Faqja kryesore e muzikės Lista e plotė e artistėve Te gjitha albumet TOP-40 Kenget TOP-20 albumet Ndihmė

   

  Anida Take, njė jetė nė skenėn artistike shqiptare  
Agim Prodanin nuk ma zėvendėson dot askush

Emri i saj nė fakt nuk ėshtė Anita siē shumė kush mund tė jetė mėsuar ta thėrrasė, por Anida. Kjo ishte surprizė edhe pėr mua, pasi kėtė e mėsova vetėm nga biseda me tė. Nė trinitetin e saj si artiste nėnė dhe bashkėshorte, Anida pėrcillet nė kėtė intervistė nė lartėsinė e njė gruaje qė me tė vėrtetė e ka merituar suksesin dhe respektin. Udhėtojmė nė jetėn e saj mes tė kaluarės dhe tė sotmes dhe njohim jo vetėm recetėn e njė modeli femėror tė suksesshėm, por dhe tė njė gruaje qė i ka mbijetuar kohės, qė ka gėlltitur dhimbjen fizike dhe ka prekur lumturinė njerėzore. Ashtu e bukur, e respektueshme, e ėmbėl, e menēur me emocionin dhe turpin e saj akoma vashėror Anida mbetet krenari nė plejadėn e femrave shqiptare.


Zonja Anida, si e jetoni muzikėn tani?

-Nuk mund ta kuptoj jetėn pa muzikė. Kam lindur duke kėnduar dhe do vdes duke kėnduar. Kur kam oferta pėr tė kėnduar, kurrė nuk i refuzoj, ndėrkohė qė intervistat i kam pak tė zorshme.

Sa rėndėsi i keni dhėnė punės, nė jetėn tuaj?

-I kam dhėnė rėndėsi tė madhe. Nėse kam arritur tė bėhem diēka nė jetė, kjo ka qenė vetėm nėpėrmjet punės, punės dhe punės.

Keni qenė shumė aktive si nė profesion dhe nė marrėdhėniet me familjen. Sa ju ka kushtuar gjithė ky pėrkushtim?

-Unė nuk kam qenė vetėm kėngėtare nė jetė. Sė pari kam qenė njė kolege me njė partner tė vėshtirė. Kur them tė vėshtirė, dua tė them se ai ka qenė maniak pas tė pėrkryerės, dhe bashkėpunimi me tė, ka qenė i vėshtirė, por i suksesshėm. Nėse unė kalova disa vite si kolege me Agimin, nė njė marrėdhėnie profesionale dhe shoqėrore, theksoj se kanė qenė marrėdhėnie shumė korrekte pa interes mashkulli pėr njė femėr, besoj se rolin kryesor e ka luajtur korrektesa dhe pėrkushtimi pėr punėn. Kėtė gjė, ai ma ka pėrsėritur shpesh kur ishim tė martuar. Kur e kujtonim kohėn tonė tė punės nė bodrumet e radios, ai mė thoshte:”Ndjehesha shumė nė siklet kur vija me vonesė, dhe tė gjeja duke mė pritur gjithnjė e rregullt dhe nė orar”. Kjo ishte arsyeja qė i fitova zemrėn, atij djali tė edukuar dhe tė talentuar, qė gjithnjė ishte i rrethuar nga kėngėtare shumė mė tė bukura se unė, shumė mė tėrheqėse se unė. Unė e kam respektuar gjithnjė veten. Kėshtu e fitova Agimin, pa bėrė asnjė pėrpjekje. Duke respektuar veten, duke u mbrojtur kur duhej, e urtė, punėtore, kokulur, dhe pa dyshim dhe me seriozitet.

Kjo do tė thotė se duke i patur kėto karakteristika individuale, tuajat, ja u lehtėsuan jetėn?

