Faqja kryesore e muzikės Lista e plotė e artistėve Te gjitha albumet TOP-40 Kenget TOP-20 albumet Ndihmė

   

  Laver Bariu dhe muzika popullore permetare  
"Maratona" dhe Permeti i Laver Bariut

Kenga e treves se Permetit u ul ne "sofren" e "Maratones se kenges popullore" jo vetem me muziken tipike te ketij qyteti, por dhe me sazet e te mirenjohurit, Laver Bariu. Jeta e artistit me dhuntine natyrale te veglave muzikore si dhe abc-ja e gernetes popullore permetare, pjese shpirterore e qytetareve te saj dhe e vete Bariut.
"Maratona e kenges popullore shqiptare", nje spektakel i televizionit "Klan" ne puntaten e kesaj jave, i serviri publikut traditen kulturore te Permetit, ku i ftuari special i kesaj treve ishte Laver Bariu. Themeluesi dhe njekohesisht drejtuesi i sazeve te Permetit, te njohura ne te gjithe Shqiperine dhe jashte saj, performoi artin unik te tij, duke gjalluar dhe njekohesisht duke mrekulluar teleshikuesit e ketij spektkali. Laver Bariu, i lindur ne Permet me 2 Maj te vitit 1929, eshte sot nje personalitet i shquar i muzikes popullore shqiptare si muzikolog popullor ne gernete dhe si kengetar.

Laveri dhe sazet e Permetit...

Qe i vogel Laver Bariu, tregoi nje dhunti natyrale per t'u marre me veglat muzikore te thjeshta te cilat i sajonte vete nga deget e pemeve apo edhe nga kallami i grurit etj., tregon Vaso Tole, njeherazi drejtor i Drejtorise se Trashegimise Kulturore prane Ministrise se Kultures, Rinise e Sporteve. Ai vendoset perfundimisht ne Permet ne fund te vitit 1944, ku takohet me Usta Vangjel Leskovikun, prane te cilit punoi me llaute per rreth 1 vit, nderkohe qe ushtrohej ne gernete ne menyre autodidakte! Pas largimit te Usta Vangjelit per ne Vlore, Usta Laveri organizon grupin e tij, me te cilin mori pjese edhe ne Festivalin e pare Folklorik Kombetar, Tirane 1952, ku Laveri vleresohet me cmimin e pare si instrumentist popullor. Me 1954, ai ben regjistrimin e kenges se pare me saze, me 1957 regjistrohet si saze nga ekspedita shqiptaro-gjermane e pasketaj me 1966 regjistron ne Radio-Tirana vec te tjerash edhe tri kaba permetare me klarinete, per ta vazhduar punen cilesore me sazet e tij per te gjithe kohen. Permeti..., nje qytet qe shtrihet ne Shqiperine e Jugut, ne pjesen lindore te Krahines Malore Jugore, eshte nje rreth me tradita per punimin e veres, rakise, perimeve, glikose, per argjendarine, qendistarine, etj. Vallet e Permetit, vendlindja e Laverit, jane kryesisht te tipit dyshe, shoqeruar me kenge polifonike. "Por nje nder me te vecantat e saj, jane sazet, te cilat shoqerojne vallet qytetare permetare", shprehet Vaso Tole, i cili ka botuar nje sere studimesh rreth tyre. Tole tha se gjate periudhes se "arte" te Laver Bariut, sazet kane pesuar disa riorganizime strukturore te cilat kane reflektuar para se gjithash orientimin artistik te krijuesit te tyre, Usta Laverit... Ne vitin 1951 ato perbeheshin nga nje gernete, dy lahuta, dy fizarmonika, per te ardhur ne formacionin e tij te qendrueshem te vitit 1976 (e deri me sot), te perbere nga gerneta, nje llahute, nje fisarmonike, def dhe violine. Tole pohon se, ato jane konceptuar edhe si saze klasike, pra qe vete interpretojne ne vegla dhe vete kendojne, por dhe si formacion shoqerues i kengetareve te tjere popullore. "Nga kjo pikepamje eshte shume e veshtire qe te dallosh personalitetin e Usta Laverit si interpret (gernetar e kengetar) dhe krijues i shume stilemave aq te njohura sot nga muzika popullore permetare". Sipas Toles, sazet kane nje veprimtari te dendur kombetare e nderkombetare, duke u njohur kudo ku kane shkuar si "Bilbilat e Permetit". Merite kryesore e ketyre sazeve eshte se formuan edhe nje tjeter identitet te kenges popullore te Toskerise: kengen popullore permetare. Usta Laveri ka qene per gjithe kete periudhe mesuesi me i mire i shume gernetaxhinjve te tjere popullore te qytetit te Permetit, por dhe te fshatrave, te cilet kane mesuar prej tij abc-ne e gernetes popullore permetare...

Veshja