Faqja kryesore e muzikės Lista e plotė e artistėve Te gjitha albumet TOP-40 Kenget TOP-20 albumet Ndihmė

   

  Studim mbi iso-polifoninė shqiptare  
1 vjetori i shpalljes sė iso polifonisė "kryevepėr e trashėgimisė gojore tė njerėzimit"

"E qara me bote-me ulėrimė" dhe origjina e iso-polifonisė popullore shqiptare

HYRJE: Mbi vajin dhe vajtimin nė traditėn shqiptare


Vetė koncepti i "tė qarės" rrjedh prej vajit , kėngėtimit tė vajtorėve dhe vajtojcave. Tė frymėzuara prej dhimbjes vajtorėt apo vajtojcat krijojnė muzikėn dhe vargjet mė patetike tė mundshme. Nė mbėshtetje tė arsyetimeve tona tė mėpastajme, nė kėtė pikė, na duket se ėshtė shumė i rėndėsishėm konstatimi i E. Koliqit se i vdekuri nė fantazin` e saj tė tronditun asht nji gjasend qė ndien dhe arsyeton: prandaj zen me pėrligjėrue me tė e i thotė e e porosit njė mijė gjana pėr vendėsit e mbretėnisė sė pėrjetshme, tue i pėrcjellė ato fjalė me lot e me britma .

Efekti tragjik i konstatimit tė dukurisė sė vajtimit masiv shumėzėrėsh, nuk ka kaluar pa lėnė gjurmė pėrsėri edhe tek mjaft studiues dhe udhėtarė qė pėrshkonin viset tona nė kohė dhe vise tė ndryshme. Njė ndėr kėto ėshtė edhe ajo qė lidhet me vdekjen e Panit tė Madh. Sipas Plutarkut , njė anije njoftoi vdekjen e Panit pranė liqenit Pelod (liqenit tė sotėm tė Butrintit), dhe pas kėsaj u dėgjuan vajtime nė grup, sikur shumė qėnie tė vajtonin sė bashku. Edhe Konica, ka tėrhequr me kohė vėmendjen nė lidhje me vlerat unikale qė paraqesin nė radhė tė parė ato gjėmė-kuisjet e vajtoreve shqiptare nė Jug tė Shqipėrisė etj.

Sipas mendimit mė tė pėrhapur, "e qara": del nga shpirti, me fjalėt mė tė menduara dhe qė i drejtohet tė vdekurit pėr ta ndikuar atė.

Pa dėgjo, vėllai im,
S`tė kas as fare, as fis,
Po pėr hatėr tė perėndisė,
E pėr njė ēyēkė me bathe,
Edhė pėr njė okė djathė,
Dy lot pėr tyj do t`i zbras .

Labėri

Kanė nisė vajėn e po vajtojnė,
Kanė nisė gjamėn e po gjamojnė
Me ju dhimėt gurit e drunit.
Aspak Muji s`po ngushllohet .

Gegėri

Nė kėtė rrjeshtim tė vajit, futet edhe " e qara me bote", nė tė cilėn ne gjejmė gjenezėn e lindjes sė iso-polifonisė popullore, e shpallur sė fundi nga Unesko edhe si "Kryevepėr e trashėgimisė gojore tė njerėzimit" .


I. "E qara me bote" si mandata pėr kumtimin e vdekjes.

Sė pari do t`i referohemi analizės sė kėsaj dukurie nė muzikėn iso-polifonike tė Shqipėrisė sė Jugut, si njė bėrthamė ende arkaike nė tė cilėn mund tė identifikojmė lindjen dhe perceptimin e dukurisė sė jashtėzakonshme muzikore tė iso-polifonisė vokale, sepse: vajtimet janė djepi ku pėrkunden kėngėt e lashta dhe ato tė reja.
Sipas Prof. Cabejt , fjala bote ka kuptimin shtamė, pra enė qė mbush ujė. Tė dhėnat materiale dėftojnė se kjo fjalė ėshtė njė me botė, dhe, baltė, deltinė si dhe me baltė shtamash. Ai e nxjer si fjalė tė toskėrishtes nė pjesėn jugore edhe nė formėn bot-i. Sido qė ta kapėsh, apo nė tė gjitha rastet qė ta interpretosh, "e qara me bote" ėshtė pėrsėri e lidhur, si me tė qarėn me shtama (pra me rrėke lotėsh), ashtu dhe me tė qarėn pėr dheun, pėr tokėn, pra si njė vajtim masiv pėr tokėn. Pa asnjė lloj dyshimi, "e qara me bote" (e hasim edhe si " e qarė me vome", nė Malėshovė, Pėrmet), shfaqet si njė mbetje e praktikave shumė tė vjetra rituale tė ceremonialit tė vdekjes, kjo e lidhur edhe me boti-n, pra me njeriun si mikropjesėz e botės, qė lind nga toka dhe vdes po nė tokė.
Duke bėrė fjalė pėr sosjen e stinės njerėzore tė njė personi tė caktuar, (pra tė njė boti), me pėrcjelljen e tij nė botėn e pėrtejme, na bėn pėrshtypje fakti se "e qara me bote" ruan nė strukturimin e saj, si bėrthamėn, modusin iso-polifonik tė ndėrtimit (pra strukturėn e shumėzėrėshit tė lidhur ngushtėsisht me ison, kėtė ngashėrimin masiv tė pjestarėve nė tė "qarėn me bote"), por dhe se evidenton mjaft qartė veten si njė dukuri qė ėshtė pėrbėrėse e njė rituali tė mirė strukturuar. Kėtu, sė bashku qėndrojnė si tė barabarta: e folura-e ligjėruara me zė, e kėnduara dhe lėvizja.

