Faqja kryesore e muzikės Lista e plotė e artistėve Te gjitha albumet TOP-40 Kenget TOP-20 albumet Ndihmė

   

  Pavlina Nikaj, dekorohet me urdhrin "Naim Frasheri"  
Pavlina Nikaj ėshtė dekoruar dje nga presidenti i Shqipėrisė me urdhrin "Naim Frashėri", i argjendtė. Kjo ceremoni ėshtė zhvilluar dje nė Qendrėn Ndėrkombėtare tė Kulturės, nė orėn 11.00. Kjo dekoratė i ėshtė dorėzuar artistes nga ministrja e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, znj. Arta Dade, me motivacionin: "Pėr aktivitet tė gjerė dhe merita tė larta nė muzikėn shqiptare, pioniere e interpretimit tė kėngės sė lehtė".
Me kėtė rast ishin tė ftuar personalitete tė muzikės sė lehtė shqiptare. Nė kėtė ceremoni dha mbresat dhe impresionet e saja edhe kėngėtarja e njohur, znj. Anita Take, e cila e veēoi Pavlinėn, si njė kėngėtare me zė tė papėrsėritshėm. Kėngėtarja Pavlina Nikaj, sė bashku me Anita Taken dhe Pjetėr Gjergjin, mund tė konsiderohen si "pionierėt" e interpretimit tė muzikės sė lehtė shqiptare. Pavlina ka nisur tė kėndojė qė nė moshė shumė tė re. Me njė zė altoje, tė qartė, tė purpurt, tė fuqishėm dhe shumė emocional, filloi tė interpretojė me shumė sukses kėngė tė lehta tė kompozitorėve shqiptarė dhe tė huaj. Po kėshtu, ajo ka nė repertorin e saj shumė kėngė korēare, patriotike, partizane etj. Nė fillimet e punės sė saj ka punuar nė Ansamblin e Ushtrisė Popullore dhe, mė pas, me krijimin e Estradės sė Tiranės, ajo u inkuadrua pranė kėtij teatri. Shumė kompozitorė filluan tė shkruajnė kėngė tė reja me destinacion zėrin e saj. Sė bashku me Anita Taken formuan duetin e papėrsėritshėm "Nikaj-Take". P.Nikaj ka marrė pjesė nė shumė aktivitete artistike, koncerte, festivale, spektakle, festa popullore etj. Me kėngėt dhe interpretimet e saja ajo ka merituar plotėsisht simpatinė dhe duartrokitjet e publikut. Blerina Goce/ALNA

Veshja