Faqja kryesore e muzikės Lista e plotė e artistėve Te gjitha albumet TOP-40 Kenget TOP-20 albumet Ndihmė

   

  Koncert i artisteve shqiptare ne NY  
Gjebrea ka pohuar pėr “Zėrin e Amerikės” se ky takim ka qenė ndėr mė tė rrallėt qė ai ka bėrė me bashkatdhetarėt nėpėr botė

Mula, Gjebrea e Ēako, koncert nė Amerikė
Tre artistė tė mėdhenj, njė soprano dhe dy kantautor kanė dhėnė njė koncert tė madh pėr bashkatdhetarėt e Amerikės. Inva Mula, Pirro Ēako dhe Ardit Gjebrea kanė pėrfunduar me shumė sukses koncertin e tyre nė Neė York, koncert ky qė u organizua nėn kujdesin e shoqatės bamirėse “Motrat Qiriazi”. Ishte ky njė sukses qė u rrėfye dje nė edicion informatik tė Zėrit tė Amerikės. I ftuar nė studio, Ardit Gjebrea ėshtė pyetur sė pari se si lindi ideja pėr kėtė koncert-“Qė prej gjashtė vjetėsh bashkatdhetarėt e Amerikės mė kishin ftuar qė tė vija pėr njė koncert por koha ime e mbingarkuar nuk mė lejonte qė tė vija”,-ka shpjeguar Gjebrea-“Fillimisht ideja pėr njė koncert kėtu nė Amerikė ishte e fotografit tė njohur Fadil Berisha e mė pas kjo ide u pasua nga organizata “Motrat Qiriazi” e cila bėri mė nė fund tė mundshėm realizimin e kėtij koncerti bamirėsie” Gjebrea ka treguar se koncerti ka qenė i konceptuar nė dy pjesė. Nė pjesėn e parė tė tij, kanė kėnduar Inva Mula me Pirro Ēakon ndėrsa nė pjesėn e dytė, e cila ėshtė konceptuar krejt ndryshe nga e para, ka kėnduar vetė ai, Ardit Gjebrea.-“Jam shumė i emocionuar dhe mund tė them se ky koncert ka qenė pėr mua njė ndėr takimet mė tė rralla qė unė kam zhvilluar me bashkatdhetarėt nėpėr botė”. Gjebrea ėshtė ngacmuar mė pas pėr lidhjen e tij me Inva Mulėn.-“Me Invėn mund tė them se kam nisur karrierėn time artistike. Kemi kėnduar bashkė qė nė moshėn 6-vjeēare e bashkė kemi qenė nė festivalet e ndryshme pėr fėmijė. Sė bashku realizuam nė dhjetor tė vitit qė shkoi koncertin e madh “Krishtlindje nė Tiranė”. Mė e rėndėsishme ėshtė pjesėmarrja jonė nė festivalin e Francės “Violinė mbi rėrė” ku ne tė dy kėnduam nė shqip. Sė shpejti do tė jemi sėrish bashkė nė Liban pėr njė tjetėr koncert”. Gjebrea nė ato pak minuta tė rezervuara nė edicionin e lajmeve tė Zėrit tė Amerikė ka prekur problemin e organizimeve tė koncerteve jashtė Shqipėrisė-“Ka ardhur koha qė tė organizohen koncerte me nivel, qė tė jenė porfesional. U ka ikur koha organizimit tė koncerteve nėpėr lokale. Koncerti ynė nė New York tregoi se mund tė bėhen tė tilla koncerte me nivel tė lartė profesional”, ka shtuar pas kėsaj se nė ato katėr ditė qėndrimi nė Amerikė ėshtė bombarduar nga ftesat tė cilat nuk beson se do mund t’i respektojė tė gjitha sepse angazhimet nė Tiranė (pėr tė cilėn e kishte marrė malli) nuk i lėnė shumė hapėsirė pėr tė lėvizur. Ndoshta sepse dhe puna drejtuese (administrative) qė ka nė Televizionin “Arbėria” e pengon disi nė punėn e tij krijuese.


Veshja