Faqja kryesore e muzikės Lista e plotė e artistėve Te gjitha albumet TOP-40 Kenget TOP-20 albumet Ndihmė

   

  Tre shqiptarė marrin pjesė nė festivalin e Sanremos  
Kledi Kadiu dhe Ambeta Toromani tė ftuar nė natėn e tretė tė festivalit

Tre shqiptarė nė festivalin e Sanremos

Elsa Lila nuk do tė jetė shqiptarja e vetme qė do tė prekė skenėn Ariston javėn e ardhshme. Do tė jenė edhe balerinėt Kledi Kadiu dhe Ambeta Toromani, jo si konkurrentė, por si tė ftuar pėr tė performuar nė festivalin e Sanremos. Ata do tė shfaqen nė natėn e tretė tė festivalit tė kėngės sė lehtė italiane, mė njė mars.
Ndėrkohė ėshtė pėrcaktuar tashmė nata nė tė cilėn do tė kėndojė Elsa Lila, qė ėshtė 28 shkurti, nata e dytė e festivalit. Nėn prezantimin e Pipo Baudos dhe Michelle Hunziker, festivali i Sanremos do tė jetė njė paradė e vėrtetė yjesh nga gjithė bota, duke pėrfshirė kėtu Penelope Cruz, Joss Stone, Nelly Furtado, Norah Jones etj.

Elsa Lila, qytetarja e botės

Kėshtu e kanė cilėsuar mediat italiane kėto kohė kėngėtaren shqiptare. Njė qytetare e botės, e lindur nė Shqipėri dhe e rritur nė Itali qė vjen nga njė familje artistike. Shumė eksperienca nė gjithė botėn duke filluar nga Shtetet e Bashkuara nė Kinė, pa pėrmendur kėtu Evropėn. Njė artiste 360 gradėshe e ka shtypi i shkruar italian Lilėn kėto ditė. Pėr tė vazhduar mė tej duke i atribuar kėsaj vajze tė ēiltėr, njė talent tej atij tė zakonshmit, tė zhvilluar qė herėt tek ajo. Zėri i saj pėrshkruhet si njė zė i jashtėzakonshėm sė bashku me prezencėn e saj skenike e njė personalitet tė hapur e tė drejtpėrdrejtė. Mė tej shtypi italian cilėson faktin se duke qenė se Elsa Lila ka marrė pjesė edhe mė pėrpara nė vitin 2003 nė Sanremo, nė kategorinė e tė rinjve, ajo ėshtė tashmė e gatshme tė kthehet nė Ariston pėr tė demonstruar gjithė vlerat e vėrtetat dhe pjekurinė artistike tė fituar nė kėtė kohė. Objektivi: realizimi artistik nėpėrmjet njė kėnge me njė tekst veēanėrisht impenjativ, e titulluar “Kuptimi i jetės” shkruar nga Guido Morra e me muzikė tė Maurizio Fabrizio.

Tė ftuarit
Pėrveē se njė festivali mė i rėndėsishėm i kėngės sė lehtė italiane, Sanremo shquhet edhe pėr pjesėn e spektaklit. Ēdo vit ai ka sjellė nė skenė personazhe tė shquar nga e gjithė bota. Ky vit gjithashtu nuk bėn pėrjashtim. Njė prej tė ftuarave tė nderit e cila madje do provojė edhe tė kėndojė do tė jetė aktorja Penelopė Cruz. Natėn e parė do tė jetė e ftuar kėngėtarja e xhazit Norah Jones, grupi legjendar “Scissor Sisters” si dhe “Take That”, grup ky qė rikthehet dhjetė vite pas shpėrbėrjes. Do tė marrė pjesė Nelly Furtado, Joss Stone, Mango, Renato Zero dhe sigurisht Kledi Kadiu dhe Ambeta Toromani.