E shoqja:
Pilo zėmėra, ē`mė le,
u nis guri nė Varre
hume me gjithė kope.

Shoqet:
Ti shoqe si shumė the,
kėshtu s`qajėnė nėr ne,
po vure nė derexhe.

Ja dhe njė model tjetėr dialogu iso-polifonik:

Labika:
Latif Breshan hije beu,
Zėmrėn hasmi s`ta dėfteu,
Erdhi brėnda e tė gėnjeu,
e bė qėn edhe gėrth dheu,
armėergjėndat t`i mėsheu.

Shoqja:
Latif Bredhan, bojėdrita,
mos mba vesh ē`thotė Labika,
hasmi kish zėmrėn me ēika,
pa erth tė grisi me thika,
i kish armėt e ergjėnda,
pa erth e tė vrau brėnda .

Nė kėtė pikėpamje na duket se "e qara me bote" ėshtė pjesė e njė mini-tragjedie popullore, e cila nuk luhet mė nė teatrot antike, por bash mu nė mes tė "teatrit-shtėpi", nė tė njėjtėn skenė qindravjeēare tė njeriut. Sipas popullit : kėrcet dhoma atje kur e mer njė tė qarė me botė, ja bėjnė tė gjitha i-i-i. I Kadare ka vėnė re dhe ka evidentuar ngjashmėritė qė ekzistojnė mes teatrit primitiv dhe "tė qarit me ligje" nė Jug, por dhe sidomos kur flet pėr rolin e pėrbashkėt qė kanė si vajtojcat ashtu edhe korri antik si pėrgjigje e fjalėve tė tyre nė komentimin e tipareve tė tė vdekurit .
Tek e qara nė grup, dhe nė formacionet e saj tė pėrveēme si "e qara me bote" apo "e qara me ligje", gjejmė tė sendėrtuara edhe format e organizimit strukturor, tė cilat mė pas u implementuan dhe u bėnė tė pėrveēme nė strukturėn e tragjedive antike tė Eskilit ( nė mėnyrė tė veēantė tek tragjeditė Lutėset, Agamemnoni, Koeforet dhe Eumenidet), me korife, kor, dhe recitues, si formacione pėr dhėnien dhe fillimin e ceremonialit kompleks tė mandatės sė vdekjes.

Oresti:

O ati im, i mjeri at
C`fjal ė tė tė them, ē`vepėr tė bėj
Qė tė t`arrij atje ku je,
Te shtrati i vdekjes qė tė mban?
Drita dhe terri japin tė dy,
Tė njėjtin fat, tė njėjtin zi:
Njė kėngė pėr ty qė je nėn dhe,
Dhe njė pėr ne qė rrimė kėtu,
Te porta e mbyllur e shtėpisė.

Korifeja:

I vdekuri mbi varr kur qahet
Me qarjen bashkė hakmarrėsi vjen
Dhe kur ėshtė fjala pėr babanė
Qė tė ka sjellė ty mbi dhe
Ahere vaji yt rrėqethės
Do ta arrijė gjer n`atė pus.

Elektra:

Dėgjo, o at dhe vajin tim:
Tė dy fėmijėt pėrmbi varr
Po tė vajtojnė ty me gulē.

Nė studimin e "Odiseja dhe Sirenat, grishje drejt viseve iso-polifonike tė Epirit" , kemi tėrhequr vėmendjen nė lidhjen qė ekziston mes vajtimit dhe praktikave tė varrimit me tuma tek ilirėt dhe epiriotėt. ku mendohet se duhet kėrkuar edhe fillesa e poezisė sė lashtė gojore. Njė skemė e tillė, e mirė strukturuar, sigurisht qė tregon nivelin e lartė artistik tė perceptimit tė jetės dhe tė vdekjes nga banorėt e atyre anėve. Qė kjo gjė nuk ishte e zakonshme, pėr kėtė flet edhe fakti se tek Homeri ("Iliada" , kėnga XXIII dhe tek "Odiseja" kėnga XXIV ), gjejmė tė pėrshkruar mjeshtėrisht dukurinė e vajtimit masiv, qė siē do tė shohim mė poshtė nuk ėshtė gjė tjetėr veēse forma arkaike e "tė qarės me bote".

Iliada, Kėnga XXIII

E, kur mbėrritėn nė shtėpinė mbretėrore,
vendosėn trupin nė njė shtrat tė gdhendur.
Te kryet e shtratit i vunė gjėmatarėt,
qė zunė pėrvajshėm kėngėn e pėrmortshme.
Gratė me dėnesė vajtimit mbrapa i vin .


