Faqja kryesore e muzikės Lista e plotė e artistėve Te gjitha albumet TOP-40 Kenget TOP-20 albumet Ndihmė

   

  MTV, koncert sensibilizues nė Vlorė kundėr trafikimit njerėzor  
U zhvillua mbrėmė nė Plazhin e ri nė Vlorė koncerti “MTV EXIT”. Shqiptarėt u pėrfaqėsuan me Besėn dhe grupin “Kthjellu”

MTV, koncert madhėshtor nė Vlorė

Ndėrpritet pėr orė tė tėra koncerti. Trafiku i rėnduar bllokon nė mes tė rrugės artistėt e huaj
Njė atmosferė e jashtėzakonshme mbrėmė nė Plazhin e ri nė Vlorė. Kėngėtarėt mė tė sukseshėm tė momentit, tė huaj e shqiptarė u ngjitėn nė njė skenė madhėshtore tė ngritur prej MTV-sė, kanalit televiziv mė tė famshėm muzikor botė. Pėr tė pėrcjellė njė mesazh kundėr trafikimit tė qenieve njerėzore nė skenėn e MTV-sė u ngjitėn kėngėtarė tė tillė si italiania Carmen Consoli e shoqėruar nga njė grup instrumentistėsh, Panjabi MC, Morandi, Guru e shumė tė tjerė, tė cilėt interpretuan kėngėt e tyre mė tė njohura pėrpara njė publiku prej rreth 15 mijė vetėsh. Tė rinjtė shqiptarė kėnduan e kėrcyen pėr orė tė tėra nėn ritmet e njė muzike tė zgjedhur posaēėrisht pėr ta. Koncertin e hapi kėngėtarja e re, por e suksesshme, Besa, e cila u zgjodh nga MTV, pėr tė pėrfaqėsuar muzikėn shqiptare. Ajo kėndoi tre prej kėngėve tė albumit tė sapo hedhur nė treg, qė mban emrin e saj. Pas atmosferės sė krijuar nga Besa, rrodhėn tė tjera ritme, qė elektrizuar publikun e e shumtė nė numėr. Nė skenė u ngjit grupi nga Shkupi “Bla, bla, bla” e mė pas grupi nga Kosova “Kthjellu”, i cili kėndoi 4 kėngė, mes tė cilave edhe atė fituese nė “Top Fest 3” “Diēka”, sė bashku me Alban Skėnderajn. Pas pjesės shqiptare pati njė ndėrprerje tė koncertit, pėr shkak tė bllokimit nė trafik tė kėngėtarėve tė huaj. Pėr shkak tė numrit tė madh tė spektatorėve tė ardhur pėr tė ndjekur koncertin segmenti rrugor nga Skela pėr nė Plazhin e ri u bllokua nga rradhė tė gjata makinash. Megjithatė atmosfera muzikore nuk mungoi edhe gjatė ndėrprerjes, deri sa nė skenė u ngjit kėngėtari Guru. Nė njė miniskenė njė DJ (dixhej) serviri muzikė pėr publikun, i cili gjithsesi dėfreu dhe u tregua shumė i duruar, duke pritur pėr orė tė tėra tė ftuarit. Mė pas mbėrritėn edhe kėngėtarėt e premtuar, qė sollėn nė bregdetin shqiptar muzikėn italiane, indiane e amerikane. Njė gėrshetim i bukur rrymash, zėrash e gjuhėsh, qė padyshim shkaktoi efektin e pritur tek tė rinjtė qė ndoqėn koncertin. Ata panė se si idhujt e tyre dhanė mesazhe pėr njė jetė mė tė mirė, pa viktima trafiku, qofshin kėto gra e vajza, apo fėmijė. Koncerti i mbrėmshėm u organizua nga MTV, nė bashkėpunim me “Sėedish International Development Cooperation Agency” dhe IOM. Ky bashkėpunim ka lindur prej vitit 2004 dhe synon uljen e nivelit tė trafikimit tė qėnieve njerėzore sidomos nė Evropėn Lindore, ku ky fenomen ėshtė edhe mė i theksuar. Kjo ėshtė edhe arsyeja pse pas Vlorės stacionet e rradhės do jenė qytete tė tjera tė Lindjes, si Varna e Bullgarisė, Mamaia nė Rumani, Chisinau nė Moldavi, Kiev, St. Petersburg e Minsk. Koncerti gjeti mbėshtetjen edhe tė sponsorve tė fuqishėm nė Shqipėri, si dhe Ministrisė sė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve. I veshur sportiv, mes tė rinjve, qė u argėtuan deri nė orėt e para tė ditės sė sotshme, ishte edhe ministri i MTKRS-sė, Bujar Leskaj, i cili gjithashtu shijoi spektaklin e MTV-sė. Koncerti organizuar mbrėmė do mund tė ndiqet pėrmes televizionit “Klan” disa ditė mė vonė, ndėrsa do transmetohet edhe nga MTV dhe njė rrjet i tėrė televizionesh tė huaja.