- Nuk mė kanė kushtuar shumė. Unė u bėra bashkėshorte e Agimit, por siē thotė populli “ i vura shpatullat shtėpisė”. Sepse Agimi, duke qenė krijues, kishte nevojė pėr kushte dhe lehtėsime nė familje. Unė, e dobėt kam qenė, por e fuqishme, dhe e kam adhuruar familjen, shtėpinė. Mė ka pėlqyer gjithnjė ambienti familjar, dhe harmonia. I jam dhėnė familjes me mish e me shpirt. Fėmijėt nuk i ēoja nė ēerdhe sepse kisha frikė se mė sėmureshin, dhe nuk mi mbanin mirė edukatoret. Por unė punoja, dhe mė duhej tė shkoja nė estradė dy herė nė ditė. Nė mbrėmje ne kishim shfaqje dhe mė duhet tė dilja para spektatorėve. Spektatori nuk do t’ia dijė pėr problemet dhe punėt qė ka kėngėtari nė shtėpi, kėshtu qė shumė herė vija kompresa me ujė tė ftohtė nė sy, pėr tė larguar lodhjen dhe pėr tė mė kthyer shikimin. Agimi ka qenė shumė i lidhur me shtėpinė. Pianoja, cigarja dhe Anita kanė qenė pjesė e pandarė e jetės sė tij. Gjatė gjithė jetės kam qenė organizatore e punėve, sepse mė duhet tė mendoja pėr ushqimin, pazarin, gjellėn, tavolinėn, fėmijėt. Por ka qenė diēka qė unė e kam pėlqyer, dhe nuk e kam ndjerė si rėndesė.

Nuk ndjeheni e lodhur nga gjithė kėto pėrpjekje?

-Jam e lodhur, por e bėj pėrsėri. Tani jetoj me djalin dhe pėrsėri merrem me kėto punė. I shėrbej shumė. E kam kėnaqėsi ti shėrbej njerėzve.

Ta kanė vlerėsuar kėtė pėrkushtim Agimi dhe fėmijėt?

- Tani mė ngacmove shumė. Pasi jetuam 31 vjet sė bashku dhe rregulluam kushtet tona, pra, u sistemuam me shtėpinė qė jemi sot, ndėrsa po hanim drekė me djemtė dhe unė ndjehesha e lodhur, Agimi u tha atyre: “Dėgjoni djema, unė gruan dhe ju nėnėn tuaj tė themi tė drejtėn e kemi shfrytėzuar pak. Sot e tutje, do marrim angazhim qė ta ndihmojmė. Ti Flori do tė hekurosėsh, ti Kujtim do bėsh pazarin, dhe unė nė shtėpi do bėj sa tė mundem.” Unė i dėgjoja, dhe u lumturova, dhe pse me mendjen time pėrsėrisja qė pėrsėri do i bėja vetė, sepse e kisha nė natyrė kėtė gjė. Atė ditė u nisa pėr nė Elbasan dhe kur u ktheva e gjeta tė vdekur Agimin.

E ndjeni shumė humbjen e bashkėshortit?

-Mos mė thoni! Dje kam qenė nė varreza dhe jam akoma me velin e trishtimit. Ndėrsa flas, jam e ngarkuar me kujtimet e mia. E kam ndjerė shumė, por e kam marrė me filozofi sepse jeta ėshtė ndėrtuar nė kėtė mėnyrė, ikėn njė njeri, lind njė tjetėr, rritet, vdes. Por ndiej mungesėn e tij si shok, si mikun mė tė mirė qė pata. Jam pėrpjekur qė ta kompensoj, duke krijuar me njerėzit marrėdhėnie miqėsore, duke qenė njė nėnė e lumtur, por dhe vjehrre e lumtur. Nuk jam besimtare, por ēdo mėngjes them: “O zot, faleminderit!”

Anida si vjehrrė. Si janė raportet me nusen tuaj?

-Nuk e ndjej veten vjerrė. Unė nuk kam vajzė, por dhe po ta kisha nuk mendoj se do kisha dashur mė shumė dhe do kisha mė shumė konfidencė se kam unė me Gentėn. Ndjehem shumė e plotėsuar me tė. Dje qė isha nė varreza shkova tek varri i nėnės sė Gentės dhe i thashė: “Nuk tė njoha asnjėherė, por ti e linde, e rrite, pėr ta gėzuar unė!” Genta ėshtė mė e mirė seē tė gjithė e njohin. Shkoj ēdo tė shtunė, qė ajo ka ditėn e pushimit, dhe drekoj me djalin dhe nusen. Ky ėshtė njė ligj me tė cilin nuk mund tė luhet.

Po ju keni patur vjerrė?

