Faqja kryesore e muzikės Lista e plotė e artistėve Te gjitha albumet TOP-40 Kenget TOP-20 albumet Ndihmė

   

  Nė 45 vjetorin e Festivalit tė Radio Televizionit Shqiptar  
“Trashėgimia shpirtėrore shqiptare nė fushėn e kėngės dhe nevoja pėr standarte nė mbrojtjen, ruajtjen dhe popullarizimin e saj”

Kėtė vit do tė organizohet festivali i 45 i kėngės nė RTV publik shqiptar dhe kėsaj ngjarjeje tė rėndėsishme tė jetės sonė kulturore po i paraprihet me festime dhe pėrkujtimore tė lllojeve tė ndryshme, tė cilat nė thelb konsistojnė nė lartėsimin e vlerave tė kėtij aktiviteti dhe tė artistėve qė e krijuan dhe e lartėsuan atė. Nuk ėshtė e tepėr tė themi se Festivali i Kėngės nė Radio-Televizionin Publik Shqiptar vazhdon tė mbetet tribuna mė e rėndėsishme e kultivimit tė kėngės sonė.
Megjithė decentralizimin e skemės sė festivaleve tė sė ashtuquajturės: “muzika e lehtė”, nė kėto vitet e fundit (kėtu kam parasysh disa aktivitete tė tjera tė kėsaj fushe si “Kėnga magjike” “Top fest” apo edhe “Mikrofoni i artė”), mund tė themi se tradita e krijuar, koncentrimi i lėndės muzikore dhe pėrkushtimi institucional pėr kėtė aktivitet ende e klasifikojnė atė si mė tė rėndėsishmin festival tė kėngės mbarėshqiptare. Nė kėtė vėshtrim, njė ngarkesė dukshėm tė posacme po i jep kėtij festivali edhe fakti se kėngėt fituese tė tij do tė pėrfaqėsojė muzikėn shqiptare tė kėsaj fushe, nė festivalet Europiane.
Duke qėnė se jemi nė prag tė zhvillimit tė kėtij aktiviteti, nė kushtet kur disa here e kemi ngritur problematikėn e nevojės qė ka ky festival pėr t`u institucionalizuar nė bazėn e tij ligjore, po vendos edhe njė herė atė nė vėmendjen e publikut ė gjerė, por dhe te kėshillit tė ri drejtues tė RTV Shqiptar dhe Drejtorit tė Ri tė Pėrgjithshėm me besimin e marrjes nė konsideratė tė tyre.

1. Nevoja pėr hartimin dhe aprovimin e Statutit tė Festivalit tė Kėngės nė Radio-Televizioni Shqiptar

Kėtė vit mbushen plot 45 vjet tė jetės dhe organizimit tė Festivalit tė Kėngės nė Radio-Televizionin Shqiptar. Eshtė pa fijen mė tė vogėl tė dyshimit njė traditė e shkėlqyer, e cila ėshtė e tillė si pėr vlerat qė i ka sjellė muzikės sonė, e apo aq mbėshtetjen qė i ka dhėnė me dhjetra artistėve tė krijimit dhe interpretimit pėr t`u afirmuar edhe mė tej nė skenėn shqiptare dhe mė gjerė. Nė njė vėshtrim mė tė pėrmbledhur, mund tė pohojmė se ishte ky festival i cili krijoi deri nė njė fare mase edhe idiomėn e kėngės sė muzikės sė lehtė shqiptare. Nė kohėn kur festivali ėshtė shndėrruar realisht nė njė pjesė tė rėndėsishme tė muzikės sonė, kur respekti pėr tė gjithė krijuesit dhe interpretuesit e tij (pjesa mė e madhe e tyre janė ndarė nga kjo jetė), ėshtė mė shumė se njė obligim moral; nė kėtė kohė integrimesh europiane tė jetės dhe shoqėrisė shqiptare; kur dhe pėrfaqėsimi i kėngės shqiptare po institucionalizohet nė mjediset ndėrkombėtare tė kėngės, kėrkohet me urgjencė qė Kėshilli Drejtues i Radio-Televizionit Shqiptar tė aprovojė Statutin e Festivalit tė Kėngės nė Radio-Televizioni Shqiptar si dokumenti bazė ligjor i ruajtjes, zhvillimit dhe popullarizimit tė kėngės shqiptare nė kėtė aktivitet.

Mbi Strukturėn e Festivalit

Lidhur me strukturėn e festivalit dėshiroj tė shprehem se ajo duhet tė jetė gjithpėrfshirėse, dhe nė pikėpamje tė organizimit multikulturore, ku nė tė tė zėrė vend natyrshėm si kėnga, por edhe elementėt e tjerė tė njė shfaqjeje tė madhe kulturore. Ndėr tė tjera, nė mėnyrė tė vecantė kemi parasysh si respektin pėr traditėn e madhe tė kėngės shqiptare, e po aq hapėsirat e lira qė festivali duhet tė krijojė pėr pėrfaqėsimin e tė rinjve dhe tendencave bashkėkohore nė muzikėn shqiptare. Nė kėtė pikė, duke pasur parasysh “dėmin” qė i ka sjellė kėngės sonė deri mė tani mungesa e njė Statuti tė pėrgjithshėm rregullues pėr festivalin, dėshiroj tė pohoj se struktura e festivali mund tė pėrbėhej nga dy elementė bazė:
Sė pari nga koncerti i kėngės sė kompozuar nga kompozitorėt profesionistė, tė cilėt detyrimisht duhet qė tė porositėn nga organizatorėt pėr pjesmarrjen e tyre nė festival, pra pa pėrzgjedhje; dhe sė dyti koncerti i alternatives sė kėngės shqiptare, ku do tė merrnin pjesė tė gjithė ata qė aspirojnė pėr njė kėngė tjetėr. Nata finale mendoj se mund te ishte njė pėrzgjedhje e tė dy netėve tė para. E theksoj kėtė fakt pasi mungesa e kompozitorėve profesionistė nė festival duket se e ka ulur ndjeshėm nivelin e kėngės, por dhe se bashkimi pa asnjė lloj kriteri i tendencave tė ndryshme sė bashku, nė njė pėshtjellim tė pėrbashkėt, ka sjellė njė prishje tė traditės sė festivalit tė kėngės nė Radio-Televizioni Shqiptar.