Sot nė Plazhin e ri tė Vlorės zhvillohet koncerti “MTV Exit”. Krahas kėngėtarėve tė huaj, Carmen Consoli, Guru, etj. edhe Besa e “Kthjellu”

Muzika kundėr trafikut

Plazhi i ri i Vlorės kthehet sot nė njė skenė tė madhe koncerti. Carmen Consoli, Panjabi MC, Morandi, Guru do kėndojnė pėr tė rinjtė shqiptarė. Ėshtė pikėrisht kanali mė i madh muzikor televiziv MTV, nė bashkėpunim me “Swedish International Development Cooperation Agency” dhe IOM, qė organizojnė kėtė koncert, nė kuadrin e njė fushate sensibilizuese kundėr trafikimit tė qėnieve njerėzore. Dhe pėr organizatorėt nuk ka rrugė mė tė mirė sensibilizimi se dhėnia e mesazheve pėrmes gojės sė idhujve tė tė rinjve, qė janė edhe kategoria mė e rrezikuar nga ky fenomen. Nė tė njėjtėn skenė me kėngėtarėt mė nė modė nė Evropė, Amerikė e Azi, do ngjiten edhe kėngėtarė shqiptarė. Tiranėn e pėrfaqėson Besa, ndėrsa nga Kosova vjen “Kthjellu”, njė nga grupet mė tė dashur tė tė rinjve, sidomos pas dy trofeve tė fituara nė “Top Fest 3”. Menjėherė pas mbėrritjes nė Tiranė, drejtori ekzekutiv i “MTV Europe Foundation”, Thomas Ehr dha njė konferencė pėr shtyp. Sipas tij, arsyeja pse MTV u pėrfshi nė luftėn kundėr trafikimit tė qėnieve njerėzore nė vitin 2004 ishte nevoja pėr tė sensibilizuar njerėzit kundėr kėtij fenomeni nė rritje. “Fenomeni i trafikimit prek drejtpėrdrejt audiencėn e MTV-sė”, - thotė Ehr-i, duke shtuar se bėhet fjalė pėr njė problem qė na pėrket tė gjithėve dhe pėrmes aktiviteteve dhe valėve tė MTV-sė ėshtė munduar tė sensibilizojė sa mė shumė njerėz. Ehr-i ka qenė pėr herė tė parė nė Shqipėri nė vitin 1993 dhe sipas tij shumė gjėra kanė ndryshuar prej atėherė. Ai tha se ishte i vėshtirė realizimi i koncertit nė kėtė periudhė, pasi artistėt janė tė zėnė mė shumė se kurrė me koncerte e festivale, “megjithatė jemi tė kėnaqur pėr artistėt qė arritėm tė sjellim, pasi janė ndėr emrat mė tė suksesshėm pėr momentin”. Jo vetėm pėr faktin se pėrbėn njė ngjarje kulturore, por edhe pėr misionin e tij, koncerti mbėshtetet nga Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve. Pas Vlorės, ku mendohet tė fitohet njė publik prej rreth 15 mijė tė rinjsh, koncerti vazhdon turin e koncerteve nė qytete tė tjera tė Evropės Lindore, nė Varna tė Bullgarisė, Mamaia nė Rumani, Chisinau nė Moldavi, Kiev, St. Petersburg e Minsk.

Pėrfaqėsimi

Besa, pėrfaqėsuesja shqiptare nė MTV

Duket se dalja nė treg e albumit tė parė i solli fat kėngėtares sė re, Besa Kokėdhima. Stafi i MTV-sė nė Shqipėri, ka pėrzgjedhur pikėrisht atė si pėrfaqėsuesen shqiptare nė skenėn e koncertit qė mban logon e kanalit mė tė madh muzikor. Duket se pėrfaqėsuesit e MTV-sė e kanė parė atė si njė nga kėngėtaret mė tė suksesshme tė momentit nė Shqipėri. Besa do ketė shansin qė jo vetėm tė kėndojė nė kėtė skenė, por edhe tė transmetohet nga njė rrjet kanalesh televizive tė huaja dhe TV “Klan”. Vetėm pak ditė mė parė Besa hodhi nė tregun muzikor albumin qė mban emrin e saj ku pėrfshihen 11 kėngė tė reja.

Tė dhėna

Pse fushata kalon nga Shqipėria

Vetėm pak muaj mė parė Organizata e Kombeve tė Bashkuara nė njė raport tė sajin e konsideroi Shqipėrinė si njė nga vendet e origjinės sė trafikimit tė qenieve njerėzore. Nuk dihet se sa ėshtė numri i tė trafikuarve, megjithatė disa vite mė parė, raportet flisnin pėr shifra alarmante. Nė vitin 2001 burime zyrtare tregonin se 100 mijė gra dhe vajza shqiptare ishin trafikuar nė Evropėn Perėndimore dhe vende tė tjera tė Ballkanit gjatė dhjetė viteve tė fundit. Megjithatė njė vit mė vonė, njė tjetėr dokument zyrtar deklaroi se rreth 6000 gra dhe vajza ishin trafikuar jashtė vendit pėr shfrytėzim seksual. Nė raportet mė tė fundit, sipas agjencive tė Kombeve tė Bashkuara, UNHCR, UNICEF dhe OSBE/ODIHR, nė Shqipėri ėshtė ulur niveli i trafikimit tė qėnieve njerėzore nga viti nė vit.

Kortezi e Shekulli

Veshja