Faqja kryesore e muzikės Lista e plotė e artistėve Te gjitha albumet TOP-40 Kenget TOP-20 albumet Ndihmė

   

  Pianistia Hermira Gjoni, koncert i suksesshėm nė New York  
Piano shqiptare nė Fifth Avenue

Tingujt e butė, por dhe shpėrthyes tė pianos, sikur e thyenin akullin qė krijonin kostumet shik qė mbanin veshur njerėzit. Muzikantė, njerėz tė njohur tė artit, ku nuk mungonte edhe familja e guvernatorit tė shtetit tė Nju Jorkut, Papaki, ndodheshin nė sallėn luksoze tė Columbus Fondacion, nė Fifth Avenue, nė Manhatan, e njohur si zemra e qytetit mė kozmopolit tė SHBA, simboli i jetės amerikane.
Gjithkush prej tyre pėrkundej nė qetėsinė, misterin, harmoninė e tingujve tė Bethovenit, Schostakovitch, Rubinstein, Schubert, Lecuonės…, Puccinit, Leoncavallos...

Ishin gishtat e Hermira Gjonit mbi tastierėn e pianos, qė nė njė ambient romantik sillnin pėr njerėzit e ftuar nė kėtė koncert, vetėtijshėm ndjenjė, temperament, imagjinatė , poezi, magnetizėm …

Nuk ėshtė lehtė tė organizosh njė koncert nė Avenue-nė mė tė famshme tė Nju Jorkut, qytetit tė mbushur me kontraste, djepi i kulturės amerikane, ku pėrzihen pafundėsisht raca dhe pėrmasa jete…

Aq mė tepėr nuk ėshtė e lehtė tė pėrshkruash Nju Yorkun nė disa rreshta, sigurisht edhe Fifth Avenue-nė , kolona vertebrale e Manhattan-it, qė e ndan ishullin nė dy qytete tė ndryshme, njė nė lindje dhe tjetri nė perėndim.

Rreth kėsaj avenue-je gjėnden disa nga ndėrtesat mė emblematike tė qytetit, si parku mė i famshėm i botės : Central Park, apo Empire State, Biblioteka, Rockefeller Center, Muzeumi Guggenheim, Muzeu Metropolitan, mė i madhi nė dy Amerikat (veriore dhe jugore), aty ku jetojnė legjendat e muzikės, kinematografisė , artit…

Nė fakt Hemira Gjoni ka vite qė jeton nė Nju Jorkun, ku rrugėt tė duken tė pafundme me ndėrtime tipike tė stilit amerikan, veshur me drita tė gjithfarėllojta dhe me ngjyra tė gjalla, me lokale dhe bare tė tė gjitha kombėsive , dhe ku njerėzit ecin shpejt e mė shpejt sa qė tė duket sikur do tė bėjnė garė me makinat sapo shfaqet ngjyra jeshile ...

Nju Jorku nuk ėshtė qyteti i thjeshtė, me gjithė lirinė qė tė pėrshfaq ai. Tė duhet tė kuptosh arkitekturėn vanguardiste qė tė jep, mendimin e larmėshmėrisė sė tij , mentalitetin e ndryshėm financiar, artistik dhe pse jo revolucionar...

Sepse Nju Jorku ėshtė kryeqyteti i tė gjitha kėtyre, sikundėr edhe kryeqyteti i shumė komuniteteve qė jetojnė nė tė .

Dhe komuniteti shqiptar tashmė i integruar nė jetėn amerikane tradicionalisht njihet si komuniteti qė respekton ligjet, dhe qė ka arritur suksese ekonomike nė Shtetet e Bashkuara . Sipas statistikave, nė vitin 2000 paga mesatare e shqiptaro-amerikanėve llogaritet tė ketė qėnė mbi pagėn mesatare amerikane nė shkallė vendi. Gjithashtu, numri i shqiptaro-amerikanėve qė kanė mbaruar universitetet ėshtė mė i lartė se mesatarja amerikane. Sipas tė gjitha gjasave shqiptaro-amerikanėt kanė pėrfituar nga mundėsitė qė ofron Amerika dhe kanė shfrytėzuar dijet dhe pasurinė e tyre pėr tė nxitur marrėdhėniet e mira mes Shqipėrisė dhe Amerikės si dhe pėr tė mbajtur gjallė traditėn patriotike.

Pavarėsisht tė gjithave, lidhja e Shqipėrisė me Shtetet e Bashkuara ėshtė njė lidhje e thellė dhe nuk ėshtė aspak njė lidhje konjukturale dhe politike. Duke shpallur miqėsinė ndaj shtetit amerikan, Shqipėria ka shpallur dhe pėrkatėsinė e saj me kėtė qytetėrim.

Tingujt e pianos tė sjellin vetiu nė mėndje pa dashje sa mė sipėr teksa ndjek muzikėn qė interpreton Hermira Gjoni. Pedagoge nė Konservatorin e Nju Jorkut “Gageheim Buillding”, ajo i iku Shqipėrisė disa vite tė shkuara. Dhe tashmė ka kaluar mė shumė se njė dekadė qė atėherė kur ajo e kaloi Atlantikun . “Unė erdha nė Nju Jork dhe bėra pėrpjekje tė identifikoj veten si muzikante. Ishte e vėshtirė, sepse sa godina tė larta ka ky qytet, po aq ka edhe muzikantė tė shumtė e tė talentuar kjo qendėr botėrore jo vetėm e biznesit dhe politikės, por edhe e artit dhe dashamirėsve tė muzikės”, thotė pianistja e njohur, bashkėshortja e kompozitorit dhe dirigjentit Simon Gjoni.

