Koncerti i suksesshëm i Lirio Nushit në Vlorë
|
|
KAM ARDHUR TË MARRË BEKIMIN E DHEUT TË ATIT, BEKIMIN E DHEUT VLONJAT
Duartrokitjet e publikut shqiptar janë çmimi më i madh në botë për mua. Koncerti im i parë recital në Shqipëri dhe pikërisht në Vlorë ka qenë ëndrra dhe shqetësimi i netëve të mia. Aty ku linda, në dheun e atit tim do të ndëgjohen ndoshta për herë të parë në një përmbledhje të plotë të titulluar KËNGËT ARBËRESHE. Këtë privilegj e kam përcaktuar qysh në fillim të kësaj pune të madhe që do ti përkiste Vlorës vendit tim të lindjes, dhe jo vetëm sepse unë u linda aty por sepse Vlora është për mua dhe gjithë shqiptarët djepi i atdhetarizmit, strehëza e ngrohtë dhe mikëpriëse, djepi i lindjes së pamvarësisë shqiptare, plaga ku dhemb më shumë ndarja e Kosovës, vendi që i dha pa kursim bijtë e vet për të mirën dhe përparimin e kombit shqiptar - kështu u shpreh këngëtari i njohur Lirio Nushi sapo mberriti në Vlorë.
Nën një skenë pothuajse madhështore Lirio u shfaq dhe magjepsi sallën. Shqiponja e ndarë në mes menjëherë te linte të kuptoje se në atë sallë ju këndohej “dy gjysmave” shqiptare, asaj që ka ndenjtur në vend dhe asaj që është larguar prej saj. Nën një ndriçim të fuqishëm dhe nje teknologji bashkëkohore skena dukej si një ëndër e pakapshme. Shumë artistë madje edhe ata më me emer në Shqipëri do ta kishin zili. Një koncert i tillë pëshpëritej gjithandej rrallë herë është realizuar edhe në Tiranë. Këngët magjepsëse arbëreshe dhe njëmbëdhjetë këngë te reja që Lirio kishte përgatitur posaçërisht për koncertin e tij në Vlorë plotësuan një koncert të pasur dhe shumë të larmishëm.
I ftuar në këtë koncert ishte princi i muzikës së vërtetë pop-shqiptare Redon Makashi i cili fuqishën në sallë i uroj mirëseardhjen në Shqipëri Lirios dhe u shpreh se ishte kënaqësi të merrje pjesë në një koncert të tillë, u ndjeva me të vërtetë artist tha Redoni nën një skenë kaq madhështore me një ndriçim kaq të fuqishëm dhe me nje teknikë të mrekullueshme. Ishin momente të magjishme u shpreh botuesja Zenepe Luka për koncertin e Lirios. Askush nuk ka bërë një koncert të tillë në Vlorë, me një nivel kaq të lartë artistik. Lirio ky djalosh vlonjat na ka lënë të mahnitur. Ndjehemi krenar që një vlonjat po e përfaqëson kaq denjësisht Shqipërinë edhe jashtë kufijve të saj.
I mrekullueshëm jo vetem fakti se Lirio kendon shume bukur, por mbi te gjitha, vlersimi i tij per ate qe sot i mungon kultures dhe ndergjegjies sone kombetare u shpreh Genci Demiri, drejtori i televizionit AMANTIA. Kur e pyetëm se si i shikon gjërat në Shqipëri në lidhje me artin dhe shqiptarët Lirio na tha: - Instikti i progresit dhe i kombit tek shqiptaret per fat te keq funksionon vetem si nje shprehje e te kerkuarit te nje jete me te mire per veten, duke harruar pothuajse plotësisht nga vijmë, kush jemi dhe çdo te behet me ne pas kesaj harrese. Eshte tragjike shprehet Lirio qe edhe ne filozofine e artit tone sot dominon uni dhe rrethi vicioz i politikes se interesit te ngushte. Këtë shije të hidhur më lanë takimet këto ditë me emra që sot në Shqipëri përbëjnë të vetquajturën prej tyre ‘elita e artit shqiptar’. Gjithashtu dua të shtoj se mungesa e interesit dhe e përkujdesjes nga organet kompetente shtetërore, meskiniteti dhe mungesa e ndjeshme prej tyre e te kuptuarit te artit si një mision i madh i kombit, e ka bere sot Shqipërinë të shfaqet përpara botës si nje nocion me vlera te zbehta kur ne fakt e verteta eshte pothuajse madhështore.
Arti i Lirios buron nga zemra dhe suksesi shpreh fisnikerinë e shpirtit dhe të artit të tij. Duke dëgjuar këngë nga albumi i tij KËNGË NGA ARBËRESHËT E ITALISË SË JUGUT bindesh se nga nje shpirt i madh lind vetëm muzike e madhe. Thjeshtësia e te kenduarit, sinqeriteti dhe emocioni i paster të krijojnë ndjesinë e një burimi magjik dhe të kristalt. Egzistenca e tyre pa maniera dhe efekte te sofistikuara profesinale apo amatore e vendosin Lirion pa asnjë dyshim një ndër këngëtarët dhe artistët më të mëdhenj shqiptarë, i cili përbën shpresën e së ardhmes së muzikës shqiptare që do të mbetet ndër breza. Ka dicka ne zerin e tij qe te merr me vehte duke plotësuar kështu protretin e tij vokal dhe artistik i cili duket se rritet në çdo moment ne koncept dhe teknik e që pa dyshim do te krijoj nje emer te madh e te vertet të muzikës shqiptare e pse jo edhe asaj botërore.
Të nesërmen Lirio u largua nga Vlora duke lënë pas një performancë të shkëlqyer për të vazhduar me pjesmarrjen e tij në ditët e ardhshme në Festivlin e Këngës Mesdhetare në Kretë të Greqisë. Duke u larguar ai na përshëndeti duke na thënë: Sa herë të ndjeni mall për mua, puthni sikur të jem unë Detin dhe Tokën e Shqipërisë.
--------- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -
Përgatitur nga Teuta Llalla, Maj 2003
|
|
|
|