Faqja kryesore e muzikës Lista e plotë e artistëve Te gjitha albumet TOP-40 Kenget TOP-20 albumet Ndihmë
Muzika Top
   
Menu
  Festival folklorik ne Struge  
Struga në netët “Këngë Jeho”

Me një akt solemn sonte në orën 21 e 30 minuta në stadiumin e qytetit ngrihet sipari i festivalit të dymbëdhjetë të këngës dhe valles popullore në Strugë, “Këngë Jeho”. Drejtori i festivalit, Çerkez Iljazi, ka pohuar se megjithë vështirësitë financiare, gjithçka është gati që manifestimi më i madh i këtij lloji, ndër të rrallët e kulturës shqiptare në Maqedoni, të presë artistë nga treva të ndryshme. Gjatë ditës së sotme pritet që të arrijnë shoqëritë pjesëmarrëse dhe mysafirët nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët do të prezantohen gjatë tri netëve të ardhshme.
Gjithsesi, edhe përkundër vështirësive të karakterit material, ashtu siç ka thënë edhe regjisori i festivalit, Llesh Nikolla, ky manifestim do të vazhdojë traditën e tij dhe ai do të jetë kuvend i mirëfilltë i këngës dhe vallës sonë të përpunuar dhe i kulturës shqiptare në Maqedoni. Ndërsa, ndihmesa më e madhe e këtij manifestimi do të jenë spektatorët e shumtë, të cilët tradicionalisht mbushin shkallët e stadiumit të qytetit. Parashikohet një numër i madh spektatorësh për “Këngë jeho”, duke pasur parasysh fluksin e lartë të bashkatdhetarëve turistë që kanë ardhur me pushime në vendlindje. Në programin e hapjes së festivalit, artdashësit do të kenë mundësinë të ndjekin prezantimin e shoqërive “Shpresa” nga Veleshta, “Jehona” nga Gostivari dhe “Sazet e Fërngovës”, nga Frëngova. Krahas konkuruesve do të prezantohen edhe këngëtarët mysafirë të festivalit.

K.Boriçi


Veshja