Odisea, Kėnga XXIV

Bijat e plakut t`detit pėrreth teje
Ia nisėn tė vajtojnė duke tė veshur
Me rroba tė pavdekshme. Nėntė muzat
me radhė me zėnė e tyre t`melodishėm
kėnduan kėngė tė pėrmotshme e askush
nga grekėt nuk qėndroi pa derdhur lot,
aq shumė u mallėngjyen nga ato zėra.
Pėr shtatėmbėdhjetė ditė e net, parreshtur
hyjni e njerėz qanė dhe vajtuan.

Dėshmi tė prekshme tė atij realiteti kemi edhe ndėr gjetjet e arkeomuzikės shqiptare, nė mėnyrė tė veēantė tek "Sirenat vajtore" pa vegla muzikore tė Apolonisė, Sirenat e Durrėsit, Antigonesė dhe Vlorės, tė cilat janė dėshmi unikale tė kėtyre personazheve tragjikė tė kėndimit, por dhe tė veprimit teatral iso-polifonik.
Krahas "Sirenave vajtore", ekzistenca nė folklorin muzikor iso polifonik e disa gjinive si. p.sh nė kėngėn iso-polifonike me origjinė mitologjike apo edhe nė "vallet rituale", mund tė provojė se iso-polifonia ka qėnė bashkėudhėtarja muzikore e pėrhershme e gjinisė. Nė kėtė tip kėnge tė bien nė sy, si njė shtresim i lashtė me prejardhje mitologjike, njė varg thirrjesh qė sjellin jehonėn e praktikave ritualo-magjike, tė lashta. Si shembull mund tė pėrmendim tė tilla formula stereotipe tė fillimit tė kėngėve: "Oj lia oj", / Vaj lia vaj/ Vaj duduk vaj! ; etj.
Nė Shqipėri varret e vjetra nė pėrgjithėsi kanė drejtimin lindje-perėndim dhe kjo sipas Tirtės, kjo ka lidhje me kultin e diellit . Mbėshtetur Lukianit, sjellim nė vėmėndje se nė rastin e varrimit greku e djeg tė vdekurin, persiani e kall nė dhe, indiani e mbulon me njė tis tė tejdukshėm, skiti e ha dhe egjiptiani e than .


II. Bota e pėrtejme dhe "e qara me bote" si ndėrlidhėse

Konceptimi i shqiptarit pėr botėn nė pėrgjithėsi shfaqet si njė unitet binar, pra: jeta=dynja e sipėrme dhe vdekja=dynja e poshtme. I konstatuar edhe nga studiues tė etnokulturės, ky raport binar i perceptimit tė jetės dhe vdekjes nuk ka funksionuar asnjėherė i ndarė si me thikė. T`i thras t`dekunt me m`dihmue thuhet nė vargjet e njė vajtimi tradicional shqiptar , pasi tek shqiptarėt ekziston besimi se i vdekuri nuk humbet, por thjesht ndėrron jetė. Nė Shqipėrinė Jugore e hasim edhe nė formėn: i qe sosur dita.
Atė Lovro Mihaēeviq nė shėnimet e tij tė udhėtimit nė Shqipėri nė vitet 1883-1907, ka konstatuar se shqiptari vdekjen e pranon me seriozitet dhe gjakftohtėsi, sikur nuk duhet tė vdesė kurrė, por tė bėjė njė udhėtim nga njė vend kėtu nė njė vend tjetėr atje. Kadareja mendon se bota e pėrtejme, hyrjet dhe daljet qė andej tė personazheve, vajtjet atje tė bujtėsve tė gjallė, e kthimit qė andej tė tė vdekurve e kėshu me radhė…. bota e amaneteve, e kumteve dhe lajmeve tė dėrguara me anė zogjsh, resh a qyqesh, nga trevat e vdekjes nė ato tė jetės ose e kundėrta ishin diēka normale pėr psikėn shqiptare dhe krijimtarinė e tij poetike . Pra, i gjithė ceremoniali i vajtimit, duket se ėshtė lėnda lidhėse me dy botėve qė pėrmendėm mė sipėr.
Nuk ka asnjė dyshim se "iso-polifonia", si prodhim tingullor i "tė qarės me bote", ka lindur nė njė hallkė shumė tė rėndėsishme kohore, e cila pėr ne pėrfaqėson momentin qė qėndron: mes vdekjes trupore mbi tokė dhe pėrcjelljes nė botėn e pasosun, nė dhe. D.m.th konceptimi dhe lindja e iso-polifonisė ndėrlidhet ngushtė me kėtė fill kohor shumė tė rėndėsishėm qė ėshtė: koha midisėse as jetė as vdekje. Nė kėtė ēast midisės, ka ende mjaf kohė pėr tė folur i gjalli me tė vdekurin, siē vajtohet mė poshtė:

Mu nė mal tė hoshtevjate,
ra i pari i progonate.
-More Taro, kush tė vrau?
-Mė vrau njė bajgė kau.
-MoreTaro sa tė ranė?
-Njė mė ranė dhe mė vranė,
kokėn mes pėr mes ma danė,
trutė m`i hodhėn mėnjanė.