Kriteret e pjesmarrjes dhe pėrzgjedhja

Mendoj se kjo pike ėshtė nga mė rėndėsishmet, pėr funksionimin e njė aktiviteti tė rėndėsishėm kombėtar sic ėshtė edhe festivali nė fjalė. Eshte e tepėrt tė pėrmend se nė kėto 16 vitet e fundit u prish ajo traditė e mire e krijuar (e pa shkruar), qė pjesmarrja nė festival kushtėzohej nga paraqitja e kėngės si melodi, kėngės si tekst dhe kėngės si orkestracion. Kjo prishje e rregullit, pėrvecse legjitimoi pa asnjė arsye te dukshme imponimin e rregullave tė reja (sic ėshtė p.sh., sjellja e materialit muzikor tė pėrfunduar nėn CD), por nga ana tjetėr, me mbretėrimi i Play-Backut, e la arkivin dhe bibliotekėn e Radio-Televizionit Shqiptar pa asnjė pentagram tė shkruar duke humbur nė kėtė mėnyrė kujtesėn historike tė shkrimit muzikor tė kėngės. Ky ėshtė njė shembull kokėfortė, pasi Radio-Televizioni Shqiptar nuk i boton mė librat muzikore ku pėrfshiheshin kėngėt e festivalit sė bashku me meloditė dhe tekstet pėrkatėse.
Nga ana tjetėr, zgjedhja si shpėtim pėrmes Play-backut, solli si pasojė shmangjen e etapave tė pėrzgjedhjes dhe tė gjykimit profesional tė jurive, izolimin deri nė paralizim tė funksionimit tė orkestrės sė mrekullueshme tė Radio-Televizionit Shqiptar, dhe sė fundi shmangu nga roli i orkestruesit dhjetra kompozitorė, tė cilėt deri para viteve 90` orkestronin vetė kėngėt e tyre, duke sjellė njė variacion kuptimplotė tė kėngės sė tyre nė festival. Tė gjitha kėto, u zėvendėsuan me prodhimet e disa studiove muzikore dhe disa firmave, tė cilat me gjithė punėn e madhe tė bėrė, duhet kuptuar se nė fund tė fundit kanė pėrballuar “gabimisht” njė volum pune qė vetėm pjesėrisht u takonte. Mė tej, nė kuptim tė komunikimit artistik tė kėngės me spektatorin, u krijua njė marrėdhėnia artificiale, e cila po stabilizohet vetėm nė kėto dy-tre festivalet e fundit. Mendoj se njė kriter i rėndėsishėm i pjesmarrjes duhet tė jete edhe i kėnduari dhe i interpretuari i drejtpėrdrejtė. Ka ikur koha e emergjencės e pėrfaqėsuar nga Play-Backu. Publiku shqiptar nuk i parapėlqen dhe nuk i ka nė krye tė vendit prodhimet inorganike, apo ato qė thirren ndryshe si tė modifikuara gjenetikisht.
Pa u zgjatur ne rregullat qė duhet tė jenė pėr ngritjen e Jurisė dhe funksionimin e saj, cmimet e festivalit, respektimi i tė drejtės sė autorit, publikimi eskluziv i materialeve audio dhe video nga vetė RTVSH, garantimi dhe shpallja e buxhetit te festivalit nga fondet e RTVSH-se etj, dėshiroj tė theksoj se tė gjithė krijuesit shqiptarė ndjehen mė tė inkurajuar prej faktit se edhe kėnga shqiptare e gjeti rrugėn e pėrfaqėsimit pėr nė tribunėn europiane tė kėngės. Cėshtja se kėnga fituese e festivalit nė RTVSH duhet ta pėrfaqėsojė Shqipėrinė nė festivalin Eurpian apo duhet tė jetė njė kėngė tjetėr fituese nė ndonjė festival tjetėr, mendoj se pėr momentin ėshtė e parakohshme. Pavarėsisht se ėshtė njė cėshtje qė hap diskutim, dėshiroj tė them qė sė pari aktivitetet e kėngės shqiptare kanė nevojė tė institucionalizohen mes veti. Kjo do tė thotė qė duhet tė jemi shumė mė seriozė pėr tė ngritur dhe aprovuar tė gjitha ato dokumente ligjore dhe artistike tė cilat do tė ndikojnė qė kėnga jonė tė pėrsoset artistikisht dhe qė spektatori shqiptar i cili paguan pėr zhvillimin e artit tė vet tė jetė gjithmonė dhe mė i kėnaqur me nivelin e kėngės sė re shqiptare.
Mė sė fundi, edhe integrimi i muzikės sonė nė Evropė, ashtu si pėr cdo fushė tjetėr fillon qė nga standartet e organizimit tė aktiviteteve muzikore, standarte tė cilat nuk mund ti gjesh gjėkundi tjetėr pėrveēse nė dokumentat e shkruara ligjorė, tė cilėt pėrsa i pėrket kėngės shqiptare ende nuk ekzistojnė.


Prof. Dr. Vasil S. TOLE

Veshja