Faqja kryesore e muzikës Lista e plotë e artistëve Te gjitha albumet TOP-40 Kenget TOP-20 albumet Ndihmë
Muzika Top

Menu
Ndihmë

Pyetje

1. Ç'farë kompjuteri duhet të disponoj?
2. Si mund ti shkarkoj këngët në kompjuterin tim?
3. A është e ligjshme kjo që keni bërë ju?
4. Ku mund të ble albumet që gjeta këtu?
5. Si mund të bashkëpunoj me ju?
6. A mund të vendos një lidhje tek faqja ime?
7. A mund të shtoni edhe këtë album?
8. Pse e hoqët atë album?

Përgjigje

Ç'farë kompjuteri duhet të disponoj?

Kompjuteri duhet të ketë...

Lidhje të pandërprerë dhe sa më të shpejtë me internetin.

Duhet të ketë një kartelë zëri dhe bokse. N.q.s keni degjuar zë nga kompjuteri
i keni këto.

Duhet të keni të instaluar Real
Player 8.0 ose Real
Player 10.0. Ky softuer e bën të mundshme dëgjimin e këngëve. Këtë duhet ta shkarkoni
në kompjuter dhe ta instaloni. Real Player 10.0 është version më i
avancuar por nqs çdo gjë punon me Real Player 8.0 atëherë
nuk është nevoja të instaloni Real Player 10.0. Programet mund t'i shkarkoni
dhe t'i instaloni duke klikuar mbi emrat e tyre më lart.

Pasi keni plotësuar pikat më lart ju mund të drejtoni Internet
Explorer ose Netscape tek www.albasoul.com.
Prej andej mund të shkoni te faqja e muzikës dhe të dëgjoni
muzikë. Ju rekomandojmë të përdorni Internet Explorer
dhe sigurohuni që JavaScript është në përdorim dhe
lejoni që të hapen dritaret e vogla (pop-up).

N.q.s vazhdoni të keni probleme mund të kërkoni ndihmë
në forum ose të na kontaktoni
tek muzikashqiptare@gmail.com.

[ pyetjet ]

Si mund ti shkarkoj këngët në kompjuterin tim?
Këngët nuk mund të shkarkohen në kompjuter. Arsyeja është se nëse ju i shkarkoni këngët kjo konsiderohet shkelje e të drejtës së autorit, pra këngëtarëve dhe artistëve Shqiptarë. Ju mund ti dëgjoni në çdo kohë por shkarkimi nuk lejohet. Albasoul.com ju rekomandon që pasi të dëgjoni albumet, ti blini ato për t'u ardhur në ndihmë artistëve Shqiptarë.

[ pyetjet ]

A është e ligjshme kjo që keni bërë ju?
Nuk kemi asnjë dyshim që kjo që kemi bërë ne është mëse e ligjshme për aq kohë sa vizitorët tanë vetëm dëgjojnë këngët dhe nuk i shkarkojnë ato. Albasoul.com nuk ka marrë lejen e artistëve apo producentëve muzikorë për të hapur këtë seksion, megjithatë ne respektojmë të drejtën e autorit. Është kjo arsyeja që ne u rekomandojmë ju ti blini albumet. N.q.s jeni një artist dhe nuk dëshironi që albumi tuaj të dëgjohet në albasoul, mund të na kontaktoni tek muzikashqiptare@gmail.com

[ pyetjet ]

Ku mund të ble albumet që gjeta këtu?
Albasoul.com nuk është një kompani që shet apo prodhon muzikë, ne vetëm u servirim bashkëatdheatarëve tanë muzikë falas dhe në çdo kohë me nëpërmjet internetit. Aktualisht nuk shesim albume në CD, kaseta, etj. Nëse do të dëshironit të blinit albumet drejtohuni pikave legale të distributimit. Shitja e albumeve do të jetë një gjë e së ardhmes por aktualisht është e parealizueshme.

[ pyetjet ]

Si mund të bashkëpunoj me ju?
Të gjthë webmasters Shqiptarë qe kanë dëshirë të bashkëpunojnë me ne duhet të na kontaktojnë tek muzika@albasoul.com. Ju lutemi të respektoni punën tonë dhe të gjithë Shqiptarëve që kanë kontribuar për të bërë faqen e muzikës atë që është sot.

[ pyetjet ]

A mund të vendos një lidhje tek faqja ime?
Nëse keni një faqe personale në rrjet dhe do të kishit dëshirë të vendosnit një link për tek faqja e muzikës, jeni të mirëpritur ta bëni këtë. Nuk është nevoja të na merrni leje për aq kohë sa lidhni faqet e albumeve dhe jo këngë të veçanta. Të gjithë ata që nuk e respektojne të drejtën e autorit në rrjet, nuk do të gëzojnë as ndihmën e respektin tonë.

[ pyetjet ]

A mund të shtoni edhe këtë album?
Jeni të lutur të kontribuoni me albumet që dispononi për të pasuruar faqen dhe të gëzoni të gjithë Shqiptarët, sidomos ata jashtë atdheut. Albumi duhet të përmbajë këngë nga trojet Shqiptare, nga artistë Shqiptarë dhe kryesisht në gjuhën shqipe. Për më shumë detaje kontaktoni tek muzikashqiptare@gmail.com.

[ pyetjet ]

Pse e hoqët atë album?
Disa prej artistëve nuk mund të jenë dakort me publikimin e këngëve të tyre në Albasoul. Për këtë arsye detyrohemi që të respektojmë fjalën e tyre dhe ti heqim nga faqja disa prej albumeve. Gjithashtu disa albume hiqen se përmbajtja e tyre mund të ofendojë vizitorët.

[ pyetjet ]

Veshja