Progonat, Tepelenė,

Sigurisht qė ka njė element tė rėndėsishėm pėr botėn e nėndheshme, e cila nuk preket dhe qė nuk e njeh diellin, qė nuk ndriēon dot nė ato anė. Pavarėsisht se sipas Lukianit vajtimi pėr tė vdekurit ndjek kudo tė njėjtat ligje, ne nuk do tė lėmė pa pėrmendur faktin se Lumi i Vdekjes-Akeronti, dhe Hadesi, mbreteria e Vdekjes lokalizohen vetėm si tė tilla nė rajonin e maleve tė Sulit, ish Thesprotia, Camėria e sotme. Nė shėnimet e udhėtareve tė ndryshėm, deri nė prag tė shek. XX, lumin Akeront, e gjejmė tė pėrcaktuar edhe si Lumi i Zi ndėrsa ende sot, pika e kufirit mes Shqipėrisė dhe Greqisė nė zonėn e Camėrisė mbart togfjalėshin kuptimplotė: Qafa e Botės!
Nė lidhje me fjalėn tragjedia, nė Vlorė, kemi pėrqasjen e fjalės nė emrin e fshatit Tragjas. Gjithashtu, banorėt e Bregut tė Detit, nė mėnyrė tė veēantė piluriotėt, ende i thėrrasin kėmbėcjepėr, qė sigurisht qė lidhen me Panin, kjo nė pikėpamje tė aftėsive tė tyre muzikore, tepėr tė veēanta. Tė qarėn-vajtimin e hasim si toponimi (si fshati Vajzė, Vajkal etj), por edhe nė realitete mitologjike siē ėshtė rasti i Grabofēit, i cili njihet si njė qėnie mitologjike qė vazhdimisht qan me zė. Sipas traditės popullore, Grabofēi pėrfytyrohej si njė gjarpėr i madh me dy kokė, i cili zbulonte vetėm njėrėn dhe me tjetrėn qante sikur tė ishte i dėshpėruar. Kėtė e bėnte pėr tė afruar njėrėzit dhe pėr ti ngrėnė ata mė pas.
Nė kėtė krijmtari, ndėr tė tjera konstatojmė edhe portretizimin e zogjve fatidikė. Kėta zogj quhen tė tillė pasi me anė tė kėngės dhe kėngėtimit tė tyre tė parathonė fatin. Si zogj fatidikė nė muzikėn tonė popullore njihen bilbili dhe qyqja. Njė ndėr krijimet mė tė hershme ku konstatohet roli i qyqes si zog fatidik ėshtė balada "Konstandini dhe Doruntina".

"Ē'ka kan zojt si po flasin
Thon: Qysh hec i vdekni me t'gjallin?
Shuj moj motr Zotyn tė vraft,
Nuk kan zojt tjetėr zanat".

Me njė dėndėsi emocionale dhe e ndėrlidhur ngushtė me vajtimin, e gjejmė kėngėn e qyqes nė vargjet e mėposhtme:

Kėnon qiqija nė maj,
Kėnon-o, seē ja thotė,
Vajton-o, qan me lotė,
Pėr ca plaka qė la vjet,
Erth sivjet e nuk i gjet,
U gjeti furkatė shkret.
Kėnon qiqija nė maj,
Kėnon-o, seē ja thotė,
Vajton-o, qan me lotė,
Pėr ca nuse qė la vjet,
Erth sivjet e nuk i gjet,
U gjeti flokatet shkretė.

Rėndom fjala korba dhe zeza qė lidhet me zogun e korbit, pėrdoret si refren nė pjesėn mė tė madhe tė vajtimeve.

Ceēo, ku e le harbinė,
korba, o Ceēo.

Dhėmblan, Tepelenė, 1948

Njė pjesė e madhe e kėtij realiteti dy botėsh ėshtė pėrjetuar edhe nė fjalėt e urta:

"Dheu pėr ne dhe ne pėr dhe"-Jug
"As varri nuk ka frikė nga i vdekuri, as i vdekuri nga varri"-Gjirokastėr
"Vaji nė vdekje si kėnga nė dasėm"-Vlorė
"Dy vdekje s`ka, dhe nga njė nuk shpėton dot"-Myzeqe
"Gjella e njerėzet, njė qiri"-Arbėreshe
"I vdekuri ndjesė, i gjalli shpresė", berat
"Kėjo jetė-si njė fletė"-Labėri
"Kush qahet, s`kėndon kurrė"-Jug
"Loti tret dhe gurin"-Jug
"Nuk bėn hije lis i rėnė"-Jug
"Njeriu nuk vdes kur mbulohet me dhe, por kur harrohet"-Jug
"Sa lindin, aq do vdesin"-Jug
"Nga ē`do kokė del njė zė"-Kurvelesh
"Baltėn e zotit mos e pėrbuz"