“Il senso della vita”

teksti i kenges, me te cilen elsa lila do te marre pjese ne sanremo

Come una cosa felice che cada
E silenziosa come la neve
Dal cielo immenso a una pissola strada
Non si č trattato di un viaggio breve
All’improvviso sono caduta
Aprendo gli occhi a sua insaputa
C’era nell’aria l’eco di un canto
Nessun giudizio nessun rimpianto
Come una cosa felice che cada
Senza per questo sentirsi offesa
E senza chiedersi mai dove vada
O dove porti la sua discesa
Senza un motivo sono caduta
Goccia su goccia precipitata
Ed arrivata in fondo al mare
Ho cominciato cosģ a scavare
Fino ad avere la testa vuota
Il cuore gonfio e l’anima ignota
Fino a sentire
Sotto le vita
Il senso della vita
Il senso della vita
Il senso della vita
Come una cosa felice che cada
Un filo d’erba da un’altalena
Che ricoperta da quella rugiada
Sembra che scriva un suo poema
Solo una frase due righe appena
Ma il suo mistero gią m’incatena
Nella natura non c’č progresso
Il tempo passa ma č sempre adesso
Adesso sento per tutto il mondo
La gratitudine e un bene profondo
Adesso sento
Sotto le dita
Il senso della vita
Il senso della vita
Il senso della vita
Stupidamente come si sente
Il pianto acuto di un neonato
Che ci sveglia la notte
Anzi ci ha gią svegliato
Ci ha gią svegliato
Ci ha gią svegliato
Il senso della vita


Penelope Cruz

Aktorja pretendonte pėr ēmim “Oscar” do tė jetė e pranishme do tė jetė e ftuara kryesore e festivalit tė Sanremos.

Norah Jones

Kėngėtarja e njohur e xhazit do tė jetė e pranishme nė Sanremo nė natėn e parė tė tij.

Take That

Grupi i famshėm “Take That” do tė marrė pjesė nė Sanremo, dhjetė vite pas shpėrbėrjes sė tij.

Angun

Kėngėtarja indoneziane, e njohur pėr kėngėn e saj “Snoė in Sahara” do tė jetė e ftuar ditėn e tretė tė festivalit.

Joss Stone

Kėngėtarja e re britanike e cilėsuar me zė brilant, do tė jetė njė prej tė ftuarave speciale tė Sanremos.

Nelly Furtado

Kėngėtarja me origjinė portugeze, tashmė nė kulmin e karrierės sė saj do tė vijė nė njė duet me Zero “Assoluto”


Kortezi e Tirana Observer




Elsa Lila, i jep kuptim jetes ne Sanremo

"Tė fundit janė dhe tė parėt. Kėshtu thotė dhe Bibla”. Vetėm pak ēaste pėrpara konkurrimit tė saj tė dytė nė Sanremo, kėngėtarja shqiptare Elsa Lila ndjehet si e pėrpirė nga njė frymėzim i papritur qiellor. Ajo qė i duhet tani ėshtė vetėm pak fat. Tė tjerat, tė gjithė ata elementė tė komplikuar tė rrugės deri nė zemrėn e dėgjuesve tė kėngės sė saj, ajo i ka nė dorė. “Muzika, teksti, por dhe fryma e vetė kėngės, mė ngjajnė perfekte. Eshtė kėnga e duhur, nė momentin e duhur”, thotė Elsa duke shkuar dorėn nė flokėt e saj tė prerė fare shkurt. I kishte tė gjatė deri dy javė mė parė dhe e ka mbajtur njė fakt tė tillė surprizė deri nė momentin e fundit, mbrėmjen e djeshme, kur vokali i saj i shtrirė, mbushi hapėsirėn gjigante tė teatrit Ariston nė San Remo. Me nota tė zgjatura tė thyera papritur nga njė si psherėtimė e gjatė dhe e pėrlotur. ‘Besoj se duhet tė derdhen vėrtet shumė lotė kur kėrkon tė gjesh kuptimin e jetės’, luan me tekstin e kėngės sė saj Elsa Lila, vetėm pak ēaste pėrpara se tė lerė dhomėn e saj nė hotel pėr tė shkuar nė sallėn e koncertit. ‘Dhe unė kam pasur rast tė derdh lotė, mė vjen mirė qė njė pjesė e tyre kanė qenė lotė tė lumtur, por gjithmonė tė padukshėm’, thotė gruaja-foshnje e muzikės shqiptaro-italiane. Ajo do tė kėndojė e fundit nė mbrėmjen e dytė nė Sanremo. ‘Por tė fundit janė dhe tė parėt’, pėrsėrit ajo me besim tek Bibla, qielli dhe vetja.
Nė fakt, shumėēka nė jetėn e saj, sidomos kohėt e fundit, i ka ngjarė njė rrugėtimi nė qiell. Qė nga momenti kur do tė linte e zhgėnjyer Tiranėn nė pėrplasjen me burokratėt e saj dhe do tė gjente New Yorkun, e pastaj prapė Romėn qė do t’i sillte shansin tjetėr tė jetės sė saj plot shans; konkurimin e dytė nė San Remo. Elsa nuk pranon qė edhe pse bėhet fjalė pėr spektaklin mė tė madh tė muzikės italiane, kjo nuk ėshtė njė nga ato fitore qė quhen tė realizuara qoftė dhe vetėm me pjesmarrje. Elsa do, kėrkon dhe pret mė shumė.

