Faqja kryesore e muzikės Lista e plotė e artistėve Te gjitha albumet TOP-40 Kenget TOP-20 albumet Ndihmė

   

  Interviste me Elsa Lile  
Intervistoi Blerina Goce
Mendoni nė tė ardhmen tė merrni pjesė nė festival, jo thjesht pėr tė pėrshėndetur?


“Nuk kam nė plan tė marr pjesė nė festivalet shqiptare si pjesėmarrėse. Megjithatė kjo varet se si do tė ecin projektet e mia. Nėse nė kėto projekte, qė tashmė dihen (pėrmendim Sanremon) do tė jetė e vėshtirė pjesėmarrja nė festivale, kėtu nė Shqipėri. Por gjithmonė do tė jem e kėnaqur tė ndjek festivalet shqiptare, qoftė edhe si spektatore”.

Ē’mund tė thoni pėr pjesėmarrjen tuaj nė Sanremo?

Patjetėr qė ishte njė ėndėrr e largėt e imja, por qė tani nuk ėshtė mė ėndėrr sepse unė arrita ta prek. Pėr momentin jam duke u pėrgatitur dhe kemi zgjedhur 3-4 kėngė, pėr tė cilat po gjykojmė. Jam duke punuar me shtėpinė diskografike “BMG” (Berati-Miza-Genti).

Si rrjedh njė ditė e zakonshme pėr Elsėn?

Jetoj nė Romė ku studioj pėr arkitekturė dhe njėkohėsisht pėrpiqem tė punoj pėr muzikėn. Njė ditė mė se normale ėshtė kur unė jam nė rolin e universitares.Shkoj nė bibliotekė, lexoj, ha drekė nė mensė me shoqet e mia, dėgjoj muzikė. Mė tė veēanta janė ditėt kur punoj me shtėpitė diskografike.

Ēfarė lloj muzike ju pėlqen mė tepėr?

Mė pėlqen shumė muzika e lehtė, pop i lehtė por nuk kam asnjė preferencė tė veēantė. Dėgjoj tė gjitha llojet e muzikės qė nga klasikja deri te modernia. Kam edhe njė CD tė Red Hot Chilli Peppers.

Si ju pėlqen ta kaloni kohėn e lirė?

Mė pėlqen shumė tė gatuaj, sidomos spaghetti. Nė raste tė veēanta mund tė gatuaj gjithė ditėn por sigurisht gjėra tė veēanta dhe tė jenė tė kuzhinės italiane. Mė pėlqen shumė edhe tė shėtis mbrėmjeve me makinė. Ėshtė njė atmosferė qė lejon meditimin. Sigurisht tė dėgjoj edhe muzikė. (Qesh) Pse jo edhe nė ndonjė orė leksioni kur profesori ėshtė i mėrzitshėm duke fshehur kufjet pas flokėve tė gjata.
Mė pėlqejnė shumė edhe kafshėt dhe tė rri me to. Kur shoh qen nė rrugė ndaloj t’i ledhatoj dhe u blej ndonjė gjė pėr tė ngrėnė. Fatkeqėsisht nuk kam asnjė kafshė nė shtėpi.

Ē’pjesė tė jetės zėnė miqtė tek ju?

Miqtė padyshim janė shumė tė rėndėsishėm nė jetėn e ēdo personi. Unė nė fakt kam shumė pak miq tė afėrt. Kjo edhe pėr shkak tė jetės qė bėj,por kur gjej pak kohė dėshiroj ta shfrytėzoj pėr tė ndenjur me miq, tė kultivoj miqėsi. Doja tė pėrmendja shprehjen “Kush gjen njė mik gjen njė thesar”. Unė nė fakt e kam gjetur thesarin tim qė kur isha nė Tiranė. Ajo ėshtė shoqja ime, Vjola qė tani studion nė Itali.

Ēfarė ēmoni mė shumė tek njerėzit qė ju rrethojnė?

Ēmoj shumė sinqeritetin, korrektėsinė, mirėsinė.

Ėshtė korrekte Elsa?

Hmm.Varet. Kur kam takim pune jam gjithmonė. Nė shoqėri vonohem por jo sepse dua. (Qesh) Para dy ditėsh shkova 1 orė e gjysmė me vonesė nė njė takim pune nė njė shtėpi diskografike.

Pse zgjodhėt tė studioni pėr arkitekturė dhe jo muzikė?

Nė Itali kam bėrė pėr 5 vjet shkollė tė pėrgjithshme shkencore. Qė nga viti i parė deri nė vitin e pestė kam pasur si lėndė vizatimin teknk. Mė pėlqente shumė kjo lėndė ndaj vendosa tė studioj pėr arkitekturė. Nė lidhje me muzikėn...
Muzika ėshtė pasioni im por si profesion nuk ėshtė i sigurt. Megjithatė muzika ėshtė e para, pastaj vjen arkitektura.

Cilat janė momentet mė tė bukura pėr Elsėn?

Momenti mė i bukur ka qenė kohėt e fundit nė Itali, kur u pranova tė marr pjesė nė Sanremo. Publiku u tregua dashamirės me mua. Gjithashtu edhe Festivali i 1996 me kėngėn “Pyes lotin”. Dalja nė publik mė ka mbetur nė mendje.

Ē’mendoni pėr mėnyrėn e organizimit tė festivaleve nė Shqipėri?

Besoj se akoma ka punė pėr tė bėrė, jo artistikisht sepse muzika ėshtė universale dhe nuk mund tė gjykohet. Por ana teknike, pajisjet lėnė pėr tė dėshiruar, sidomos ndriēimi.

Nėse do t’iu jepej mundėsia tė luanit nė ndonjė film do tė pranonit?

Kur kam qenė nė pallatin e Pionerėve nė Tiranė kam qenė pėr dramė. Mė vonė, pas disa vitesh, nėsė do tė mė jepej mundėsia, pse jo!
Ku do t’i kaloni festat e fundvitit?
Me familjen time, nė Romė. Unė jetoj bashkė me ata atje.

Cila ėshtė dhurata qė do tė pėlqenit tė merrnit kėtė vit?

Hmm. Ka shumė gjėra qė do tė mė pėlqenin. Do tė thoshja njė piano me bisht, nga ato tė mėdhatė, qė ta shihja ēdo mėngjes sapo tė hapja sytė. Por nė fakt unė nuk di t’i bie pianos dhe nuk kam se ku ta vendos njė piano tė tillė nėqoftėse ma sjellin.

Veshja