III. Si shfaqet strukturimi i clusterit shumėzėrėsh gjatė vajtimit?

Pėr hir tė sė vėrtetės, e shkuara e studimeve etnomuzikologjike nė fushėn e iso-polifonisė, mė shumė ka synuar analizėn e gjerėsisė sė dukurisė sė iso-polifonisė, se sa thellėsinė drejt origjinės, shtresėzimeve dhe rrėnjėve tė saj tė stėrlashta. Me kohė ėshtė venė re, se nė traditat popullore shqiptare janė tė mbivendosura shtresėzime kulturash. Sipas E. Koliqit : kruej nji shtresė del tjetra me dishmina tė ēuditshme ngjarjesh. Tue hjekė nji shtresė e tue gjetė tjetrėn arrin dijetari nė parahistori. Pra, si nė rastin e traditave popullore shqiptare, na duket se edhe gjatė hulumtimit tė iso-polifonisė, kemi tė bėjmė me konstatimin e teknikės sė palimpsestit.
Jemi tė njė mendje, kur themi, se format e sotme tė gjallimit tė iso-polifonisė popullore shqiptare janė ndėr mė tė kultivuarat syresh. Kėtu kemi paraysh jo vetėm larminė nė shfaqjet e 2, 3, dhe katėr zėrėshit iso-polifonik me zėra; kabanė me gėrnetė dhe format e tjera iso-polifonike me vegla; bashkėjetesėn e iso-polifonisė nė vallėzimin popullor shqiptar, por nė mėnyrė tė veēantė edhe dukuri tė jashtėzakonshme brenda fenomenit tė iso-polifonisė si "Cluster iso", apo dhe "iso-polifonia e fshehur".
Nė lidhje me sa mė sipėr, gjykojmė se ėshtė e mundur tė bėhet njė rikthim pėr nga origjina e iso-polifonisė popullore shqiptare. nisur pikėrisht nga disa copėza elementėsh apo dukurish tė kėndimit dhe strukturimit iso-polifonik qė vazhdojnė tė ekzistojnė. Kėshtu, duke kruar njė shtresė dhe duke dalė dėshmira tė reja, mund t`i afrohemi origjinės sė lėndės sonė tė vjetėr. Njė ndėr shtresat kulturore qė mbėshtetur strukturimin e iso-polifonisė ėshtė edhe ajo e ritualit tė vdekjes apo e "kalimit nė jetėn e pasosme". Kėtu kemi parasysh vajtimin nė pėrgjithėsi dhe nė mėnyrė tė veēantė "tė qarėn me bote-me ulėrimė" dhe atė "me ligje", si e para origjinė e iso polifonisė.
Sė pari na duhet tė pohojmė se "vajtimi me bote" ėshtė njė vajtim masiv, njė vajtim i pėrmotshėm. Si i tillė ėshtė evident fakti qė ky tip vajtimi prodhon njė tingull masiv nė formė tė clusterit iso-polifonik. Shekuj mė parė, udhėtari i njohur turk Evlija Ēelebi Sejjahatnamesi nė udhėpėrshkrimet e tij tė viteve 1660-1664 shkruan se gjirokastritėt kanė edhe njė zakon tjetėr tė ēuditshėm: vajtojnė njerėzit qi kanė vdekė deri shtatė a tetėdhjetė vjet pėrpara. Ēdo tė Diellė gjith far' e fisi i tė vdekunit mblidhen nė njė shtėpi dhe bajnė pėrshpirtje pėr tė ndjerin tue mbledhė vajtuese me pagesė tė cilat qajnė e vajtojnė me dhimje tė madhe, me za tė naltė e tė mallėngjyeshėm tue derdhė lot si rrėke. Nė kėtė ditė nė qytet nuk mund tė qėndrojė njeriu nga poterja e zhurma e vajtueseve. Ai e pagėzoi Gjirokastrėn "qyteti i vajtimit".
Ky produkt, ende sot, shfaqet nė formėn e njė ngashėrimi muzikor shumėzėrėsh (gjysėm i folur dhe gjysėm i kėnduar), i cili ėshtė padyshim, nė formėn e tij mė elementare ajo qė sot e quajmė thjesht iso. Ky cluster-ton, nė formėn e tij mė arkaike nuk ėshtė gjė tjetėr veēse magma iso-polifonike, ku "fshihen", si zėrat e pėrveēėm por dhe isoja, ky shtrat i domosdoshėm pėr lindjen, zhvillimin dhe mė pas kthimin e tyre nė kėtė shtrat muzikor vajtues.
Eshtė pikėrisht ky shtrat vajtues, nė tė cilin mbivendosen natyrshėm, pa sforcim, tė gjitha ato tingėllime tė mrekullueshme tė polipentatonive tė cilat provojnė, se i menduari muzikor iso-polifonik, nuk mund tė kufizohet brenda sistemit pesė notėsh tė pentatonisė, por mund tė zgjerohet ndjeshėm si rezultat i harmonisė iso-polifonike qė prodhohet nga "thurrja dhe shthurrja" e shkallėve pentatonike me bazė tė ndryshme. Kėto elementė tė rėndėsishėm identifikues tė iso-polifonisė, janė tė lidhur sigurisht edhe me njė seri gjetjesh teknike tė shprehjes sė tyre, si p.sh rėnkimi muzikor me glissando (kjo rrėshqitje muzikore nga lart poshtė me tendencė zbritjen nė iso por dhe poshtė saj), e ngjashme me aktin e zbritjes tė tė vdekurit nė dhe, por dhe nė artikulimin e dendur tė septimės minore nga Zėri i I-marrėsi, qė nė konteksin tonė edhe kjo tė ngjason jo mė me zbritjen nė var, por me tė kundėrtėn, ngritjen e shpirtit nė qiell!
Sipas Krutės pėrdorimi i vazhdueshėm i zanoreve i,o,u apo i grupit dyzanorėsh ou pothuaj nė ēdo fjalė tė vargut nė intervalin melodik tė septimės sė vogėl thekson sipas tij akoma mė shumė karakterin e tyre dramatik, kjo e ndėrthurrur edhe me "tė kėnduarin trash", tė korrit iso-polifonik tė vajtoreve. Njė pjesė e vajtoreve, me kalimin e viteve e shndėruan vajtimin nė institucion, qė do tė thotė se arritėn tė krijojnė gati profesionion e vajtores, kjo pėr shkak tė zotėsisė nė hartimin e vargjeve dhe melodisė pikėlluese tė kėngės qė kėndonin nėn sfondin e isos ngashėruese tė njerėzve tė tjerė, tė afėrm tė tė vdekurit qė ishte nisur pėr nė Gropat e Zisė siē thotė populli. Njė pjesė e kėtyre vajtoreve qė kanė ngelur si tė tilla nė vargjet e popullit (nė kushtet kur ka qėnė e pamundur dokumentimi zanor i vajit tė tyre pėr shkaqe tė ndryshme), janė edhe vajtoret e Bregut tė Detit si Marė Bixhili, Llambrini Goreci, Lenė Dhimgjoka, Afroviti Gjoka, Marė, Boēia, Lelo Mėrkuri, Dhimitrulla Kashta etj.