Ka pranė ‘kukullėn’ e saj tė preferuar qė i sjell fat, motrėn e saj tė vogėl Enin. Dy motrat ngjajnė si tė gdhendura prej tė njėjtit curril uji. Dhe ėshtė Eni qė tregon sekretin qė motra e saj e madhe kėrkon ta mbajė tė fshehtė. ‘Erdhėn ata tė revistės ‘TV, Sorrisi e Canzoni’. I dhanė nė dorė Elsės statuetėn e fitueses dhe i bėnė shumė fotografi. U kanė bėrė fotografi tė tilla vetėm tre-katėr konkurentėve. Edhe ata mendojnė se Elsa i ka tė gjitha shanset pėr triumf. Si thua, a ėshtė ky njė ogur i mirė qė do tė fitojmė?’, pyet dhe kėrkon tė pėrgjigjet me po me pyetje Eni. Bashkė me mikeshėn e tyre tė pandarė Marizėn, ato ndjekin me vėshtrim grimin qė i bėn Elsės grimierja Yoko. Japonezja ka ardhur qė nga SHBA posaēėrisht pėr Elsėn. Di fare pak italisht dhe anglishtja e saj nuk ėshtė e pėrkryer. ‘Por pėr tė punuar me kėtė fytyrė, nuk ka nevojė tė flasėsh, sepse Elsės i flet peneli vetė nė lėkurė. Nuk ju ngjan dhe juve si njė ėmgjėll. Eshtė dhe foshnje, edhe grua’, pėrpiqet tė shpjegojė ajo.

‘Veshjet’? ‘Sekret’, thotė Elsa. ‘Janė tė mrekullue-shme’, tregon Eni. Nė hollin e hotelit ka pak Shqipėri. Dhjetra emigrantė shqiptarė kanė shkuar tė bėjnė tifo pėr shqiptaren e tyre shqiptarisht. Dome-thėnė me zhurmė dhe njė rrėmujė qė nuk ėshtė fort e zakonshme pėr luksin e hotelit. Por kėsaj rradhe ‘shqiptarishtja’ e tyre ėshtė e falur nga administratori. ‘Po tė gjithė kėta janė me Elsa Lilėn’?, pyet ai dhe pastaj bėn atė gjestin e ngrirė tė dorės qė nė tė gjitha gjuhėt e botės do tė pėrkthehej: Arti duhet respektuar. Kjo ndodhte vetėm pak ēaste pėrpara se Elsa me gjuhėn ndėrkombėtare tė dashurisė dhe artit do tė dėrgonte dhe do tė merrte mijėra puthje admirimi shqiptaro-italiane; nė atė muzg magjik tė San Remos, falė Elsa Lilės, kuptimi i jetės, merrte njė kuptim tė ri. Madje po aq tė vjetėr sa bota.

Kortezi e Gazeta Shqiptare

Veshja