-Foton e vjerrės akoma e mbaj mbi kokėn e krevatit tim. E kam dashur shumė vjerrėn, dhe kemi qenė bashkė deri nė fund tė jetės. Mė kujtohet qė Agimi mė thėrriste lule, ndėrsa ajo lulishte ( Mė thoshte:Je mė shumė se njė lule). Edhe sot, ky emėr mė ka mbetur tek njerėzit e shtėpisė.

Cilat janė kėshillat tuaja pėr njė grua, qė tė jetė e lumtur dhe e suksesshme nė jetėn e saj?

-Tė jetė vetvetja. Tė jetė e sinqertė me partnerin dhe me fėmijėt. Duke qenė kėshtu ka harmoni nė familje dhe pa dyshim lind dhe respekti, dhe ajo familje nuk do tė pėrjetojė probleme tė rėnda.

Por nėse njė grua ka kontradikta me bashkėshortin. Ēfarė mendimi keni pėr rebelimin e saj dhe pėr divorcin?

-Nė momentin qė nuk ka riparim marrėdhėnia dhe partneri ka probleme, unė mendoj se gruaja duhet tė kėrkojė zgjidhjen e kėsaj lidhjeje. Kur nė familje ka dhunė, ajo duhet tė rebelohet. Unė po ta kisha patur nė jetėn time, nuk do e kisha toleruar. Gjithnjė duke iu referuar korrektes sime personale. Nuk ka pse tė sakrifikojė gruaja gjithė jetėn pėr hir tė fėmijėve, ose pėr hir tė njė interesi mbijetese. Ajo duhet tė zgjedhė rrugėn e saj nė jetė. Nuk jam pro tradhtisė nė familje. Por mbasi njeriu e ka zgjidhur martesėn, jam dakord dhe me njė martesė tė dytė dhe tė tretė. Dhe mė duket se kėshtu ka ardhur koha tani. Familja ėshtė tepėr e shenjtė dhe do mbrojtur, por gjithnjė kur ajo ėshtė e shėndoshė. Mendoj se elementi kryesor ėshtė kujdesi dhe zgjedhja e partnerit. Sot lidhjet bėhen shumė shpejt. Unė i vė rėndėsi shumė njohjes paraprake. Unė me Agimin kam kaluar shumė kohė njohjeje, para se tė vendoseshim tė lidheshim. Njohja pa piksynime ėshtė e rėndėsishme. Femra intrigon kollaj. Pikėrisht pėr kėtė shkak sot vihemi pėrballė historish tė ēuditshme dhe kėto na bėjnė qė meshkujt ti shohim me sy tė keq. Pavarėsisht se kėtu kanė pjesė dhe femrat.

Ēfarė ju bėn ju sot, tė ndjehemi mirė me veten tuaj?

Unė ndihem mirė se jetoj. I kam fėmijėt mirė me shėndet, dhe njerėzit qė mė rrethojnė janė mirė. Ndihem njė nėnė e pėrkėdhelur.



Shtatzėnia ime e parė mė ka lėnė 9 muaj nė shtrat

Thatė qė keni patur dy lindje shumė tė vėshtira. Si ka qenė ardhja e fėmijėve tė tu nė jetė?

- Fėmija i parė erdhi nė momentin e duhur, pas gjashtė vjetėsh qė ne ishim lidhur. Por shtatzėnia ime e parė ka qenė shumė e vėshtirė. Kam kaluar nė fėmijėri sėmundjen e brucelozės, dhe mė kujtohet qė kam bėrė mbi dy mijė inxheksione pėr tė mbajtur fėmijėn, sepse rrezikoja abortin. Kam kaluar shumė kohė nė spital dhe personeli mjekėsor mė ka mbajtur nė pėllėmbė tė dorės. Mė kujtohet qė ndėrsa arrinte momenti i ardhjes sė fėmijės, doktor Glozheni u thotė punonjėsve tė tij “Gati i keni enėt e gjakut!”Kur dėgjova profesorin, mendova se situata ishte e rrezikshme dhe unė perceptova qė mund tė humbja djalin. Atėherė kam menduar: “Nėse do zbres ato shkallėt e maternitetit pa djalė, do hidhem nga shkallėt!” Nuk ėshtė mirė qė e them, por atėherė e mendova me tė vėrtetė. Unė nuk mund ta kuptoja dot jetėn, pa fėmijėn. Mendoni qė, vetėm pas tre muajsh, kam mundur tė ngrihem nė kėmbė e tė eci. Kur kam dalė nga spitali kisha shtuar 28 kile, flokėt mė ishin zgjatur dhe babai mezi mė njohu. Mė kujtohet qė nuk mė bėnte asnjė veshje dhe unė kam marrė njė copė kambrike qė e pėrdrodha nė trup si veshjet indiane, deri sa formova gardėrobėn time tė re. Edhe pse kanė kaluar 40 vjet, ka mbetur nė historinė e maternitetit, fakti qė, kam ndenjur 9 muaj nė shtrat, deri sa realizova ardhjen e fėmijės tim nė jetė.