Mendojmė gjithashtu se ka njė lidhje esenciale mes kėndimit iso-polifonik, qėndrimit tė kėngėtarėve gjatė aktit tė kėndimit, me traditėn e vjetėr vajtimore tė iso-polifonisė. Kėtu tėrheim vėmendjen ndaj pozicioneve "klasike" iso-polifonike tė kėndimit vajtimor arkaik nga ana e kėngėtarėve, siē ėshtė ai "kokė mė kokė" , aq i dukshėm nė rastin e kėndimit iso-polifonik tė vajtoreve labe dhe nė shumė tė njohurėn "Dy dhe tre vetēe dukaēe".
Ende sot, nė tėrėsi, qėndrimi dhe rrjeshtimi i kėngėtarėve tė iso-polifonisė rruan nė esencė qėndrimin grumbull, rreth e rrotull, tė grupit pėr nga i vdekuri i pavarosur. Ky pozicion unikal pėrsa i pėrket kėndimit, rezulton shumė i vlefshėm edhe nė kėndvėshtrimin e raporteve tingullore qė krijohen, pasi vendosja e kėngėtarėve kryesorė (marrėsi nė qendėr, prerėsi dhe hedhėsi nė rrshtin e parė), dhe isoja e grupit mbrapa ndikojnė pozitivisht si nė rritjen e koordinimit mes kėngėtarėve por dhe nė volumin tingullor tė tyre. Gjykojmė se nė kėtė rast, ruajtja e strukturės sė qėndrimit, ka ndikuar drejtpėrsėdrejti edhe nė gjithė unitetin e vetė kėndimit iso-polifonik, si njė i interpretuar pa dirigjent, gjė pėr tė cilėn nuk po zgjatemi kėsaj here.
Nė pikėpamje formale vėrejmė si kėndimin solo me shoqėrimin masiv tė korit; si vajtimin solo me kostatimin e "iso-polifonisė sė fshehtė" apo qoftė edhe format tashmė klasike , tė mirėnjohura tė kėndimit iso-polifonik siē janė ato dy, tre dhe katėr zėrėshe me iso. Besojmė se "e qara me bote" (si forma mė e vjetėr e tė kėnduarit iso-polifonik), reflekton nė strukturėn e saj tė ndėrtimit edhe raportet qė studiuesit e letėrsisė antike kanė vėnė qysh herėt nė portretizimin e Korrit, si element kryesor strukturor nė tragjeditė antike, kryesisht ato Eskiliane. Pra Kori, kjo strukturė polifonike nė ndėrtim (pra me recitues, korife dhe koristė), ēmohet ta ketė prejardhjen e vet nga rituale tragjike arkaike, si ky qė ne po flasim pėr vajtimin.
Nė kėtė shtjellim, janė ende tė shumta gjinitė dhe format muzikore iso-polifonike tė cilat janė coptuar dhe kanė ngelur sit ė tilla nga rituali i vjetėr muzikor iso-polifonik, pavarėsisht tendencės sė pėrgjithshme pėr tė kėrkuar gjini muzikore iso-polifonike mė larg kėtij shtrati vajtues, iso-polifonik. Ndėr to pėrmendim: tė qarėn me ligje , kėngėt me grikė, borohiten, logatjen, logorisjen , vajtimin, dertin, ksollėn , dy dhe tre vetēen e Dukatit etj. Kėtu mund tė renditim edhe gjini relativisht tė reja si "Kabaja" me gėrnetė apo violinė, e cila nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė rikthim "modern" drejt burimit vajtues, tė lėndės muzikore popullore iso-polifonike.
Sė fundi, kjo fjalė (e qara), ėshtė pėrgjithėsuar mė pas gjatė pėrdorimit nė folklorin tonė muzikor, pėr shkak tė materialeve muzikore qė citojnė elementė tematike tė saj, si p.sh tek kabatė me saze. Sipas Eqrem Bej Vlorės: "Mos tė qafshin" ėshtė njė mallkim i rėndė, ndėrkohė qė "Mė qafsh!" pėrdoret shpesh si lutje. Tė "Qarėn" e hasim edhe si gjini muzikore popullore". "E qara" luhet me: tambura, llahutė, fyell, gėrnetė, bakllama dhe buzuk.