Vetėm pak kohė mė parė ėshtė nderuar me njė medalje tė veēantė pėr aktivitetin e saj muzikor nga “Federazione Campania – USA” sė bashku me tenorin italo-amerikan, Kristofer Makio dhe Miss Amerika 2005 Christina Zozzaro. Medalja i ėshtė dorėzuar nga Senatorja A. L. Mastella, gjatė njė ceremonie tė zhvilluar pas njė koncerti tė dhėnė nga dy artistėt nė Colombus Day , nė prezencėn e mbi 400 spektatorėve tė pranishėm nė sallė.

Me njė aktivitet tė gjėrė si solo– pianist, me njė repertor tė pasur tė kompozitorėve klasikė, romantikė dhe bashkėkohorė, duke filluar nga Moxart, Beet’hoven, Shopen, Debysi, Shostakoviē, Hermira Gjoni ka debutuar nė koncerte tė shumta nė Nju Jork, Nju Xhersi, Itali, Francė, Finlandė, Rumani, Hungari, Shqipėri, etj.

Jo rrallė herė ėshtė cilėsuar nga shtypi si njė pianiste me cilėsi tė larta interpretative, me pėrvojė tė pasur koncertale dhe e pajisur me njė teknikė tė kualifikuar pianistike.

Drejtori i Akademisė Klasike “Montfort” tė Nju Jorkut, thotė se “Hermira e ka instrumentin si pjesė tė vehtes dhe pėrmes ekzekutimit transmeton emocionet lirshėm e mė natyrshėm se fjala njerėzore”. ... Si nė kėtė mbrėmje kur rrjedhshmėria e mendimit muzikor tė artistes bėri qė krijuesi-ekzekutuesi dhe spektatori u pėrmblodhėn nė njė tė vetėm teksa ovacionet tė jepeshin pa drojė nga specialistė tė muzikės, muzikologė dhe pedagogė tė shquar tė Nju Jorkut ,tė pranishėm nė koncert .

Bagazhi i saj teknik, lidhja qė ajo di tė krijojė me dėgjuesin teksa pėrēon emocionin qė mbart pjesa qė ajo ekzekuton, pastaj shumė lule dhe shume duartrokitje, fjalė qė e pėrshkruajnė Gjonin si njė muzikante me pėrgatitje komplekse dhe horizont tė gjėrė, duket se nuk tė japin drojė pėr tė hapur dritaren mbi dy –shekullore tė ndėrtesės ku organizohej koncerti dhe paskėsaj tingujt virtuoz qė pėrēonte ajo tė shpėrndaheshin nė Manhattan, mbi gradacielat e larta,qėndrat ekonomike , tregtare, kulturore, po tė pėrshkonin natėn e veēantė njujorkeze .

“Para katėr muajsh m'u ofrua njė koncert me katėr duar me pianisten sėrbe Daniela Popovic”, shprehet Gjoni. “Bile ajo ende inisiston qė kėtė koncert ta ekzekutojmė nė Shqipėri, Kosovė dhe Sėrbi”, vazhdon ajo pėr tė thėnė,”se e kam shumė tė vėshtirė t'i jap aprovimin dhe vazhdoj ta shtyj pėr mė vonė, kur mendoj masakrat e Kosovės”. Pianistja e talentuar, e cila qė e vogėl e lidhi jetėn me pianon, tė tregon se kur futesh nė tempullin e muzikės veten e ndjen nė njė botė tė magjishme tė mbushur me dashuri pėr njerėzit , pėr jetėn pėr tė bukurėn.

E impenjuar veēanėrisht me muzikėn e dhomės, Hermira Gjoni ka dhėnė njė seri koncertesh me instrumentistė tė ndryshėm me duete, trio, kuartete , ndėrmjet te cilėve me instrumentistė si Kurt Brigs, Brenda P. Help, Alla Sherbakov dhe kėngėtarėt Debora Ėatson, Juliana Yaffe, A. Rudes, F. Mamaqi, Margaret VViller, dhe kohet e fundit njė sėrė koncertesh me sopranon japoneze Junko Arita dhe me tenorin Kristofer Makio.

Nė Nju Jork statistikat thonė se jetojnė mė shumė se tetė milionė banorė. Ai pėrbėhet nga lagje tė ndryshme dhe me karakter tėrėsisht tė ndryshėm . Mė kryesoret janė pesė: Manhattan, Bronx, Brooklyn, Queens dhe Richmond.

Megjithatė pėr tė gjithė turistėt gjahu mė i mirė eshtė Manhattan-i, emblematik me VVall Street, rruga e famshme e financave ; Pier 17, porti i vjetėr, Battery Park, Statuja e Lirisė , Ellis Island , Muzeu i Emigracionit , Fifth Avenue , Madison Avenue dhe Broadvvay, apo dyqanet dhe magazinat mitike si Barney’s, Bloomingdale, Macy’s o Saks, fast foodet e famshėm amerikanė, restaurantėt mė tė sofistikuar, lokalet legjendare apo edhe se ai ėshtė kryeqyteti i rock, jazz, blues dhe soul.

Megjithatė, atė natė qershori, tingujt e pianos qė mishėronin Taranatelėn, Malaguenėn, apo Hungarian Dance nr. 5, nga zemra e Manhatanit, tingėllonin nga duart e njė shqiptare.

Duartrokitjet jepeshin nga njerėz me kostume tė zinj, shik, bravo-t ishin tė fuqishme.

Vetimthi m'u kujtua thėnia e njė njeriu tė menēėm, se pavarėsisht paragjykimeve, bota pėrbėhet nga njerėz tė zotė dhe tė pazotė.

Po atė ditė, nė mėngjes, dikush mė kish treguar se njė mjeke shqiptare me banim nė Nju Jork i kish shpėtuar jetėn njė amerikani tė lėnduar nė njė aksident automobilistik…


Nga Flora Nikolla

Veshja