dhe fotografia e albumit. Jemi munduar të plotësojmë një fotografi për çdo album por siç e dini disa prej albumeve janë publikuar pa fotografi ose gjatë viteve fotografitë kanë humbur. Për këtë arsye disa albume nuk kanë fotografi dhe ju lutemi vizitorëve që kanë mundësi të na ndihmojnë. Lista e këngëve mund të renditet sipas emrit ose sipas numri të dëgjimeve duke klikuar mbi shigjetat në krye të kollonave. Për të dëgjuar një këngë klikoni mbi emrin ose ikonën e zërit dhe n.q.s doni të dëgjoni të gjithë albumin mund të klikoni mbi lidhjen në rrjeshtin e fundit. Në krahun e majtë poshtë fotografisë do shikoni një listë të artistëve që përbëjnë albumin dhe që kane albume të tjera.
psh: N.q.s vizitoni Fest 2002 do shikoni që përbëhet nga këngët e 14 artistëve dhe emrat e 8 prej tyre janë shfaqur në krahun e majtë sepse ata persona kanë dhe albume të tjera në Albasoul. Gjithashtu mund të shikoni dhe listën e plotë të albumeve nga RTSH.
5. Faqja e Top-20 albumet, Top-40 këngët
Këto faqe nuk kanë nevojë për shpjegim. Renditja e këngëve bëhet sipas numrit të klikimeve dhe renditja e albumeve bëhet sipas numri të vizitave. Kjo listë është më e saktë se në versionin e vjetër sepse nuk influencohet nga personat që abuzojnë faqen duke klikuar 100 herë mbi të njëjtën këngë. Pra renditja është në dorë të vizitorëve dhe Albasoul nuk ka interes që ta ndryshoj atë. Ne krye të faqes mund të zgjidhni nga 20, 40, 80 këngët/Albumet më të mira.
6. Faqja e kërkimit
Siç e shikoni dhe vetë numri i madh i albumeve dhe këngëve e vështirëson shumë navigimin drejt një albumi ose kënge të caktuar prandaj dhe ju japim mundësinë ti kërkoni të gjitha faqet e Muzikës. Ju rekomandojmë që ta përdorni shpesh këtë opcion pasi lehtëson shumë punën tuaj. Për këtë arsye kemi vendosur dhe kutitë e kërkimit në krye të çdo faqeje. Nga kutia e parë mund të zgjidhni "Albumet" për të kërkuar titujt e albumeve ose emrat e artistëve. Gjithashtu mund të zgjidhni "Këngët" n.q.s po kërkoni për emrin e një kënge ose artistin e saj. Në kutinë e dytë shkruani fjalët e kërkimit. Për rezultate të sakta mundohuni të shkruani sa më pak fjalë dhe të eliminoni fjalët e shkurtra që gjenden në shumë këngë.
psh: Për të gjetur albumet e Adelinës mund mjafton të shkruani Ad ose Ade ose Adel ose Adeli ose Adelin ose Adelina. Rezultatet më të sakta vijnë duke shtypur emrin e plotë por çdo bashkim shkronjash që përmbahet në emrin Adelina ka rezultate. Për të gjetur këngët e Adelinës duhet të zgjidhni "Këngët" nga kutia a parë e kërkimit dhe pastaj të shtypni emrin e artistes në kutinë e dytë.
psh: Për të kërkuar këngën Do marr çiften duhet të zgjedhësh "Këngët" te kutia e parë dhe të shkruani fjalën çif ose çift ose çifte ose ifte ose fte dhe që të gjitha punojnë sepse përbëjnë fjalën çifte. Pra sekreti është që të përdorni një fjalë sa më të veçantë për albumin ose këngët që kërkoni. shënim: Kutia e kërkimit punon edhe duke zëvendësuar shkronjat ë dhe ç me e dhe c që nuk janë në tastierën standarte Amerikane. Gjithashtu shkronjat e mëdha ose të vogla nuk kanë ndryshim në rezultatet e kërkimit.
7. Faqja e ndihmës
Në këte faqe gjendet një pyetësor për pyetjet më të shpeshta për faqen e muzikës. Aty mund të shkarkoni Real Player ose Real One që janë të nevojshme për të dëgjuar muzikë.
8. Veshjet
Për ata që u janë lodhur syte nga ngjyrat Kuq/Zi/Krem të faqeve të Albasoul u kemi dhënë mundësinë ti ndryshoni ngjyrat sipas qejfit duke zgjedhur nga veshjet e ndryshme te kutia në fund të faqes. Zgjidhni veshjen sipas dëshirës dhe do shikoni që ngjyrat do ndryshojnë. Preferenca juaj vazhdon të qëndrojë në kompjuter për aq kohë sa ju nuk fshini cookies e Internet Explorer ose Netscape. Pra kompjuteri do ta mbajë mënd ngjyrën qe ju keni zgjedhur dhe kur të hyni herën tjetër pas një ore, dite, jave, muaji ju do shikoni atë ngjyrë që zgjodhët.
9. Dritarja e Real Player/Real One
Kur ju klikoni mbi një këngë ose kur doni të dëgjoni të gjithë albumin, hapet një dritare e vogël që fillon muzikën. Dritarja qëndron e hapur dhe ju mund të vazhdoni navigimin në dritaren kryesore pa e ndërprerë këngën. Kënga fillon automatikisht dhe nuk është nevoja të shtypni butonin |>. Gjithashtu mund të stoponi këngën me butonat [] dhe || dhe të ndryshoni nivelin e zërit me ikonën e vogël. Kur dëgjoni të gjithë albumin mund të klikoni butonat > për të ndryshuar këngën që po dëgjoni. Nuk është nevoja të shtypni butonat > pasi këngët dëgjohen njëra pas tjetrës automatikisht.
Pra, këto ishin ndryshimet e faqes së re. Me këtë rast kemi shtuar plot 190 këngë dhe ju premtojmë dhjetra albume të tjerë në muajt e ardhshëm. Në mbyllje dëshiroj të falenderoj të gjithë personat e stafit e muzikës si dhe shumë prej jush që kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë me albume të rinj. Veçoj këtu Klodian Vashon, Fatmirin, ILovePeja, Redin, Saimirin në Angli, Vangjelin në Greqi si dhe artistët Bujar Uka, Kadri Ismaili, Mera Zymeri Kabashi. Falenderojmë të gjithë bilbilat Shqiptarë që sjellin gëzime në shpirtrat tanë në një kohë që shumë prej nesh vazhdojnë të vuajn jashtë Atdheut.
Dëgjim të këndshëm!