1. Mbi vajtimin shqiptar shiko dhe Th. S. Hjuz, "Udhėtim nė Sicili, nė Greqi dhe nė Shqipėri"; Cico, Stravre, "Vajet nė Shqipėri", gaz. "Demokratia", 1925, nr. 29-4, 29 Dhjetor, fq. 2; Munishi Rexhep, "Kėndimi i femrave tė Podgurit", Prishtinė, 1979; "Mbi vajtimet shqiptare", Prishtinė 1985; Veliu Veli, "Bue, Ekari dhe Dozoni pėr kėngėt popullore shqiptare", "Gjurmime Albanologjike", Folklor dh Etnologji, XXI-1991; Skiroi Zef, "Mili e Haidhia", Tiranė, 1994; Ēaushi Tefik, "Fjalor i estetikės", Tiranė, 1998; Sokoli Ramadan, "Gojėdhana e pėrrallėza tė botės shqiptare", Tiranė, 2000; Cobani Tonin "Princi i pėrfolur Lekė Dukagjini",Tiranė, 2003, fq. 93 etj.

2. Ernest Koliqi, "Vepra 6", Prishtinė, 2003, fq. 301.

3.PLUT., De defectu oraculorum, XVII Cituar sipas Ugolini. Luigi M, "Butrinti", Romė 2000, fq. 80-81.

4. Kėngė popullore tė Labėrisė", tek "Mbledhės tė foklorit-8", Tiranė, 1991, fq.604. Vajtimi I cituar nga fshati Vasjar, Tepelenė.

5. "Epika Legjendare", Tiranė, 1966, fq. 58.

6. Vendim i datės 25, Nėndor 2005, dhėnė nė selinė qėndrore tė Uneskos nė Paris.

7. Cabej Eqrem, "Studime gjuhėsore 1", Prishtinė, 1976, fq. 75.

8. "Kėngė popullore tė Labėrisė", Vol. 8, Tiranė, 1991, fq. 558 dhe 574.

9. Shiko dhe Dino Thanas, "Xhevat Avdalli dhe Laver Bariu", Tiranė, 2004, fq. 71.

10. Shiko "Eskili-tragjeditė", parathėnia nga Ismail Kadare, Tiranė, 1986, fq. 5.

11. "Eskili-tragjeditė", Tiranė, 1986, fq. 384-385.

12. Vasil S. TOLE, "Odiseja dhe Sirenat: grishje drejt viseve iso-polifonike tė Epirit", Uegen, 2005, fq. 24-30.

13. Homeri, "Iliada", Tiranė, 1979, fq. 447.

14. Homeri, "Odisea", Prishtinė, 2000. fq. 398-399.

15. Homeri, "Iliada", Tiranė, 1979, fq. 447.

16. Alfred Uēi, "Mitologjia, Foklori, Letėrsia", Tiranė 1982, fq. 180. Studim i cit. Pėr sa mė sipėr shiko gjithashtu dhe Fatos Arapi, "Kėngė tė moēme shqiptare", Tiranė 1986, fq. 72-93.

17. Mark Tirta, "Himara nė shekuj", Tiranė, 2005, fq. 360.

18. Lukiani, "Vepra e zgjedhur", Tiranė, 1979, fq. 227. Studim i cit.

19. "Visaret e Kombit", V. III, Tiranė, 1937, fq. 180-184.

20. Shiko dhe Mihaēeviq, Lovro "Nėpėr Shqipėri", 1883-1907, Tiranė, 2006, fq. 96.

21. Ismail Kadare, "Dantja i pashmangshėm", Tiranė, 2005, fq. 31.

22. Lukiani, "Vepra tė zgjedhura", Tiranė, 1979, fq. 227.

23. Shiko dhe Mihaēeviq, Lovro "Nėpėr Shqipėri", 1883-1907, Tiranė, 2006, fq. 49, 53.

24. "Kėngė popullore tė Labėrisė", tek "Mbledhės tė foklorit-8", Tiranė, 1991, fq. 574.

25. Koliqi Ernest, "Vepra 6", Prishtinė, 2003, fq. 587.

26. Evlija Ēelebi Sejjahatnamesi, "Shqipnija para dy shekujsh", pėrkthyer nga Sali Vuēiterni, Tiranė, 1930.

27. Term i Beniamin Krutės. Cituar nga "Tipare tė pėrbashkėta dhe dallime krahinore tė polifonisė shqiptare", "Kultura Popullore", 1-2/1992, fq. 13.

28. Kruta Beniamin, " Polifonia dyzėrėshe e Shqipėrisė Jugore", Tiranė, 1989, fq. 134-135. Studim i cit.

29. Shiko dhe Bardhosh Gaēe, "Tradita dhe risi nė poezinė popullore tė Bregdetit tė Himarės", tek "Gjurmime albanologjike", 33-34/2003-2004, Prishtinė, 2005, fq. 206-208.