A ndjeheni njė nėnė e shpėrblyer nga fėmijėt e tu?

-Pėr sa i pėrket marrėdhėnieve tė tyre me mua, absolutisht po. E kam pak peng djalin e madh qė vazhdon tė jetė beqar, por kėshtu e sheh ai jetėn e tij, dhe mua mė duket vetja e pafuqishme tė ndėrhyj nė zgjidhjet e tij. Do dėshiroja shumė qė sa tė jetoja ta shihja dhe atė tė sistemuar me familje, por nuk ėshtė e mundur tė realizohet gjithēka qė do zemra e njė nėne.

Nė familje jo gjithēka shkon nė mėnyrė perfekte. Ka dhe tė meta qė duhet tė suportohen. Ju keni pėrtypur ndonjė tė metė tė bashkėshortit tuaj?

- Nuk them se ishte njė e metė e dėmshme, por Agimi nuk dilte nga shtėpia. Unė si grua e re qė isha, e dashuruar marrėzisht pas tij, do doja qė ai tė mė shoqėronte. Me pėrjashtim tė dy viteve tė para kur ishim tė fejuar, mė pas ai nuk mė shoqėronte as nė shėtitje, as nė vizita. Unė u mėsova me kėtė gjė, dhe e mirėkuptova. Pėr mua ishte e rėndėsishme qė ai nuk ndėrronte partnere. Edhe kur shkonim nėpėr mbrėmje atij nuk i pėlqente tė kėrcente, mua po. Nuk ėshtė se mė ndalonte tė kėrceja me partnerė tė tjerė, por unė e ndjeja qė atij i vinte keq ti hidhesha nė qafė njė mashkulli tjetėr, dhe unė nuk e bėja. Pra ka patur gjėra tė vogla, tė kėtij lloji. Agimi mė thoshte gjithnjė: “Jam menduar se kė mund tė vija nė vendin tėnd, por nuk e kam gjetur kurrė njė zėvendėsuese”. E njėjta gjė mė ka ndodhur dhe mua. Kur kam qenė nė Austri, para disa vitesh, njerėzit rreth e rrotull, me tė cilėt krijuam miqėsi i thoshin djemve: “Kjo e ka humbur shokun prej vitesh. Tani ka nevojė pėr njė friend, njė shok”. Me atė gjermanishten time tė ēalė u thosha: “Nuk kam mundur kurrė tė gjej, njeri mė tė mirė se atė qė kisha. Nuk mė bėn pėrshtypje qė kam 20 vjet pa tė”.

Realisht si e jetoni lidhjen me tė?

-E mendoj ditė dhe natė. Ai ėshtė pjesė e jetės sime. Shumė herė ndalem, afėr fotografisė sė tij mbi piano, dhe i them:”Ah more Agim, kėshtu ėshtė jeta, pas pak do vij tek ty dhe unė”. Flas me tė. Pastaj gjėja qė mė ngushėllon ėshtė fakti qė pėr tė flitet shumė. Kjo mė sjell kėnaqėsi. Nuk ėshtė nė kėtė moment duke pirė kafe me mua, por ėshtė nė njė shoqėri qė e kujton, nė respektin, nė vlerėsimet dhe superlativat e njerėzve. Me rastin e 45 vjetorit tė festivalit kalova njė moment shumė tė vėshtirė. U bė njė homazh pėr artistėt qė nuk jetojnė mė, dhe duke parė secilin prej tyre nė sallė, mendoja se ēdonjėri ishte njė kolloz, shihja fotot dhe u shkėputa nga realiteti duke u futur nė botėn e tė vdekurve. Mė pas drejtuesi i festivalit thirri emrin tim, por unė e ndjeva qė kėmbėt mė ishin bėrė kallkan dhe pasi i dhashė njė shtytje trupit dola nė skenė, dhe mė kaloi gjithēka. Unė e kam kėtė gjė:po tė jem para publikut, tjetėrsohem.