30. Sipas Krutės: kėngėtarėt rrinė pranė njeri tjetrit nė njė pozicion origjinal gjysmė tė ulur duke vendosur secili gjurin e njerės kėmbė nė tokė me bėrrylin e mbėshtetur nė gjurin tjetėr dhe me shuplakėn e dorės gjysėm tė mbledhur, nė formėn e njė guacke, vendosur anash te goja dhe veshi. Shiko Kruta Beniamin, " Polifonia dyzėrėshe e Shqipėrisė Jugore", Tiranė, 1989, fq. 138-139.

31. Prof. Cabej mendon se e qara me ligje lidhet me vargjet qė numuron njė grua kur vajton njė tė vdekur nė mort.

32. Prof. Cabej mendon se logoris ėshtė fjalė e toskėrishtes jugore qė kupton vajtimin e njė tė vdekuri.

33. Me kėtė pėrcaktim e gjejmė tė pėrdorur nė Bregun e Detit dhe nė Himarė nė Jug tė Shqipėrisė.



Prof. Dr. Vasil S. TOLE
Tiranė, 2006





PUNA E REALIZUAR PER PRANIMIN E ISO-POLIFONISE SHQIPTARE SI "VLERE E TRASHEGIMISE GOJORE E NJEREZIMIT" MBROJTUR NGA UNESCO-s

Nė kuadėr tė masave pėr ruajtjen, mbrojtjen, promovimin dhe popullarizimin e Iso-polifonisė shqiptare pas shpalljes sė saj "Kryevepėr e trashėgimisė orale tė njerėzimit" tė mbrojtur nga UNESCO, si dhe nė mbėshtetje tė Aksion-Planit 2003-2008 pėr "Iso-polifoninė shqiptare, kryevepėr e trashėgimisė orale tė njerėzimit", janė pėrgatitur :

1. Hartimi dhe dėrgimi i Dosjes pranė Komisionit Ndėrkombėtar tė Trashėgimisė Shpirtėrore nė UNESCO, dosje e pėrgatitur nga eksperti Prof. Dr. Vasil S. TOLE.

2. Mė datė 25 nėntor 2006, pranimi i Iso-polifonisė shqiptare si "Kryevepėr e trashėgimisė orale tė njerėzimit", tė mbrojtur nga UNESCO shpallur nga Dr. Koichiro Macura, Drejtor i Pėgjithshėm i UNESKOS.

3. Hartimi i Udhėzimit, nr.1, dt. 09.12.2005 tė Ministrit tė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve "Pėr ruajtjen, mbrojtjen dhe promovimin e Iso-Polifonisė Shqiptare", dėrguar

QENDRES KOMBETARE TE VEPRIMTARIVE FOLKLORIKE
QARQEVE VLORE, ELBASAN,KORCE, GJIROKASTER,FIER, BERAT
17 BASHKIVE DHE 17 QENDRAVE KULTURORE
SEKSIONIT TE CIOOF-it PERMET

4. Propozim Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės pėr hartimi i njė teksti plotėsues pėr historinė dhe vlerat e iso-polifonisė shqiptare dhe pėrfshirjen e tij nė programin e shkollės sė ciklit 9-vjeēar, pėr njohjen dhe edukimin e brezit tė ri me vlerat e trashėgimisė shpirtėrore shqiptare si dhe pėr ekspozimin e vlerave tė saj nė kabinetet e tė gjitha shkollave tė kėtij cikli.

5. Propozim tė gjithė Muzeve Kombėtarė dhe lokale pėr hapjen e stendave ku tė ekspozohen tė dhėna e foto nga iso-polifonia shqiptare pėr vlerat e mėdha qė ajo ka nė trashėgiminė shpirtėrore botėrore, si njė "Kryevepėr e trashėgimisė gojore tė njėrėzimit

6. U krijua Rrjeti i Shoqatave tė Iso-Polifonisė Shqiptare, mbėshtetur Aksioni-Planit tė "ISO-POLIFONISE si kryevepėr e trashėgimisė gojore tė njerėzimit mbrojtur nga UNESKO".

7. Nė muajin janar 2006 u realizuar botimi i numrit tė parė Gazetės Iso-Polifonia, nė tė cilėn do tė pasqyrohen tė gjitha veprimtaritė kulturore e shkencore nė dobi tė iso-polifonisė. Deri tani janė realizuar 4 numra tė kėsaj gazete.

8. Zhvillimin ēdo vit nė qytetin e Vlorės tė Festivalit Folklorik Tipologjik Kombėtar tė Iso-Polifonisė.

9. Mbėshtetje e projekteve qė organizojnė shoqata, Qendra kulturore apo individė tė ndryshėm nė dobi tė iso-polifonisė, si psh:

a). Festivali i Veglave Popullore qė organizohet nė qytetin muze tė Gjirokastrės ēdo vit.
b) Festivali Folklorik Ndėrkombėtar "Bylisfonia" qė organizohet nė Parkun Arkeologjik tė Bylisit.

Prof. Dr. Vasil S. TOLE

Veshja