Thatė qė e pėrjetuat dhimbshėm parakalimin e kolosėve tė muzikės. Keni frikė nga vdekja?

-Jo shumė, sepse mė ka pėrgatitur Agimi. Ai fliste shumė pėr vdekjen. Nė njė periudhė lodhjeje profesionale, unė kalova njė lloj depresioni ku e kisha frikė vdekjen e Agimit. Dhe ai punoi shumė me mua. Ai gjithnjė e thoshte qė unė do jetoja mė shumė. Edhe pse kishim vetėm 7 vjet diferencė. Ai ishte shumė i lodhur dhe jeta e puna qė bėnte, e sfiliti. Vuante nga pagjumėsia dhe gjithė natėn vetėm krijonte. Flinte nė mėngjes, atėherė kur ripėrtėrihej jeta. Ajo qė pėr mua ka qenė e rėndė, ka qenė mėnyra se si u ndava me tė. Nuk isha e pėrgatitur dhe nuk u gjenda aty, ti rrija pranė, tė mė linte njė amanet. Por humbjet duhen gėlltitur, sepse mua mė takon tė ruaj dinjitetin e bashkėshortit, tė fėmijėve tė mi dhe tė familjes. Me kalimin e kohės njeriu mėson tė jetojė me humbjen. Ndaj dhe grave qė kanė humbur bashkėshortėt, u them se duhet t’ia lėnė kohės. Mos ta sfilitin veten, ashtu siē bėra unė.



Im shoq kishte njė xhelozi pozitive ndaj meje

Duke kaluar tek kėnga, pasioni juaj i madh ju dhe vetė e thatė qė i harroni tė gjitha dhimbjet.

-Flas pėr Agimin sikur e kam diku aty. Ndonjėherė tregohem e kujdesshme, se mos i mėrzis njerėzit, por ai ka qenė dhe ėshtė shumė i pranishėm nė jetėn time profesionale. Para katėr vjetėsh kam qenė nė Kosovė, nė njė eveniment shumė tė bukur dhe elitar. Kisha 50 vjet pa shkuar nė Kosovė dhe mezi prisja tė kisha njė ftesė. E ndėrsa kėndoja para tė pranishmėve flisja dhe pėr Agimin dhe bėja me kokė. Mė dukej sikur diku do ta shihja. Dhe u dėrgova dhe tė pranishmėve puthje me dorė. Dhe pastaj mendova pėr atė gjest, se si do i dukej Agimit. Nė fakt shumė vjet mė parė, ndėrsa isha rreth tė 50-ave, nė njė koncert recital, u kam dėrguar puthje me dorė spektatorėve dhe ai ishte mbrapa perdes dhe mė ndiqte. Mė kujtohet qė menjėherė sa e takova e pyeta:”Mos bėra gabim?” Dhe ai mė tha:”Jo Anida, ėshtė e drejta e moshės. Ndaj mos u rezervo!”

Ka qenė xheloz ndaj jush?

-Jo xheloz, nė kuptimin negativ tė fjalės, por ka qenė. Unė e kuptoja, dhe rezervohesha.

Keni qenė shumė e kujdesshme, atėherė?

-Kam patur njė natyrė tė ekuilibruar. Nė moshėn time tė duket sikur jeta ėshtė e shkurtėr. Por nė fakt e gjithė koha qė jetova me Agimin, dhe e sotmja pa praninė e tij reale por me praninė shpirtėrore, pėrbėn njė cikėl tė pandashėm, sepse kemi jetuar dhe folur kaq shumė, sa pėr shumė momente gjej ngushėllim tek fjalėt e tij.

Zonja Anida, para tre vjetėsh ju keni promovuar dhe njė album tė ri. Nė moshėn 70-vjeēare i keni dhuruar publikut kėngėt e tė paharruarės Take. Nga buron ky vitalitet?

-Nga dashuria. Dashuria pėr kėngėn, pėr punėn, pėr njerėzit sepse kam dashur qė ti dhuroj gjithēka atyre.


Intervistoi: Arlinda Canaj
Kortezi e Panorama

Veshja